-
-
Kryehetuesi i Rusisë merr në dorë çështjen! Misteret e vdekjes në Qerret të 4 turistëve, trupat i tërheq djali i familjes
Rusia ka angazhuar për vdekjen e 4 turistëve në Shqipëri, kreun e Komitetit Hetues, për të marrë çdo informacion nga autoritetet shqiptare që hetimet i kanë nisur për vrasje.
19 Tetor 2021, 08:29 -
Qytetarët mblidhen para kryeministrisë, sërish protestë për rritjen e çmimeve: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur! Mjaft me propagandë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Kjo është protesta e tretë radhazi që mbahet për rritjen e çmimeve, një protestë paqësore me thirrje në drejtim të qeverisë, ku i kërkohet ulja e këtyre çmimeve.
18 Tetor 2021, 18:49 -
Rriten eksportet e mallrave me 33 mld lek në shtator 2021 krahasuar me të njëjtë periudhë të 2020! Zgjerohet deficiti tregtar në vend
Të dhënat tregojnë se në Shtator 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 39,4 %, në krahasim me Gusht 2021. Dhe rritja e importet e mallrave nuk rrinë pas, ku arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,4 %, në krahasim me Gusht 2021.Kjo ka sjellë dhe rritje të defiçitit tregtar.
18 Tetor 2021, 13:15 -
Të dhënat e INSTAT/ Rritje e frikshme e aksidenteve fatale të shkaktuara nga gratë! 9.4% vdekje më shumë për 9 mujorin e parë të vitit 2021 por vendi ishte në karantinë
Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duhet thënë se kjo ishte një periudhë ku vendi ishte në pjesën më të madhe në karantinë.
18 Tetor 2021, 12:04 -
Të dhënat e Eurostat/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008-a, kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së
Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Shifrat janë bërë të ditura nga Eurostat, instituti europian i statistikave.
18 Tetor 2021, 08:01 -
Tension në universitete, studentët nuk lejohen pa vaksina! Në Elbasan, Korçë e Durrës sfidohet urdhri i ministres! Pas protestës futen në auditorë edhe studentët e 'Natyrës'
Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ
18 Tetor 2021, 07:31 -
Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë! Asnjë viktimë për të tretën ditë radhazi, shënohen 10 raste të reja në 24 orët e fundit
Për të tretën ditë radhazi asnjë në Kosovë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërsa 10 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin.
17 Tetor 2021, 15:17 -
-
VIDEO/ Theu kordonin policor duke rrezikuar jetën e vrapuesve në maratonën e Tiranës, policia bllokon makinën luksoze, shoqërohet Belind Luli, djali i biznesmenit të njohur
Një i ri ka çarë kordonin policor që ishte vendosur për sigurinë e qytetarëve që merrnin pjesë në Maratonën e Tiranës. Ndërkohë që maratona ishte ende në zhvillim dhe rrugët ende të bllokuara për makinat, Belind Luli me makinë e tij luksoze nuk e ka pasur aspak problem të thyej rregullat dhe të cenojë sigurinë e jetës së qytetareve.
17 Tetor 2021, 13:18 -
-
Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve
Maratona e Tiranës ku marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme ka nxjerrë dhe fituesit e saj për 3 kategoritë.
17 Tetor 2021, 07:23 -
Nga Brindisi mbërrijnë në Vlorë 3 veliera me ndihma nga Italia për shtëpinë e fëmijëve jetimë në qytet
3 veliera me ndihma për fëmijët jetimë të Vlorës janë nisur nga Porti i Brindisit për të mbërritur në orën 18:00 në qytetin bregdetar. Përmes misionit humanitar "TERABITHIA ALBANIA 2021", pasi kanë sjellë disa dhurata për qendrën e fëmijëve jetim në qytetin e Vlorës.
16 Tetor 2021, 19:51 -
Sfidat e grave të fshatit që refuzojnë qytetin! Historitë e dy zonjave që tregojnë një ditë nga jeta e tyre
Në fshatrat e Shqipërisë ka ende shumë gra që tokën ku janë lindur e rritur nuk e ndërrojnë me asnjë banesë në qytet. Ndiqni historitë e Ramie Turdiu nga fshati Hocisht në Bashkinë Devoll dhe Bajame Balla nga fshati Baldushk në periferi të kryeqytetit.
16 Tetor 2021, 13:27 -
Me fjongon simbolike, Kim bën bashkë gratë socialiste dhe demokrate në marshimin sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’
Me fjongon simbolike, ambasadorja Yuri Kim ka bërë bashkë deputetet e PS dhe PD në marshimin sensibilizues dedikuar tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
16 Tetor 2021, 11:59 -
Astir/ Djali i vë flakën shtëpisë, momenti kur i rri zjarrit ngjitur në ballkon! Nëna doli, por u kthye ta shpëtojë! Hidhen nga kati III, 62-vjeçarja vdes në spital
Një 62-vjeçare ndërroi jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, kurse djali i saj 36 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u hodhën nga kati i tretë i pallatit ku banonin, për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë banesën e tyre.
16 Tetor 2021, 08:06 -
Zbulohet stera më e madhe e ujit e periudhës romake në Bylis, me gjashtë ndarje të mëdha! I përket shekullit III para Krishtit
Zbulohet në Shqipëri stera më e madhe (cisterna) dhe më e bukur e Ballkanit antik, i përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh.
15 Tetor 2021, 19:32 -
Pandora Papers hedh dritë mbi skandalin e FIBank në Bullgari, qindra milionë euro kredi kompanive 'offshore' të lidhura me njeriun shumë pranë ish-Kryeministrit
Dokumente të dala nga 'Pandora Papers' zbulojnë skandalin se pronarët e shumicës së aksionerëve të Bankës e Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank) Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev janë përfituesit përfundimtarë të kompanive 'offshore', të cilët kanë marrë mbi 1 miliardë leva bullgarë hua nga Banka (Rreth 511 milionë euro).
15 Tetor 2021, 19:03 -
Iu kap 5 herë kokainë në konteinerët me banane, SPAK sekuestron kompaninë 'Alba Exotic Fruit' dhe nis hetimet pasurore! Pronari ende në arrati
Pas 5 ngarkesave me banane ku u kap edhe kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar kompaninë Alba Exotic Fruit. Report Tv mëson se veç sekuestros, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror ndaj kompanisë e cila ka aksioner kryesorë Eduart Dauti dhe vëllanë e tij tashmë të arretuar.
15 Tetor 2021, 16:39 -
Aksion si në filma! 45-vjeçari në Shkodër denoncon se një makinë po e ndiqte, momenti kur një ‘ushtri’ policësh bllokojnë autorët! Iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli
Një ngjarje kriminale është parandaluar fatmirësisht në kohë nga uniformat blu në Shkodër. Një 45-vjeçar banues në Mjedë, prej pak ditësh kishte kuptuar se persona të panjohur me një makinë tip “Golf” e zezë po e ndiqnin “hap pas hapi” dhe vendosi që të bënte denoncimin në Polici.
15 Tetor 2021, 15:33 -
Tentuan të kalonin lumin me makinë dhe i mori rryma, rrezikuan të mbyten 4 turistë në Maliq! Shpëtohen nga zjarrfikësit
Tentuan të kalonin lumin në afërsi të fshatit Plovisht, në Maliq, mbeten mes tij 4 turistë hungarezë. Vetëm pak minuta më parë, zjarrfikësit e Maliqit kanë mundur të nxjerrin nga lumi të katër turistët, fatmirësisht pa lëndime. Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë, por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda
15 Tetor 2021, 13:36
