​Ismail Kadare përkthehet në Serbi
Botuesit: Është shkrimtar universal

​Ismail Kadare përkthehet në Serbi<br />Botuesit: Është shkrimtar universal
Shtëpia botuese Samizdat B92 në Serbi ka botuar gjatë këtyre ditëve librin më të ri të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, me tregime të shkurtra, që titullohet “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”. 

Libri që ka rreth 150 faqe është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi me të njëjtin titull “Razgovor O Brilijantima Jednog Decembarskog Popodneva” dhe është shoqëruar në faqen zyrtare të botuesit me një koment të mbushur me vlerësime të shumta për shkrimtarin e madh shqiptar. 

Botimi në serbisht i “Brilanteve” është një përmbledhje e 11 tregimeve dhe novelave, ku mes tyre ka nga ato që nuk janë botuar kurrë më parë, por edhe nga ato që janë botuar dhe i rivijnë lexuesit në variantin e tyre të parë… Të gjitha mbartin nga një histori të veçantë.

Që kur shkroi “Në dheun e panjohur” Kadare e quan këtë tregim si gurin e parë kilometrik, pas së cilit do të niste krijimtaria e tij e vërtetë, për të vazhduar me grimca apo pjesë romanesh, si “Dosja e Orfeut”, një fragment i shkëputur nga “E Penguara-Rekuiem për Linda B.” 

Ndërsa tregimi i gjatë “Provokacioni” na përcjellë në atë periudhë të tensionuar mes viteve ’60-’70, kur nën trysninë e censurës vepra kalonte në procesin e ripunimeve dhe përpunimeve të vazhdueshme, derisa të bëhej “e denjë” për botim. 

Këtu fillojnë me shkrimet e tij të hershme që na sjellin përsëri në largësinë e vitit 1953, kur Kadare ishte 17 vjeç, në fillesat e pjekurisë së krijimtarisë deri në vitin 2008, kur ai përfundoi këtë koleksion, shkruan botuesi serb Samizdad B92, duke theksuar se “mes tyre ka nga ato tregime që nuk janë botuar kurrë më parë, por edhe nga ato që janë botuar në variantin e tyre të parë…Ky libër përmban disa tregime që janë shkruar për herë të parë, megjithëse ato janë shkruar shume herët, por disa nga ato që tashmë ishin botuar nuk u ripublikuan në versionet e tyre origjinale, duke qenë se ato ishin censuruar në botimet e mëparshme.

Çdo tregim dhe novelë në këtë libër ka historinë e vet për krijimin dhe vështirësitë kur kujtojmë mos botimin e veprës së parë letrare të Kadaresë me titull “Një vend i panjohur”, të cilin ai e përshkruan si një moment historik që shënon kilometra të distancës letrare të mbuluara që atëherë. Disa prej tregimeve të shkurtra u bënë më pas kapituj të një romani. Disa prej tregimeve janë ndryshuar për t’u përshtatur gjatë regjimit shqiptar në kohën kur shkruante Kadare”, komentojnë botuesit. 

Ndërsa i referohen censurës në kohën e diktaturës botuesit serbë shkruajnë se “Në këtë periudhë kohore, një i ri që hyri në literaturën me ëndrra të mëdha, u përball me sfida të shumta, censurë, ndalime, por arriti, pavarësisht nga të gjitha, falë talentit dhe pragmatizmit të tij, për të krijuar një vepër unike dhe koherente”. 

Për botuesin serb tregimet e Kadaresë marrin një rëndësi të veçantë, sepse sipas shënimeve rreth librit “Brilante e pasdites së dhjetorit” i ngjajnë një përzgjedhjeje të miniaturave të veprave të mëdha letrare të Kadaresë që përshkruajnë frymën e të gjithë korpusit të tyre”.

Së fundi Samizdat B92 shkruan se “Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartë të tërë kulturore, me historitë, me pasionet, me folklorin, politikën dhe katastrofat e saj. Ai është shkrimtar universal me një traditë narrative që ka origjinën e saj nga Homeri.”
 

ismail kadare
(Kopertina e librit të botuar në serbisht)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime