-
-
Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite
Seanca e sotme plenare nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal edhe tek raporti i një institutit ndërkombëtar me qendër në SHBA, ‘World Justice Project’, ku tha se Shqipëria renditet e fundit për sundimin e ligjin në Europë. Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, si kundërpërgjigje ndaj Bashës tha se dokumenti i vetëm që duhet t’i referohemi të gjithë është progres-raporti i Komisionit Europian
25 Tetor 2021, 17:32 -
Tirana gjen fitoren në Derbi me penalltinë e Limajt, 'thellohet kriza e humbjeve te Partizani! Në 'Air Albania' më shumë tifozë nga sa lejohej (VIDEO)
Derbi ka një fitues! Ajo është Tirana, e cila arriti që të siguronte 3 pikë shumë të vlefshme për t'u shkëputur nga kreu dhe është bërë "shkaktare" e thellimit të rezultateve negative te Partizani.
25 Tetor 2021, 14:36 -
Siti arkeologjik i Bylisit, gati dy shekuj kërkime, vetëm një e dhjeta e zbuluar
Veç cisternës me pesë njësi të ndara (për të mos lejuar përhapjen e ndonjë helmimi a infektimi në të tërën), më e madhja në Ballkanin e jugut, po dalin në dritë shenja të rëndësishme për gjetje që mund të ndryshojnë përfytyrimin për historinë e qytetit, që u shua në shek. VI, pas përhapjes së epidemisë së murtajës.
24 Tetor 2021, 20:09 -
VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro
Një biznesmen është dhunuar dhe lidhur gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro. Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazim Çangu.
24 Tetor 2021, 11:32 -
Sekretet e Helenës në studion muze të Ismail Kadaresë! Dhurata e fejesës që zbardh misterin e origjinës hebreje të shkrimtarit të madh
Ekspozita e titulluar “Helena” u hap me rastin e ditës së lindjes së shkrimtares, kryesisht me materiale arkivore të Shtëpisë Studio Kadare që prezantohen për herë të parë për publikun.
23 Tetor 2021, 19:05 -
Basha më i prerë se kurrë me Berishën: I kam hyrë në hak Zotit dhe jo atij! Kërkon ta zhysë PD në humnerë për interes personal! Vetë e firmosi vettingun në politikë në 2018-n, t'i qëndrojë (VIDEO)
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha për mediat se ‘pakica në pushtet’ po përpiqet që të sabotojë ngritjen e tre komisioneve hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, që në nisje të aksionit të saj politik
23 Tetor 2021, 12:42 -
VIDEO/ Banorët kundër barrierave metalike në anë të autostradës Lushnje-Fier, dalin në protestë! 'Reflektojnë' autoritetet, rikthehet situata siç ishte
Një protestë e organizuar nga banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier ka krijuar radhë kilometrike automjetesh. Protesta është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune. Pas fillimit të trafikut, Policia shkoi në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.
23 Tetor 2021, 09:40 -
Përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre 6 efektivë (VIDEO)
Një përplasje me armë ka ndodhur mes një grupi të armatosur dhe policisë në Greqi, ne Peramë. Sipas mediave greke, policia greke i ka bërë më shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën ndodheshin edhe të dy persona të tjerë, që të ndalonte për një kontroll
23 Tetor 2021, 08:04 -
Berishën e 'braktisin' në Berat, asnjë prej deputetëve apo drejtuesve të PD në 'foltore'! E shqetëson vettingu i politikanëve, akuza Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës që të bësh këtë propozim
Në një linjë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, Sali Berisha ka kundërshtuar nga Berati amendamentet e propozuara nga Lulzim Basha për Vetingun e politikanëve. Nga Berati ku kishte ndalesën e tij me 'Foltoren', Berisha akuzoi Bashën se po dorëzon Kuvendin në SPAK-un, sipas të tij, të Edi Ramës. Sërish gishtin e ka drejtuar nga Lulzim Basha që e quan "super skllav" të Edi Ramës, që ka bërë ato propozime. Ai njoftoi se javën e ardhshme do të shpallet data se kur do të mblidhet Kuvendit.
22 Tetor 2021, 17:58 -
Buxheti 2022/ Rritje të ndihmës ekonomike dhe pagave për mësuesit, policët, mjekët e infermierët! Pensionistët do marrin shpërblim në fundvit! Ndihmë bashkive për mbetjet
Përveç investimeve, buxheti i vitit 2022 do të ketë objekt kryesor edhe rritjen e pagave për mjekët, arsimtarët, efektivët e policisë si dhe kategori të tjera. Mbështetje do të ketë edhe për familjet me 3 fëmijë nën 18 vjeç, ndërsa pensionistët do të kenë një zë të posaçëm për bonusin e fundvitit.
22 Tetor 2021, 17:19 -
Regjistrohen 594 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi në vend! 140 pacientë marrin trajtim në spitalet COVID
Nga 3182 testime, në vendin tonë, kanë rezultuar me COVID, 594 qytetarë në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 8 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin. Sakaq, janë shëruar 304 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 171.034.
22 Tetor 2021, 16:52 -
Kapet në brigjet e Orikumit breshka e rrallë e llojit Kareta kareta! Do të niset drejt Turqisë për arsye studimore
Breshka e llojit Kareta kareta rikthehet në brigjet e Orikumit. Stina e vjeshtës ka bërë që ajo të migrojë në ujërat e detit të Vlorës. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve ditën e djeshme dhe ka një peshë prej 23 kg.
22 Tetor 2021, 10:44 -
Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit western në SHBA, aktori i njohur Alec Baldwin vret me armë fotografen dhe plagos regjisorin ( FOTO+VIDEO)
Një vrasje e papritur ka ndodhur në një shesh xhirimi në New Mexico teksa aktorët po xhironin skenat për filmit ‘Rust’. Drejtoresha e fotografisë Halyna u vra dhe drejtori i filmit u plagos pasi aktori Alec Baldwin shkrehu një armë zjarri gjatë xhirimit të një skene. Dyshohet se arma nuk ka funksionuar siç duhet. Ende rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë lloj plumbi është qëlluar dhe si.
22 Tetor 2021, 08:02 -
Artistja Liliana Çika surprizon me nudot e kuqe! Piktorja, nga Italia në Tiranë me një ekspozitë befasuese
Piktorja dhe skulptorja Liliana Çika që jeton në Itali dhe është vlerësuar për artin e saj me dhjetëra dekorata e çmime ndërkombëtare, sfidon gjendjen e vështirë shëndetësore, duke sjellë në atdheun e saj një ekspozitë befasuese. Përmes saj, figura e gruas çmohet si fuqia, energjia dhe bukuria e kësaj bote.
21 Tetor 2021, 16:13 -
Hetimet për vdekjen e rusëve në pikën zero! Grupi Hetimor mori gabim mostrat e ujit dhe të klorit, ISHP i kthen mbrapsht! Kthimi i trupave peng i hetimeve
Një javë nga vdekja e misterioze e 4 turistëve rusë në Shqipëri jo vetëm që nuk është zbuluar shkaku, por hetimet kanë shkuar në pikën zero. Kjo për faktin se Instituti i Shëndetit Publik ka kthyer mbrapsht provat e prokurorisë e policisë pasi mostrat e ujit e klorit janë marrë jo në përputhje me ligjin.
20 Tetor 2021, 16:08 -
Aksident i rëndë në Sarandë, ‘Benzi’ plagos rëndë 29-vjeçarin që kishte ndaluar në rrugë
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në në Qafë Gjashtë, ku i plagosur ka mbetur një person. Report Tv mëson se i aksidentuari kishe parkuar makinën dhe po ngarkonte disa kova me bojë.
19 Tetor 2021, 22:10 -
E cilësonte si ‘idhullin e tij’, Xhelal Mziu braktis ‘Foltoren’ në Peshkopi, s’i shkojnë as 2 deputetët e tjerë, Çollaku dhe Çupi! Berisha ka ende shpresa te mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD
Sali Berisha në këtë ‘Foltore’ në Peshkopi, një nga bastionet histoike të së djathtës, është braktisur nga 3 deputetët demokrat. Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi, madje edhe edhe Xhelal Mziu, që e ka cilësuar Berishën si idhullin e tij, nuk i ka shkuar në ‘Foltore’ e ish-kryeministrit, ku qëllimi është i qartë, largimi i Lulzim Bashës, pasi ai zgjodhi të mbante anën e SHBA-së dhe të përjashtonte Berishën, tashmë të shpallur ‘Non Grata’ nga grupi parlamentar të PD-së.
19 Tetor 2021, 17:27 -
FOTOT e laboratorëve të shqiptarëve, shkatërrohet banda e kokainë në Belgjikë, 27 të arrestuar dhe 2.1 ton drogë e sekuestruar! Në operacion edhe ushtria
Një bandë e madhe e drogës u shkatërrua pas 'Operacionit Sky' të zhvilluar nga autoritetet belge ku janë arrestuar 27 persona dhe është sekuestruar sasia rekord e drogës, 1.6 ton me vlerë 80 milionë euro. Policia bastisi 23 vende këtë mëngjes, me mbështetjen e ushtrisë. Rrjeti u shkatërrua pjesërisht falë mesazheve të koduara nga telefonat Sky ECC.
19 Tetor 2021, 16:54 -
Shifra të frikshme/ Sot 12 humbje jete nga COVID-i dhe 616 raste të reja! 16 pacientë të shtruar në gjendje të rëndë
Kjo e marrë ka sjellë një rritje të frikshme të numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, gjatë 24 orwt të fundit. 12 persona kanë humbur sot betejën me këtë virus, një shifër kjo shumë e lartë që nuk ishte regjistruar prej ditësh. Ndërkohë mbeten në nivele të larta edhe numri i të infektuarve, ku sot si rezultat i 3713 testimeve, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.
19 Tetor 2021, 16:41 -
