-
Fier, shuhet zjarri në Peshtan
Është shuar zjarri i që përfshiu pyllin në fshatin Peshtan të Levanit pas 5 orëve përpjekje nga forcat zjarrëfikëse të Fierit, Patosit dhe Albpetrolit. Pas shuarjes së flakëve, mësohet se janë djegur rreth 30 hektarë pyll me pisha dhe shkurre.
u dogjën 30 ha pisha e shkurre
2 Shtator 2017, 18:25 -
-
Shqipëri-Lihtenshtein, De Biasi
Kombëtarja shqiptare do të ketë në tribunë atë që e çoi në Europianin e 2016-ës, Mister De Biasi do të jëtë tifozi VIP i natës së sotme. Ai punoi me ekipin dhe e ngriti shumë lart dhe nuk ka si të mungojë në ndeshjen debutuese të trajnerit të ri, Christian Panucci.
tifozi VIP i Kombëtares
2 Shtator 2017, 18:00 -
-
-
-
“Tifoza Kuq e Zi”: Na gjeni
Dy ditë më parë në, futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj, në një konferencë për shtyp ftoi tifozët kuqezi që ta mbështesnin kombëtaren edhe në sfidën ndaj Lihtenshtejnit, por këta të fundit nuk u përgjigjën kësaj ftese pozitivisht.
në shkallët e Strumicës
2 Shtator 2017, 15:54 -
VD/ Fier, zjarr në fshatin Peshtan
Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13:00 të ditës së sotme në fshatin Peshtan të Levanit duke djegur hektarë të tëre me pisha dhe shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikse të Fierit, Patosit dhe forcat e avarisë së Albperolit. Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ku në disa vatra kanë hasur problem për të ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë. VIDEO
digjen hektarë të tërë me pisha
2 Shtator 2017, 15:16 -
Sarandë, plagosi 35-vjeçarin
Renald Cena, i akuzuar për plagosjen e 35-vjeçarit Fisnik Musa, është lënë në burg nga Gjykata e Sarandës.. Cena akuzohet për “plagosje me dashje”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.
gjykata lë në burg Renald Canaj
2 Shtator 2017, 14:52 -
Berat, goditi infermierin në fytyrë
Një 46 vjeçar po procedohet në gjendje të lirë në Berat pasi ka goditur një infermier. Sipas policisë 46 vjeçari me inicialet A.V, ka goditur në fytyrë infermierin e turnit me inicialet A.K, 30 vjeç banues në Berat.
procedohet penalisht 46 vjeçari
2 Shtator 2017, 13:42 -
Panucci debuton me fitore
ELBASAN - Christian Panucci e nis më së miri aventurën në krye të pankinës kuqezi. Trajneri italian debutoi me fitore 2:0 ndaj Liechtenstein në “Elbasan Arena” sfidë e vlefshme për Grupin G të eliminatoreve për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Golat për kuqezinjtë erdhën nga Odise Roshi në minutën e 53’ dhe Ansi Agolli 12 minuta nga fundi i takimit. VIDEO FOTO
Shqipëri - Liechtenstein 2:0
2 Shtator 2017, 11:57 -
Apeli për ndihmë: Nuk dua
Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, një apel vjen nga Merita Brama, e cila kërkon ndihmë nga shteti, për shkak se burri i saj, pasi ai është I dhunshëm dhe kërcënon se do ta vrasë. Merita shkruan për nismën thurje se ajo dhe fëmijët e saj janë në rrezik pasi ish-burri I saj pas ndarjes e ka dhunuar me leve duke e goditur mbi 40 herë.
të kem fatin e gjyqtares
1 Shtator 2017, 23:04 -
VIDEO/ Kinë, ura shembet nga
Një video interesante është filmuar në Kinë, ku një urë 40 vjeçare është shembur, kur autoritet e këtij vendi i mbushën mbi tre mijë vrima të vogla me 1.5 ton eksploziv.Inxhinierët arritën ta rrëzojnë urën në vetëm një sekond, ndërsa për shkak të sigurisë, 10 mijë banorë të asaj zone janë evakuuar për disa orë, derisa është vendosur eksplozivi dhe është shembur ura.
autoritetet në vetëm 1 sekondë
1 Shtator 2017, 22:35 -
SHBA, Mattis firmos dërgimin
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ka njoftuar se ka nënshkruar urdhërin për dërgimin e trupave amerikane shtesë në Afganistan. Në vendin e shkatërruar nga lufta shërbejnë 11 mijë trupa amerikane dhe tashmë do të shtohen edhe trupat e tjerë që flitet se do të jenë rreth 4 mijë. VIDEO
e trupave të reja në Afganistan
1 Shtator 2017, 22:17 -
FOTO/ Paris, Rama përshëndet
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në “Global Positive Forum”, të mbledhur nga presidenti Macron, ku është folur për nxitjen ekonomike në vendet në zhvillim. Pas fjalës së tij në këtë forum, ku u shpreh se mban mbi vete përgjegjësinë për të drejtuar Shqipërinë në një kohë të vështirë, Rama ka postuar në Twitter një foto ku është së bashku me presidentin Macron dhe disa personalitete të tjerë.
nga pallati presidencial i Francës
1 Shtator 2017, 21:38 -
Tiranë, vendoset lëndë plasëse
Në shtëpinë e Safet Spahiut në Bathore është vendosur lëndë plasëse, ndërkohë që priten Forcat Xheniere që të bëhet shpërthimi i komanduar i lëndës plasëse. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pronari i banesë Spahiu ka gjetur një granatë pranë banesës së tij dhe ka njoftuar policinë. VIDEO
në një banesë në Bathore
1 Shtator 2017, 21:15 -
Shkodër, rrezikohen antenat e TV
Situata nga zjarri është përkeqësuar në malin e Taraboshit, flakët e të cilit po kërcënojnë zonën që nga pasditja e të mërkurës dhe tashmë i janë afruar antenave të televizioneve. Flakët kanë arritur pranë antenave të televizioneve, ndërsa ndihma nga ajri ka rezultuar jo-efektive, pasi vatrat janë aktivizuar sërish, duke e bërë të vështirë punën e zjarrëfisësve pasi terreni është shumë i vështirë dhe era nuk është në favor. VIDEO FOTO
nga zjarri në malin e Taraboshit
1 Shtator 2017, 20:22 -
Ismail Kadare përkthehet në Serbi
Shtëpia botuese Samizdat B92 në Serbi ka botuar gjatë këtyre ditëve librin më të ri të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare me tregime të shkurtra, që titullohet “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”. Libri që ka rreth 150 faqe është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi me të njëjtin titull. VIDEO
Botuesit: Është shkrimtar universal
1 Shtator 2017, 19:54 -
-
Shqipëri-Lihtenshtein, debutimi
Nesër Kombëtarja shqiptare do të përballet me Lihtenshtejnin dhe kjo është ndeshja debutuese e trajnerit të ri, Christian Panuccit, i cili u shpreh se kjo ndeshje ka pasur përqëndrim maksimal si nga ai dhe nga lojtarët. VIDEO
i Panuccit: Përqëndrim maksimal
1 Shtator 2017, 19:10 -
Shqiptarët më aktivët e rajonit
Sipas një studimi të fundit, të kryer nga kërkuesit e Universitetit të Stanford-it, shqiptarët janë ndër popujt që ecin më së shumti. Nga harta e publikuar prej tyre, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa. Krahasuar me vendet e rajonit shqiptarët lëvizin më shumë gjatë ditës. Grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, ndërsa maqedonasit në intervalin e 5000-5500 hapave.
grekët rekord për dembelizëm
1 Shtator 2017, 18:52
