-
-
-
Meta: Rekord i zi! Intelektualët largohen nga vendi, referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë
Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se largimi i personave me aftësi të larta për punë dhe i intelektualëve nga Shqipëria, është një tjetër rekord i zi.
5 Janar 2021, 11:09 -
Rindërtimi në Kurbin/ 180 familje në mars me shtëpi të re! Cara: Paralelisht me pallatet po ndërtohen dhe shkollat e reja (VIDEO)
Procesi i ndërtimit të apartamenteve të reja po ecën me ritme të shpejta në Laç, ku brenda marsit pritet të përfundojnë 180 apartamenteve. Kryebashkiakja Majlinda Cara jep detaje për planin e rindërtimit në gjithë bashkinë, ku nga tërmeti i dëmtuan me qindra shtëpi, shkolla dhe spitali.
4 Janar 2021, 19:10 -
Vaksinimi anti-COVID, ngrihet qendra e parë tek ‘Air Albania’, Manastirliu: Do vaksinohen 60 qytetarë në orë! Rama: Mund të fillojmë edhe më shpejt se parashikimi (VIDEO)
Qendra e parë e vaksinimit anti-COVID në stadiumin “Air Albania” është thuajse gati. Gjatë një vizite të kryeministrit Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu gjatë ditës së sotme, kjo e fundit u shpreh se në këtë qendër parashikohet vaksinimi i 60 qytetarëve në orë. Gjithashtu ajo u shpreh se do të vijojë dhe hapja e qendrave të vaksinimit në Vlorë dhe në Shkodër e më pas në qytete të tjera.
4 Janar 2021, 16:51 -
Iu bllokua merkato nga FIFA për çështjen ‘Çinari’, Partizani fiton gjyqin në CAS , ‘dritë jeshile’ të kuqve për transferimet
Skuadra e KF Partizanit do të vijojë merkaton e janarit. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzoi vendimin e FIFA-s e cila ja kishte bllokuar merkaton ekipit të kuq për çështjen e lojtarit Eraldo Çinari. Është vetë klubi i Partizanit i cili përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën me dije vendimin paraprak të CAS.
4 Janar 2021, 15:38 -
-
Zyrtari i LDK-së Gecaj ironizon fjalët kontradiktore të Vjosa Osmanit: Ti ke thënë nëse nuk do të jem me LDK-në dal nga politika
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ia ka kujtuar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani deklaratën kur ajo thoshte se nuk do të vazhdonte të qëndronte në politikë nëse nuk do të ishte më pjesë e LDK-së.
4 Janar 2021, 13:12 -
-
Mjeku Erion Dasho thirrje Ramës për vaksinën anti-COVID: Kërko ndihmë logjistike dhe financiare nga institucionet e BE-së, ose ky do të jetë një dështim spektakolar
Mjeku Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të kërkojë ndihmë logjistike dhe financiare nga institucionet evropianë për të administruar vaksinën anti-COVID që do të vijë në vend.
4 Janar 2021, 11:37 -
COVID-19 në Britani/ Nis vaksinimi me AstraZeneca, mbi 500 mijë doza në dispozicion të qytetarëve
Ditën e sotme do të nis vaksinimi i qytetarëve në Britaninë e Madhe me vaksinën anti-COVID, Oxford-AstraZeneca. Më shumë se 500 mijë doza do të jenë në dispozicion të qytetarëve, duke synuar kështu Britania një vaksinim më të shpejtë dhe më masiv të popullsisë.
4 Janar 2021, 08:28 -
Mjeku Tritan Kalo uron shqiptarët: Qoftë me këmbë të mbarë ky vit, së bashku do t'ja dalim përballë koronavirusit
Në këtë fillim të Vitit të Ri 2021, mjeku i njohur Tritan Kalo ka një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë situatë të vështirë në përballjen me COVID-19. Duke i përmendur dhe njëherë masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit, ai kërkon kujdes maksimal nga qytetarët me virusin dhe shprehet optimist se të gjithë bashkë do ja dalin për ta mposhtur.
3 Janar 2021, 22:48 -
-
Shqipëria e 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi! 50% e fermave gjenerojnë deri në 500 euro për person në vit
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, vetëm 25% e fermave gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura në vit nga aktivitetet bujqësore më 2018.
3 Janar 2021, 09:27 -
-
Mjekja meksikane shtrohet në spital pasi bëri vaksinën anti-COVID
Një mjeke është shtruar në spital në Meksikë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID. Autoritetet meksikane thanë se po studiojnë rastin mjekes e cila është 32-vjeça dhe u shtrua në spital pasi mori vaksinën Pfizer-BioNTech
2 Janar 2021, 21:15 -
Sigurimi i vaksinës anti-covid, qytetarët: Na dha shpresë, do ta bëjmë
Sigurimi i vaksinës anti-covid është një lajm shpresëdhënës për qytetarët shqiptarë. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se kjo është nisja më e mirë për 2021 ndërsa thonë se janë të gatshëm për ta bërë vaksinën sapo të mbërrijë në Shqipëri.
2 Janar 2021, 13:14 -
COVID-19/ Izraeli vendi i parë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit! 9.95 mln qytetarë janë vaksinuar deri tani në të gjithë botën
Izraeli ka vaksinuar më shumë se një milion persona kundër COVID-19 , duke u bërë kështu vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë. Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.
2 Janar 2021, 12:20 -
-
Francë: Më shumë se 2,500 persona thyejnë kufizimet, organizojnë festë për ndërrimin e viteve
Rreth 2500 persona morën pjesë në një festë të paligjshme të Vitit të Ri në Francën veriperëndimore, duke u përplasur me dhunë me policinë e cila nuk arriti ta ndalonte atë dhe duke shkaktuar shqetësim se ngjarja mund të përhapte më shumë koronavirusin.
2 Janar 2021, 10:06 -
Vendimet që hynë në fuqi në 2021, Braçe: Zero tatim-fitimi për xhiro deri në 14 mln lekë, rritet paga minimale dhe pagat për mësuesit e mjekët
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Brace shkruan se gjatë janarit 2021 hyjnë në fuqi shumë vendime të rëndësisihem ekonomike për shqiptarët.
2 Janar 2021, 10:04
