-
Sot e emëroi si drejtoreshë të Komunikimit, si vjehrra e Floriana Garos masakronte pak ditë më parë Sali Berishën: Korrupsioni dhe krimet e tij janë ulëritëse
Sali Berisha prezantoi sot edhe drejtoreshën e re të komunikimit, Floriana Garo, e cila më herët ka qenë zëdhënësja e Lulzim Bashës gjatë fushatës elektorale të 25 prillit. Mirëpo, vetëm pak javë më parë, vjehrra e moderatores së njohur, Lumturi Ratkoceri ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin, që e cilëson si shkatërruesin e bazave të shtetit dhe falënderon SHBA-së, që e shpalli ‘Non Grata’.
10 Nëntor 2021, 21:11 -
A mund të ngjallet konservatorizmi i vërtetë shqiptar?!
Po kthehet pak si trend politik shqiptar që pas viteve të tëra ku dëgjonim vetëm teza për Liberalizmin, tashmë të dëgjojmë shpesh e më shumë nevojën ideologjike të konservatorizmit! Që kjo është një modë politike e kupton nga ata që e adresojnë, pasi nuk kanë asfare qoftë platformë por as dhe ide lidhur me çështjen në fjalë, e më shumë se kaq nuk po e nisin këtë ide aty nga baza: bash nga rrënjët e konservatorizmit shqiptar.
10 Nëntor 2021, 20:55 -
Dy ditë pas aksionit për pastrimin e pyllit të Sodës, ende i ndotur, asnjë masë konkrete
Prej vitesh hidhen mbeturinat në mënyrë të paligjshme në Pyllin e Sodës, e ndaj kryeministri Edi Rama e nisi aksionin e pastrimit nga kjo zonë. Pas dy ditësh situata mbetet e njëjtë, asnjë masë konkrete nuk është marrë nga bashkia dhe prefektura për të zgjidhur këtë gangrenë për Vlorën.
9 Nëntor 2021, 17:05 -
Mbledhja sekrete/ Bosët e qumështit pranojnë përzierjen me pluhur, në etiketë e paraqesin si natyral! 'Ekonomia' fshehu konsultimin e mbuloi mashtruesit
Pronarët e fabrikave të qumështit pranuan përzierjen me qumështin pluhur në një mbledhje që u mbajt sekret në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti Erion Braçe denoncoi se tregtarët mashtrojnë me etiketën duke e paraqitur produktin si 100 % natyral dhe rrjepin shtetin me TVSH. Dyshime për falsifikime dhe zhdukje dokumentesh. Çështja e qumështit pluhur doli në pah gjatë lobimit të pronarëve për të hequr taksën 100 lekë/kg. Mbi 1 mijë ton qumësht pluhur futet çdo vit në Shqipëri.
9 Nëntor 2021, 09:03 -
Dokumentet/ Sali Berisha abstenoi për borxhin 750 milionë euro, sot akuzon Bashën për atë që bëri vetë, ja pse ‘Foltorja’ është lëvizje për të shpëtuar Familjen
Sali Berisha nuk votoi as pro as kundra borxhit në 2015 dhe 2018, sot akuzon bashkë me Familjen e tij Lulzim Bashën se pse abstenoi për eurobondin, e nxjerrin zbuluar procesverbalet
6 Nëntor 2021, 17:08 -
-
Vaksinimi në tetor ra me 40%
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në parlament se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH-së, për mbulesë vaksinale të 70 % të popullatës, deri në mesin e vitit 2022. Megjithatë në programin qeverisës parashikohet një objektiv më ambicioz, për “garantimin e vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022”.
4 Nëntor 2021, 22:22 -
-
Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri
SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.
3 Nëntor 2021, 13:31 -
-
-
-
-
Humbin jetën 8 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, 17 në gjendje të rëndë! Shënohen 413 raste të reja
413 raste të reja me COVID u konfirmuan në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 8 viktima të moshave 64- 77 vjeç . Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 7,756 qytetarë aktivë me virusin.
31 Tetor 2021, 17:01 -
-
Cigaret do shtrenjtohen me 25 lekë deri në 2026! Gati projektligji për rritjen e akcizës për duhanin, taksë edhe për shishat dhe nikotinën lëng
Viti 2021 përmbyll edhe strategjinë që Ministria e Financave kishte bërë për rritjen graduale të akcizës për cigaret (duhanin). Strategjia pati njё reduktim tё tregtisё sё paligjshme si edhe njё stabilizim tё tregut dhe tё tё ardhurave, pasi operatorёve mё tё mёdhenj tё tregut formal, por edhe organeve doganore, iu krijua siguri e mjaftueshme ligjore pёr furnizimin e konsumatorёve dhe realizimin e tё ardhurave.
30 Tetor 2021, 00:20 -
Temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje frikësojnë prindërit se mos është COVID! Pediatrja: Janë viroza stine, 700 vizita në muaj në pediatri
Më uljen e temperaturave është shtuar ndjeshëm dhe numri i fëmijëve të prekur nga virozat e shtinës. Mjeka Anila Sevdari thotë për Report Tv se të vegjëlit paraqiten me temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, shenja këto që alarmojnë prindërit për infektimin me COVID-19 .
28 Tetor 2021, 20:38 -
Copëza nga e kaluara, një flotë anijesh japoneze e Luftës së dytë Botërore është shfaqur falë lëkundjeve të një vullkani
Një vullkan pranë malit Suribachi ka treguar copëza të 24 anijeve transportuese fantazmë të së kaluarës. Materiet historike u gjendëm të derdhura në breg pas një ngritjeje në shtratin e detit për shkak të aktivitetit nga mali Suribachi në perëndim të ishullit Iwo Jima.
28 Tetor 2021, 00:26 -
Do rriten me 11.5 mln euro pagesat për koncesionet në 2022, arrijnë në 113 mln euro
26 Tetor 2021, 13:01 -
Ka denoncuar grabitjen e pronave para 3 vitesh, kërcënohet familja e Irini Buas në Dhërmi! I hidhet një plumb në oborrin e shtëpisë dhe i vrasin papagallin
Familja e Irini Buas, e cila ka denoncuar më parë se i kanë grabitur pronat, është kërcënuar. Mësohet se asaj i është hedhur në oborrin e shtëpisë në Dhërmi një plumb nga persona ende të paidentifikuar dhe po ashtu i kanë vrarë edhe papagallin. Nuk ka ende autorë të dyshuar për ngjarjen.
22 Tetor 2021, 09:55 -
Vettingu i politikanëve, lëvizje e Bashës për të kërcënuar ‘Foltoren’? Trembet Jamarbër Malltezi, familja Berisha kundërshton nismën me shqetësim
Disa arsyeja dhe rrethana që ngrenë dyshime se propozimi për Vetingun e politikanëve është një lëvizje taktike e Bashës kundër ‘Foltores’ së Berishës, nisma e ligjore e paqartë dhe prek Familjen e Doktorit
19 Tetor 2021, 14:46