-
Minibusi përplaset me furgonin në aksin Qafë-Thanë-Librazhd, ndërron jetë 60-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur 'Gurorja'. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i furgonit, 60-vjeçari Qani Beqo, dhe janë plagosur 4 shtetas që ishin pasagjerë në autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
31 Tetor 2021, 15:17 -
Histori ‘trazuese’, dramë dhe nota romance, pena e artë e Kadaresë, ‘ringjall’ personazhe të ‘errët’ historik, filmi ‘Gjirokastra’ gati për publikun
Me skenar të penës më të rëndësishme shqiptare, Ismail Kadare, nën drejtimin artistik të të madhit Alkeksandër Sokuroc dhe në regjinë pasiononte të Yuri Arabov, filmi “Gjirokastra” është gati!
31 Tetor 2021, 13:08 -
-
-
-
-
Dashi i saksit, 70 vitet e instrumentistit brilant
Ishte fillimi i një udhëtimi 25-vjeçar, gjatë të cilit Dashi vlerësonte njëlloj si koncertet sinfonike ku luante në klarinetë, ashtu edhe shfaqjet e ansambleve amatore të ndërmarrjeve ku punoi gjatë karierës së tij tepër të veçantë.
30 Tetor 2021, 18:15 -
Nuk jemi në liqenet e Zvicrës, por të Belshit! Rama: Nga një vend rrënojash, në model ekoturizmi
Kryeministri Edi Rama, pas inspektimit të qendrës së re shëndetësore në Belsh, është ndalur në një nga liqenet ku po transformohet në një pikë turistike që do të sjellë zhvillim për zonën. Rama thotë se kjo zonë po merr formë duke u kthyer nga një ‘ferr’ rrënojash e plehrash në një model të ri ekoturizmi.
30 Tetor 2021, 16:39 -
-
Cigaret do shtrenjtohen me 25 lekë deri në 2026! Gati projektligji për rritjen e akcizës për duhanin, taksë edhe për shishat dhe nikotinën lëng
Viti 2021 përmbyll edhe strategjinë që Ministria e Financave kishte bërë për rritjen graduale të akcizës për cigaret (duhanin). Strategjia pati njё reduktim tё tregtisё sё paligjshme si edhe njё stabilizim tё tregut dhe tё tё ardhurave, pasi operatorёve mё tё mёdhenj tё tregut formal, por edhe organeve doganore, iu krijua siguri e mjaftueshme ligjore pёr furnizimin e konsumatorёve dhe realizimin e tё ardhurave.
30 Tetor 2021, 00:20 -
Mark Zuckerberg, ndryshon emrin e kompanisë në ‘Meta’, faqet e memeve shqiptare ‘shkrinë talentin’ dhe ironizojnë presidentin
Ndërsa Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimin e emrit të Facebook, në Meta, faqet e memeve në Shqipëri “po shkrinë” talentin me batuta dhe humor, duke ironizuar presidentin Ilir Meta.
29 Tetor 2021, 10:53 -
VIDEOLAJM/ Basha 'fut në lojë’ deputetët?! E hëngrët eee! Rri o 'tigër', se nuk ke se çfarë sqaron, vetëm manipulon
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ka lexuar një numër shifrash për abuzimet sipas tij të qeverisë me fondet nga tërmeti të Agjencisë së Prokurimit Publik, tha se këto i kishte marrë si burim nga Partia Demokratike. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë, por Basha nënvizoi se kjo ishte batutë pasi e shifrat janë zyrtare të publikuara nga agjencia e Prokurorimit Publik.
28 Tetor 2021, 11:37 -
Situata nga pandemia/ Regjistrohen 672 raste të reja me COVID në vend! 5 humbje jete në 24 orë
5 qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 672 raste të reja. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
27 Tetor 2021, 18:24 -
Si ndahet buxheti 2022 mes institucioneve? Shëndetësia merr pjesën e luanit! Tkurren fondet për Infrastrukturën dhe Financat
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes do të kenë rritjen më të madhe të buxhetit në vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit 2022, shpenzimet për shëndetësinë do të rritën me 6.6 miliardë lekë dhe për mbrojtjen shtohen me 7.9 miliardë lekë. Ndërkohë janë tkurrur fondet për disa institucione por shkurtimi më i madh ka ndodhur tek Infrastruktura dhe Financat.
27 Tetor 2021, 16:15 -
-
Uji dyshohet se helmoi masivisht banorët në Krujë, ujësjellësi 'han pa porta'! S'ka roje e as kamera, dryni që mban mbyllur derën e rrethimit të jashtëm hapet me dorë (VIDEO)
Në një vëzhgim të 'Report Tv' në terren rezulton se nuk ka roje që të mbrojë Ujësjellësin e Krujës dhe e vetmja masë sigurie është një dry që mbyll portën e rrethimit të jashtëm, por që hapet lehtësisht me dorë. Po ashtu mungojnë edhe kamerat e sigurisë, ndërsa edhe kangjellat e rrethimit mund të kapërcehen krejt lehtësisht nga kushdo.
26 Tetor 2021, 13:02 -
-
Diskutohet kredia për energjinë elektrike, ikin dritat në Kuvend! Çela vijon raportimin në errësirë te Ekonomia por ndërpritet pas sherrit për foton (VIDEO)
Mbledhja së Komisionit të Ekonomisë, ku u prezantuar projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga administratori i OSHEE, Adrian Çela, pas u fikën dritat.
26 Tetor 2021, 11:05 -
Jo më patatina, çokollata apo pije freskuese në shkollat. Por çuditërisht ndalohet edhe qumështi i plotë! LISTA e ushqimeve çfarë duhet të marrin ose jo fëmijët
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit ndalojnë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Ky urdhër vjen në kuadër të luftës kundër kequshqyerjes, që synon të realizojë mbrojtjen e shëndetit e të mirëqenies së fëmijës nga informacione e materiale që i dëmtojnë nxënësit nga mosha 6-15 vjeç të sistemit bazë, por edhe për gjimnazet apo sistemin parauniversitarë.
26 Tetor 2021, 10:51 -
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratori i OSHEE: Zbuluam 2 “ferma” Bitcoin, plani që kemi për t’i bllokuar
Kujtojmë se prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike.Çela theksoi se janë zbuluar 2 “ferma” Bitcoin, njëra në Tiranë dhe tjetra në Fushë Krujë, të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë. Pas zbulimit të këtyre rasteve janë marrë masa.
26 Tetor 2021, 10:26 -
Përmbyset autoboti me naftë në Qafë Thanë, derdhet karburanti në rrugë! Ndotet zona, vështirësi në qarkullim (FOTO+VIDEO)
Një autobot me naftë është përmbysur mbrëmjen e djeshme në Qafë Thanë, duke bërë që karburanti të derdhet në rrugë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa nafta e derdhur në rrugë shkaktoi ndotje ambienti dhe vështirësi në qarkullim për disa orë.
26 Tetor 2021, 07:39
