-
Aktorët protagonistë infektohen me COVID, Teatri Kombëtar njofton anulimin e tre shfaqjeve
Teatri Kombëtar ka njoftuar anulimin e tre shfaqjeve. Bëhet fjalë për shfaqjet “Ferma e Kafshëve”, shfaqjes së Teatrit “Skampa”, “Një Madam nga Argjentina”, autorët protagonistë të së cilave kanë rezultuar të infektuar si dhe shfaqja “Edmond”, si pasojë e aksidentimit të aktorit Lulzim Zeqja.
11 Nëntor 2021, 14:47 -
-
Me shpejtësi në motor e semafor të kuq, Gaz Paja përplaset me makinën tek ish-Parku në Tiranë! PAMJET i shtrirë në rrugë
Një tjetër aksident në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, këtë radhë ka protagonist aktorin e humorit, Gazment Paja. Aktori udhëtonte me një motor në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”, pranë ish-parkut të Autobusëve, kur është përplasur me një makinë.
11 Nëntor 2021, 11:53 -
'Ëndrrat që mbartim', ekspozitë me fotografitë e Renuar Locaj
-Ekspozita vjen si rrëfim i një realiteti të dhimbshëm që Renuar Locaj përçon me fotografitë e tij. Fotografi të cilat flasin më shumë sesa deklaratat, synimet dhe parimet mbi drejtësinë, paqen apo solidaritetin nga përfaqësuesit ndërkombëtarë
10 Nëntor 2021, 22:46 -
Përplasja/ Berisha: Dorëzova 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, do rikthehem si kryeministër! Bardhi: Po luan blofin, s'ke mbledhur 1/4 e firmave
Duke artikuluar për herë të parë ambicien për rikthim si kryeministër, ish-lideri demokrat Sali Berisha tha se dorëzoi në Këshillin kombëtar të PD, 4200 firma për të thirrur Kuvendin Demokrat. Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi la të kuptohet se nuk do ta mbledhë Kuvendin, duke e akuzuar Berishën për shkelje të rënda të statutit. Sipas tij, ish-lideri demokrat luajti blofin, pasi nuk ka mbledhur as 1800 firma, që është minimumi që kërkohet.
10 Nëntor 2021, 19:20 -
COVID-19/ Identifikohen 12 raste me variantin delta plus në Kosovë! Sot 14 infeksione të reja dhe asnjë viktimë
12 persona kanë rezultuar pozitivë me variantin delta plus në Kosovë. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se rastet me delta plus u identifikuan pas 70 monstrave pozitive me virus që u dërguan për analizë më të specializuar në Gjermani.
10 Nëntor 2021, 17:16 -
-
Ka shpresë për shpëtimin e Valbonës! Pas 4 muajsh më në fund zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit! Report Tv e denoncoi skandalin
Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report Tv për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës prezullohet betonizimi dhe shkatërrimi. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem nga kompanitë “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt, i cili duhet nënvizuar se është një nga oligarkët që Lulzim Basha ka “harruar” ta përmendë në denoncimin politik që ka bërë në Kuvend.
10 Nëntor 2021, 11:29 -
Rutte në Tiranë: Koha të jemi të drejtë me ju, të mbahet konferenca ndërqeveritare me BE! Rama: S'mund të ketë vetëm po ose jo nga BE por ndihmë konkrete (VIDEO)
Holanda, një nga vendet më skeptike për integrimin e Shqipërisë deri pak kohë më parë, sot nga Tirana ka bërë të qartë se vendi ka bërë progresin e duhur për të hapur negociatat dhe mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare para dhjetorit .Në takim iu dha mbështetje edhe nismës ‘Ballkani i Hapur’, ku kryeministri holandez Rutte tha se kjo nisëm ka shumë element pozitiv brenda duke nisur që krijimi i një tregu të përbashkët dhe krijimin e stabiliteti në rajon përmes bashkëpunimit më të ngushtë të vendeve.
10 Nëntor 2021, 07:52 -
-
-
Rama publikon fotot: Nis puna për Hekurudhën e re Tiranë - Durrës me largimin e shinave të vjetra
Prej pak ditësh ka nisur puna për ndërtimin e Hekurudhës së re Tiranë-Durrës, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet. Puna ka nisur me largimin e shinave të vjetra.
9 Nëntor 2021, 17:09 -
-
Mbledhja sekrete/ Bosët e qumështit pranojnë përzierjen me pluhur, në etiketë e paraqesin si natyral! 'Ekonomia' fshehu konsultimin e mbuloi mashtruesit
Pronarët e fabrikave të qumështit pranuan përzierjen me qumështin pluhur në një mbledhje që u mbajt sekret në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti Erion Braçe denoncoi se tregtarët mashtrojnë me etiketën duke e paraqitur produktin si 100 % natyral dhe rrjepin shtetin me TVSH. Dyshime për falsifikime dhe zhdukje dokumentesh. Çështja e qumështit pluhur doli në pah gjatë lobimit të pronarëve për të hequr taksën 100 lekë/kg. Mbi 1 mijë ton qumësht pluhur futet çdo vit në Shqipëri.
9 Nëntor 2021, 09:03 -
-
Berisha i akuzoi se pinë kafe 250 euro në Itali? Gjekmarkaj në 'Kontrast' tregon qëllimin e vizitës: Ja sa ka kushtuar në të vërtetë fatura! Berisha të mbante fjalën, të mos e përfshinte PD në betejën me SHBA
apritur dhe pa kuptuar, Agron Gjekarkmarkaj u bë “tabela e qitjes” së Sali Berishës që inatin me Lulzim Bashën, ua shfryu edhe demokratëve të tjerë në partinë e themeluar prej tij. Kjo për Gjekmarkaj është tregues shumë herë më i madh, se si lufta brenda llojit, është shumë herë me e keqe se ajo e specieve të ngjashme, e ndërsa ka treguar edhe të vërtetën e kafes që për Sali Berishën, kushtoi 250 euro.
8 Nëntor 2021, 18:10 -
Rama: PD një zog dykrenar, por jo një shqiponjë! Akademitë e Barinjve janë në gjithë botën! Basha flet për aleanca të fshehta kundër Vettingut në politikë: Shoh si shkelet syri ekraneve
Me 74 vota pro dhe 49 kundër, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi aktin normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2021, një nga pikat e të cilit, dalja nëtregjet ndërkombëtare, për marrjen e një eurobondi prej 700 milionë eurosh
8 Nëntor 2021, 17:32 -
-
114 kg kanabis drejt Greqisë, 4 në pranga, mes tyre dhe avokati i dënuar më parë! Droga fshihej në sediljet e pasme të mjetit, rolet e anëtarëve të grupit
114 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës si dhe u vunë në pranga 4 persona, mes të cilëve dhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge. Droga fshihej në sediljet e pasme të makinës, ndërsa grupi i trafikantëve kishin detyra të ndara në trafikun e kanabisit në Greqi.
7 Nëntor 2021, 07:56 -
Valë 'agresive' e COVID-19 në Greqi! Policët 'pushtojnë' qytetet, i gjen në çdo derë lokali dhe restoranti, brenda vetëm të vaksinuarit
Teksa Greqia po përjeton një valë të re të COVID-19 dhe në fuqi tashmë kanë hyrqë masat e reja, qytetarët as nuk e menduan të dilnin nga shtëpia pa pasaportën e vaksinimit, një kusht për të vazhduar përditshmërinë.
7 Nëntor 2021, 07:50 -
Policia aksion në Korçë, goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, sekuestrohet sasi e konsiderueshme kanabisi! Arrestohen disa persona, mes tyre dhe një avokat
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme sasie kanabisi gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, arrestohen disa persona.
6 Nëntor 2021, 23:31
