-
Ekskluzive/ Armë moderne amerikane edhe 40 granata, zbulohet se çfarë u vodh në bazën e Pashalimanit
Zbardhet dinamika e plotë e vjedhjes së armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë mesnatën e së enjtes. Report Tv ka siguruar dosjen e plotë. Të arrestuar janë 2 rojë dhe 2 përgjegjës. Autorët kanë shkallmuar zgarrën duke u futur nga dritarja në depo, ndërsa në momentin e largimit u ka rënë një armë dhe disa fishekë. Natën që është kryer vjedhja, roja ka braktisur shërbimin, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të shiut dhe erës së fortë. Ndërkohë që përgjegjësit akuzon se nuk kontrolluan rojet gjatë shërbimit dhe hartimin e procesverbalit pa qenë prezent. Katër të arrestuarit nesër do të dalin para gjykatës.
12 Janar 2019, 20:05 -
Protesta e studentëve/ Universiteti i Tiranës, Policisë së Shtetit: Prezenca juaj është e domosdoshme (Dokumenti)
Universiteti i Tiranës i ka kërkuar Policisë së Shtetit përmes një shkrese që të jetë medoemos prezente në ambientet e fakulteteve, për ata studentë që kanë filluar mësimin normalisht, pasi situata sipas saj paraqitet e rënduar nga studentët protestues.
11 Janar 2019, 11:30 -
Djali i filantropit amerikan Soros viziton Bunk’Art: Ndër muzetë më magjepsës që kam qenë, duhet ta shihni
Alexander Soros i biri i filantropit të njohur amerikan George Soros ka qenë nga ndër vizitorët e muzeut Bunk'Art 1, në disa foto të publikuara në rrjetet sociale ai ndan eksperiencën e tij në ish-bunkerin antiatomik të kohës së regjimit komunist.
10 Janar 2019, 19:48 -
Të ekzekutuar në masakrat e Elbasanit, zbardhet konflikti për drogën Alibej-Bedalli në Itali (Përgjimet)
Report TV zbardh dosjen e plotë italiane për përgjimet ndaj Endrit Alibejt dhe Eno Bedallit, të dy të vrarë në Elbasan në periudha të ndryshme. Nga këto përgjime është zbuluar konflikti mes Alibejt dhe Bedallit për një borxh prej 7 mijë euro. Alibej e kërcënon Eno Bedallin për të bërë pagesën për drogën e shitur
10 Janar 2019, 16:22 -
Ekskluzive-Masakra në Elbasan/ Zbulohet e kaluara kriminale në Itali e Alibejt, përdorte 5 emra dhe 2 nofka
Report Tv zbardhi dosjen italiane prej 237 faqesh për Endrit Alibejn, i vrarë në Elbasan në fund të vitit të kaluar me xhaxhanë dhe një turk. Alibej gjatë aktivitetit kriminal në Itali ka përdorur 5 emra dhe 2 nofka. Ai renditet i nënti në listën e të proceduarve, ndërsa i vëllai Endrit Alibej, i 10-ti. Sipas policisë italiane dy vëllezërit drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Artan Hoxha hodhi më shumë dritë mbi pistat ku po hetohet, ndërsa gazetari i Report Tv, Driçim Caka u shpreh se mbrëmjen e 29 dhjetorit policia shkoi me vonesë në vendin e ngjarjes duke u justifikuar me trafikun.
9 Janar 2019, 20:29 -
Probleme me pasurinë/ Kryetari i Gjykatës së Kurbinit në 'sitën' e Vettingut, rrezikon shkarkimin
Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Alfred Gjonit përbëhet nga: Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Vendimi për gjyqtarin do të jepen në datë 14 janar në orën 12:00.
9 Janar 2019, 10:47 -
Lajmi i rremë për tarifat, Rama publikon njoftimin e saktë për studentët: Kërkoni ekzaktësisht këtë
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar njoftimin e saktë se ku duhet të bazohen studentët dhe atë që duhet të kërkojnë në cdo universitet në lidhje me tarifat pas qarkullimit të një lajmi të rremë paraditen e sotme. Procesi i mbledhjes së dokumenteve për studentët që përfitojnë ulje të tarifës nis nesër, ndërsa për ata që përfitojnë bursë në datë 10 janar.
8 Janar 2019, 15:18 -
-
-
-
-
Zbardhet vendimi që ndëshkon 'xhamat e zinj' në rrugë, gjobat 5-20 mijë lekë, ndëshkohen edhe të 'fortët'
Masat për ndalimin e automjeteve me xhama të zinj hyjnë në fuqi nga data 7 janar 2019. Të vetmet makina të cilat konsiderohen të rregullta nga Drejtoria e Transportit Rrugor janë ato që kanë me prodhim original xhamat e pasëm të pasagjerit dhe të automjetit, por jo ato që i kanë të modifikuar.
6 Janar 2019, 12:50 -
Hysen Haxhiaj: Si u ekzekutua me varje Tarti, qeni i të burgosurve në Revoltën e Spaçit
Ish-i burgosuri politik rrëfen një histori reale në kufijtë e të pabesueshmes. Atë të ekzekutimit me varje të qenit të të burgosurve të Spaçit, me emrin Tarti, gjatë revoltës së burgut në vitin 1973.
6 Janar 2019, 08:13 -
Çudit prokurori i Tiranës: ‘Fala’ trafikantin 47-vjeçar se ishte i ri
Vettingu nxjerr ‘të palarat’ e drejtësisë, ja si i shpëtojnë prokurorët trafikantët e qenieve njerëzore. KPK shkarkoi prokurorin Shpëtim Kurti, kolegu i tij kërkoi minimumin e dënimit ndaj një trafikanti pasi bazohej edhe në moshën e re e të akuzuarve, në një kohë kur katër prej të akuzuarve ishin midis 38-47 vjeç, dhe vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeç.
6 Janar 2019, 07:37 -
-
Temperaturat nën zero, Bashkia e Tiranës sistemon të moshuarin në qendrën e re sociale
Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.
5 Janar 2019, 10:39 -
Rreth 58 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, ja kush janë arsyet
Prej vitit 2010 numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Në vitin 2010 sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.
5 Janar 2019, 08:12 -
-
Dy tërmete lëkundin jugun e vendit, dëmtohen 5 banesa në Vlorë, nuk ka të lënduar (FOTO+VIDEO)
Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.8 dhe 4 ballë me epiqendër në Borsh të Himarës dhe detin Jon, ka lëkundur disa qytete të jugut të vendit. Mësohet se lëkundjet kanë zgjatur deri në tre sekonda. Emergjencat Civile bëjnë të ditur se janë dëmtuar pesë ndërtesa në fshatin Kuç të Vlorës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
4 Janar 2019, 20:42 -
Veliaj nderon me çmimin 'Mirënjohja e Qytetit' kunatin e deputetit të PD Halim Kosova (FOTO)
Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar fotot e ceremonisë së vlerësimit për eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj, i cili një vit më parë u nda nga jeta duke lënë një mungesë të pashlyeshme për alpinizmin shqiptar.
4 Janar 2019, 19:27 -
‘Oxhaku kozmik’/ Rama ironizon mediat: Kazan! Nuk është shtëpia ime, por atelieja e mikut tim
Kreu i qeverisë publikon titujt e publikuar në disa media ku aludohet mbi vlerën e një oxhaku në ambientin ku shfaqet. Rama shprehet se ai nuk është oxhaku i tij, por atelieja e mikut të tij qeramist
4 Janar 2019, 13:54