-
-
Vettingu politikanëve, deputetja e PD-së në ‘Pa Protokoll’: Rama frikësohet nga propozimet tona! S'bëhet fjalë për pengmarrje politike të Bashës! Shabani: Konsum politik
Nëse vettingu i politikanëve nuk votohet në Kuvend, tregon frikën e kryeministrit Edi Rama dhe socialistëve të tjerë. Kështu ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv. Ndërkohë, për pedagogun Endri Shabani, vettingu politikanëve është konsum politik.
22 Tetor 2021, 22:31 -
Shqipëria po bëhet gati për vaksinimin e mbi 12-vjeçarëve, del studimi i Pfizer: Vaksina e efektshme mbi 90% te fëmijët
Vaksina me dozë më të ulët për fëmijë për COVID-19 e kompanisë Pfizer duket e sigurt dhe gati 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas detajeve të një studimi të publikuar të premten, ndërsa SHBA po shqyrton fillimin e vaksinimeve për këtë grupmoshë.
22 Tetor 2021, 22:07 -
Kosovë/ Certifikohen 180 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë
Forcës së Sigurisë së Kosovës të premten i është bashkuar edhe një gjeneratë e rekrutëve të rinj. 180 pjesëtarë të rinj të kësaj force, nga të cilët 12 femra u rreshtuan në kazermat e ushtrisë në ceremoninë e certifikimit të tyre.
22 Tetor 2021, 20:46 -
Regjistrohen 594 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi në vend! 140 pacientë marrin trajtim në spitalet COVID
Nga 3182 testime, në vendin tonë, kanë rezultuar me COVID, 594 qytetarë në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 8 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin. Sakaq, janë shëruar 304 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 171.034.
22 Tetor 2021, 16:52 -
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Marrëdhëniet me Rusinë në pikën e tyre më të ulët
Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg tha të enjten se marrëdhëniet mes aleancës dhe Rusisë, ndodhen në pikën e tyre më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Stoltenburg i bëri komentet ndërsa ministrat e Mbrojtjes të NATO-s nisën takimet dy-ditore në Bruksel.
22 Tetor 2021, 07:24 -
Senatori demokrat bllokon axhendën e Presidentit të SHBA, Joe Biden për klimën
Senatori Joe Manchin, demokrat, i cili përfaqëson shtetin e Virxhinias Perëndimore, ka thënë se nuk do të mbështesë dispozitat më të rëndësishme për energjinë e pastër në paketën e administratës së Presidentit Biden për infrastrukturën dhe të shpenzimet sociale.
21 Tetor 2021, 21:26 -
-
Ministrat e NATO-s diskutojnë për rrezikun nga Rusia, Afganistanin dhe modernizimin e ushtrisë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ndodhet në Bruksel për një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO -s të enjten dhe të premten për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë në Afganistan, tensionet me Rusinë dhe politikat për teknologjinë.
21 Tetor 2021, 18:07 -
Pas tensioneve të djeshme, nis shembja e Cirkut të Tiranës, artistët shfaqje në shenjë proteste te Ministria e Kulturës
Në shenjë proteste për shembjen e Cirkut të Tiranës artistët kanë performuar para Ministrisë së Kulturës. Ata kërkojnë një përgjigje se ku do të ushtrojnë profesionin e tyre.
21 Tetor 2021, 15:56 -
Deputetët e majtë gjermanë në Tiranë: Shqipëria dhe Bashkimi Europian duhet të mbajnë brenda Krishtlindjeve Konferencën e parë Ndërqeveritare
Teksa në Gjermani pritet që shumë shpejt të ketë një qeveri të re me socialdemokratët që fituan zgjedhjet e kaluara parlamentare, PSD atje premton më shumë mbështetje për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian
21 Tetor 2021, 13:10 -
Vetingu i politikanëve, Alfred Rushaj i PD gazetarëve: Kemi zgjedhur të njëjtin standard si atë të magjistratëve, nëse ju shqetësojnë 'të drejtat e njeriut' flisnit që atëherë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj në një komunikim për mediat nga selia blu, i pyetur nga gazetarët nëse i shkel të drejtat e njeriut drafti për vettingun e politikanëve tha se është përdoru i njëjti standard si në vettingun e magjistratëve, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe nuk ka asnjë arsye politikanët të përdorim një standard tjetër.
21 Tetor 2021, 12:45 -
Ngritën një komision hetimor për '25 prillin' por PS-PD nuk bien dakord për datën e mbledhjes! Nënkryetari Gogu: Na ofenduan por ne do jemi sërish nesër këtu
Serish përplasje për mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Janë përplasur sërish Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pasi sot në mbledhje kanë munguar të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike,
21 Tetor 2021, 12:28 -
‘Pa Gjurmë’ realizon takimin e shumëpritur të Ifete Sherifit me të birin, pas 37-vitesh ajo nuk mundi ta njohë
E pazakontë ishte historia e zonjës, që humbi kujtesën që prej vitit 2014, pasi u gjet në rrugë me goditje të rënda në kokë, së cilës pak kohë më parë ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjeti familjen. Ifete Sherifi, që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan, prej 7 vitesh ishte konsideruar e vdekur nga familjarët, të cilët u befasuan kur panë tek shfaqej në Report Tv. Emocioneve të përcjella në studio puntatën e 23 shtatorit, iu shtuan edhe ato që ’Pa Gjurmë’ përcolli këtë të mërkurë nga takimi i nënës me djalin e saj Arian Çikon. Stafi udhëtoi drejt qytetit të Poliçanit, ku jeton 63-vjeçarja duke përcjellë të tjera emocione të forta.
20 Tetor 2021, 17:02 -
Ballkani Perëndimor, SHBA-BE me deklaratë të përbashkët: Të mos ketë më asnjë vonesë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
SHBA dhe Bashkimi Europian kanë një apel për Këshillin Europian: Të hapen pa asnjë vonesë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata e përbashkët është bërë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas takimit të midis Sekretarit Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për politikë të jashtme Borrell.
20 Tetor 2021, 13:57 -
Propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Rama: Jam i hapur për diskutime drejtpërdrejt, duam t'i japim një shans të plotë dialogut
Kryeministri Edi Rama thotë se është i hapur për të diskutuar me opozitën për 3 ndryshimet e kushtetuese të cilat ka propozuar një ditë më parë Partia Demokratike, ku është fokusuar për vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore
20 Tetor 2021, 09:47 -
Progres-raporti i KE/ Rama: I vetmi udhërrëfyes për ne, gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm! Bllokimet nga vendet e BE, për politikë! Soreca: Duhet përparim në çështjen e vettingut dhe lirinë e fjalës
Dukej si një 'Deja Vu' konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë nga Kryeministria në Tiranë. Për të disatin raport progresi radhazi Komisioni Europian thotë thuajse të njëjtat fjalë për Shqipërinë duke konkluduar se duhen hapur sa më parë negociatat me Shqipërinë por problemet e brendshme të vendeve anëtare e pengojnë këtë.
20 Tetor 2021, 07:47 -
Edhe në pandemi, shqiptarët i rritën shpenzimet për veshje e këpucë, të vetmit në Europë
Ndonëse 2020-a ishte një vit pandemik dhe për disa muaj vendi ishte pothuajse tërësisht i mbyllur e më pas shumë punuan online, sërish shpenzimet për veshje dhe këpucë u rritën, duke shënuar një rast unikal në Europë, teksa të gjithë shtetet e tjera rezultojnë se kanë blerë më pak veshje, ose në raport të njëjta me vitin e mëparshëm.
19 Tetor 2021, 23:35 -
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, strategji për përzierje të vaksinave për më shumë efikasitet
Enti rregullator federal i ilaçeve në SHBA pritet të shpallë të mërkurën të ashtuquajturën strategji e "kombinimit të doza të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën" pasi të japë zyrtarisht autorizimin për dozat përforcuese të vaksinës së Modernës, që merret me dy të tilla dhe Johnson & Johnson-it, që merren me një dozë të vetme.
19 Tetor 2021, 19:36 -
Studentët e pavaksinuar, Ministria e Arsimit fushatë ndërgjegjësimi në universitete: Duhet që secili të bëjë detyrën e tij, mësimi online ishte shumë i vështirë
Për të ndërgjegjësuar studentët, Ministrja e Arsimit, Ecis Kushi ka zhvilluar takime në Universitete. Ajo u ndal sot në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku ka përsëritur apelin para studentëve për t’u vaksinuar dhe rëndësinë e këtij procesi për mbarëvajtjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.
19 Tetor 2021, 18:28 -
Fëmijët braktisin nënën në rrugët e Beratit! Ermini Marini në ’Pa Gjurmë: Më quajnë fajtore pse nuk kanë atësi
Babai i braktisi dhe u kyçi derën dy fëmijëve të mitur, duke i lënë vetëm në shtëpi. Ata nuk e njohën kurrë të atin, por as ai nuk ua dha atësinë. Sot, që kanë kaluar afro 20 vite nga kjo histori djali dhe vajza fajëson nënën e tyre për pasojat që solli ndarja e prindërve. E trishtuar dhe e vetmuar, nëna e tyre Ermini Marini nga Berati rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pasi prej një viti nuk i sheh me sy fëmijët e saj, djalin 22 dhe vajzën 21-vjeçare. Që prej gushtit të këtij viti ajo ka humbur çdo kontakt.
19 Tetor 2021, 18:11