-
Shifra të frikshme/ Sot 12 humbje jete nga COVID-i dhe 616 raste të reja! 16 pacientë të shtruar në gjendje të rëndë
Kjo e marrë ka sjellë një rritje të frikshme të numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, gjatë 24 orwt të fundit. 12 persona kanë humbur sot betejën me këtë virus, një shifër kjo shumë e lartë që nuk ishte regjistruar prej ditësh. Ndërkohë mbeten në nivele të larta edhe numri i të infektuarve, ku sot si rezultat i 3713 testimeve, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.
19 Tetor 2021, 16:41 -
Dita e dytë në Universitet, Korça dhe Elbasani ‘nuk zënë mënd’ lejojnë edhe të pavaksinuarit në auditorë, studentët: Nuk bëjnë diferencime për shkak të vaksinës
Studentë me maska, disa të tjerë pa, ndërsa kishte edhe nga ata që në duar kishin pasaportën e vaksinimit, si të vetmen mundësi për të hyrë në auditorë, ndërsa krejt ndryshe duket situata në Universitetin e Korçës dhe të Elbasanit ku sërish është shkelur urdhri.
19 Tetor 2021, 12:50 -
PD propozon 'Kushtetutë të re': Vetting për politikanët, rikthen koalicionet parazgjedhore, shfuqizon ndryshimet e korrikut 2020 dhe 'ringjallen' komunat
Me synimin për të zhbërë ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, me propozime të cilat zhbëjnë reformën territoriale dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re propozimet e Partisë Demokratike, me firmën në fund të Lulzim Bashës janë gati për t'u dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.
19 Tetor 2021, 10:03 -
Humbje e Kurtit, politologu në Report Tv: E papritur dhe e paralajmëruar njëkohësisht! Ka mbushur administratën me militantë, s'ka mbajtur premtimet
Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.
18 Tetor 2021, 22:54 -
Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë
100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.
18 Tetor 2021, 21:45 -
Konkurrueshmëria në Shqipëri, OECD: Ka përparim në 10 fusha, duhet më shumë punë për luftimin e korrupsionit nga zyrtarët e lartë
Shqipëria ka përparuar në tregti, arsim, energji, investime dhe punësim, por është ende pas në menaxhimin e ujërave të zeza apo në luftën ndaj korrupsionit. Në një raport të fundit të OECD thuhet se duhet të intensifikohet më shumë lufta ndaj korrupsionit tek zyrtarët e lartë.
18 Tetor 2021, 21:14 -
-
Sot në vend 217 qytetarë pozitivë me COVID dhe 9 humbje jete, 24 pacientë në gjendje të rëndë
Shqipëria vijon të mbetet në shifra të larta të infektimeve nga COVID, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 217 qytetarë, ndërkohë 9 të tjerë kanë humbur jetën. 143 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë, për t’u ndjekur nga Fieri dhe Durrësit. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2522 testimeve.
18 Tetor 2021, 18:19 -
'Pa Gjurmë' gjen pas 27 vitesh në Itali Bukurie Dervishi, shpërthen në lot e bija në studion e Report Tv: Nuk e njoha zërin dhe imazhin e saj
‘Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pas 27 vitesh në Sicili të Italisë Bukurie Dervishin. Shfaqet imazhi dhe biseda telefonike, e bija shpërthen në lot.
18 Tetor 2021, 18:01 -
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Osmani: Strukturat ilegale të Serbisë cenuan garën në komunat e banuara me serbë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se gara për kryetar në komunat me shumicë serbe në Kosovë u ndikua nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë. Ajo ka thënë se këto struktura kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.
18 Tetor 2021, 16:03 -
Ekzekutimi i ish anëtarit të bandës së Aldo Bares, u rrëmbye në Lushnjë dhe u vra në Peqin me 4 plumba, 3 në shpinë dhe një në kokë
Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, është ekzekutuar me 4 plumba nga pas, tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku është rrëmbyer në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë. Në rrëmbimit të tij janë përfshirë më shumë se 3 persona, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.
18 Tetor 2021, 14:00 -
-
Çeki, pikëpyetje rreth shëndetit të presidentit
Kur Vaclav Havel pothuajse humbi jetën nga një problem me zorrët ndërsa shërbente si president në vitin 1998, mjekët jepnin informacione të përditshme mbi gjendjen e tij shëndetësore. Pothuajse një çerek shekulli më vonë, presidenti aktual i Çekisë u shtrua sërish në spital, por publikut nuk i është thënë ende asgjë rreth arsyeve se pse.
16 Tetor 2021, 21:59 -
Harta e re gjyqësore, KLGJ konsultohet me Ministrinë e Drejtësisë, priten diskutime me KLP, 'Financat' dhe grupet e interesit
Pas propozimit të një harte të re gjyqësore, ku kërkohet që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë, duket se puna vijon në këtë drejtim. KLGJ vijon konsultimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe pritet që shumë shpejt të nisë bisedimet me institucione si KLP, Ministrinë e Financave apo edhe grupet e tjera të interesit.
16 Tetor 2021, 18:33 -
10 qytetarë humbin betejën me COVID, viktima më e re 21 vjeç! Sot 441 raste të reja
Një 21-vjeçar është viktima më e re që nuk ia doli të triumftonte në betejën me COVID-19. Ai ishte i shtruar prej 2 ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, ku fatkeqëisht ka ndërruar jetë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 9 persona të tjerë, një shifër e lartë që nuk ishte regjistruar në vend prej disa ditësh.
15 Tetor 2021, 17:18 -
Një person i panjohur në Tiranë, bën ‘kërdinë’ në një exchange, vjedh 40 mijë euro me anë të një skeme mashtrimi! ’Pa Gjurmë’ shfaq imazhin, në kërkim të burrit me kapele dhe syze
40 mijë euro është shuma e parave, që një person i vetëm, i cili dyshohet se është një shtetas i huaj ka vjedhur me anë të një skeme mashtrimi, në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë.
15 Tetor 2021, 16:46 -
Zgjatja e afateve të vettingut, PS depoziton propozimin për ndryshimin e Kushtetutës: Të shtyhet 2 vite e gjysmë mandati i KPK
Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. PS propozon shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
15 Tetor 2021, 12:09 -
Propozimi për hartën e re gjyqësore, KLGJ pritet të nisë në fillim të nëntorit konsultimin publik! Objektiv, miratimi brenda janarit të 2022
Pas konsultimit me Ministrinë e Drejtësisë, pritet që në fillim të muajit nëntor, KLGJ të nisë konsultimin publik. Harta e prezantuar do të jetë fillimisht një draft dhe më pas finalja do të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë që ka 11 anëtarë. Objektivi i KLGJ është që brenda janarit të 2022, të miratojë hartë e re gjyqësore
15 Tetor 2021, 11:42 -
Berisha mungon në Kuvend, Beqiri në ‘Repolitix’: Po zbaton vendimin e SHBA! Roshi: Po thotë se s’më duhet mandati! Elezi: Ai shpëton PD nga vdekja
Në dy seanca parlamentare rresht, ish kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend dhe kjo për avokatin Idajet Beqiri është një tregues se ai po e zbaton vendimin e SHBA-së. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka thënë troç se nuk e duan Berishën në Kuvend, tashmë i shpallur ‘Non Grata’si një person që ka minuar demokracinë, e për avokatin Berisha e ka pranuar.
14 Tetor 2021, 22:42 -
Takimi Blinken-Borrel: SHBA mbështet integrimin e Ballkanit, të ecet para me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Blinken vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të bërë përpara me hapjen e negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
14 Tetor 2021, 22:32 -
Harta e re 'shkrin' 10 gjykata, vetëm 1 apel në Tiranë! Avokatët e Sarandës: Padrejtësi, qeveria mos ta miratojë
Pas avokatëve të Korçës e Lezhës, shkrirjen e gjykatës së faktit e kundërshtojnë edhe avokatët e Sarandës. Në draftin e siguruar nga Report Tv rezulton se një ndër 10 gjykatat që do të shkrihet është edhe ajo e qytetit bregdetar.
14 Tetor 2021, 18:55