-
Dosja/ Si u shkel siguria në burgun e Peqinit! Skaneri s’punonte kur u fut arma që përdori Sokol Mjacaj! Shef policie u komandua një specialist
Një varg shkeljesh të sigurisë në burgun e Peqinit janë zbuluar nga prokuroria gjatë hetimit për vrasjen e Arben Lleshit në qeli nga Sokol Mjacaj. Në dosjen e siguruar nga Report tv dhe shqiptarja.com evidentohet se burgu i sigurisë së lartë ishte pa shef policie, dhe në vend të tij u komandua një specialist. Kontrolli i sendeve në hyrje të burgut bëhej me dorë.
19 Dhjetor 2023, 16:05 -
-
-
-
Mashtronin shtetas të huaj për investim në bursa fiktive, arrestohen 4 përgjegjësit e ‘call center’-ave në Tiranë, sekuestrohen 9 mijë euro (EMRAT)
Katër përgjegjës të 2 call centerave që operonin gjatë natës në Tiranë, janë arrestuar nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, nën akuzën se mashtronin shtetas të huaj për të mashtruar në tregje fiktive.
19 Dhjetor 2023, 11:51 -
Ushqimet që zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
Dieta e pasur me perime, drithëra dhe bizele, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve te meshkujt me më shumë se një të pestën, sipas një studimi të gjerë amerikan. Kanceri kolorektal është formacion tumoral me qeliza atipike që ritet në murin e zorrës së trashë, dhe duke u zhvilluar prek gradualisht të gjithë murin e saj, duke u përhapur lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.
18 Dhjetor 2023, 17:37 -
Fabrika e vajit lubrifikant ndot ajrin, protestë në Maliq! Agjencia e Mjedisit inspekton kompaninë ‘Ansoil’: Afat deri në 10 janar për analizat e karbonit
Banorë të Libonikut në Maliq protestuan sot për ndotjen e ajrit. Ata kërkuan mbylljen e fabrikës “Ansoil”, që prodhon vaj lubrifikant për makina. Agjencia e Mjedisit i ka lënë afat kësaj kompanie të kryejë matjen e emetimit të gazrave deri më 10 janar. Report Tv siguron dokumentin e inspektimit.
18 Dhjetor 2023, 17:27 -
E akuzonte për konflikt interesi, zbulohet gënjeshtra e radhës e Sali Berishës! E shkarkoi Irena Gjokën, por brenda 6 muajve e emëroi sërish me vendimin e dytë
Zbulohet një tjetër gënjeshtër e Sali Berishës, lidhur me procesin e SPAK ndaj tij.. Prej javësh ai e akuzon gjyqtaren që i konfirmoi masat e sigurisë ndaj tij, detyrimin e paraqitjes dhe ndalimin jashtë vendit, si në konflikt të hapur interesi pasi sipas Berishës e kishte shkakuar Irena Gjokën kur ishte Presidenti i Republikës, rrjedhimisht edhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
18 Dhjetor 2023, 17:23 -
Rinis procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj
Vetingu në policinë e shtetit ka rinisur me tre zyrtarë të lartë që dalin para AMP-së këtë javë. I pari Edmond Sulaj, drejtor policie në Shkodër, u konfirmua në detyrë pasi nga hetimet, u vlerësua pozitivisht në kriterin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësisë profesionale.
18 Dhjetor 2023, 07:31 -
GOLAT/ Interi merr tri pikë me Lazion pas pesë vitesh dhe shkëputet në krye të Serie A! Milan tripletë Monzës, Bologna fiton 2-0 ndaj Romës
Serie A e futbollit mbylli ditën e tretë të javës së 16-të. Futbolli elitar tej Adriatikut nisi në 12:30, aty ku Milani mundi 3-0 Monzën. Në 18:00 Bologna fitoi 2-0 me Romën, teksa në 20:45 Interi mori tri pikë pas triumfit 0-2 ndaj Lazios. Zikaltërit pas javës së 16-të janë në krye të Serie A, katër pikë më shumë se Juvja.
17 Dhjetor 2023, 22:52 -
GOLAT/ Leverkusen dhe Bayern shënojnë nga tre gola, 'Aspirinat' në krye të Bundesligës! Bavarezët i falen Kane
Bundesliga gjermane e futbollit mbylli javën e 15-të, me Bayer Leverkusen që vijon të jetë në krye të renditjes. "Aspirinat" mundën 3-0 Frankfurtin, teksa Bayern Munich mundi 3-0 Stuttgart.
17 Dhjetor 2023, 22:11 -
GOLAT/ Liverpool humbet kreun e Premier League, vetëm 0-0 ndaj Man. United! Arsenali tri pikë për vendin e parë
Premier League e futbollit në Angli mbylli javën e 17-të. Kjo e dielë sportive në ishull filloi në orën 15:00 me tre duele dhe kulmoi më 17:30, aty ku Liverpooli barazoi 0-0 ndaj Manchester United, me djemtë e Klopp që humbën vendin e parë. Fitorja 2-0 në "Emirates" ndaj Brighton, rikthen Arsenalin në vendin e parë.
17 Dhjetor 2023, 19:38 -
-
-
-
GOLAT/ Chelsea fiton me Brojën në fushë, City barazohet 2-2 në fund nga Palace! Tri pikë për Newcastle, kapiteni i Luton pëson arrest kardiak
Premier League e futbollit në Angli është në javën e 17-të. Këtë të shtunë sfida mes Bournemouth dhe Luton u zhvillua vetëm 59 minuta pasi kapiteni i miqve, Tom Lockyer u rrëzua në fushë për herë të dytë këtë vit duke pësuar arrest kardiak.
16 Dhjetor 2023, 18:17 -
-
GOLAT/ Ramadani e 'bën sefte' në Serie A, Lecce fiton falë golit të shqiptarit në fund! Napoli tri pikë për zonën Champions
Serie A e futbollit është në javën e 16-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 2-1 të Lecces kundër Frosinones, teksa golin e tri pikëve për vendasit e shënoi Ylber Ramadani.
16 Dhjetor 2023, 17:08 -
VKM/ Rreth 10 mijë efektivë marrin 100 mijë lekë për kompensimin e shpenzimeve ushqimore! Punonjësit e AMP me rezultate, 6 paga shpërblim
Qeveria ka miratuar dy vendime për kompensimin e shpenzimeve të ushqimit për punonjës të policisë dhe për transportin e efektivave të Agjencisë së Mbikqyrjes policore kur punojnë larg vendbanimit. Rreth 10 mijë efektiva përfitojnë deri 100 mijë lekë për shpenzimet e vitit që po mbyllet, ndërkohë punonjësit e AMP-së, në varësi të distancës nga vendbaimi, do të marrin 10 deri në 30 mijë lekë kompensim në muaj
15 Dhjetor 2023, 14:07 -
-
