-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
U shfaq në kinema Millennium dokumentari i BBC për vendin tonë “Thesaret e Adriatikut: Shqipëria”. Në të përshkruhen bukuritë e rralla natyrore, arkeologjike, historia e pasur si dhe toleranca e pasur dhe mikpritja.
5 Shtator 2023, 17:44 -
Në Berat e Durrës, Vjosa Osmani mbyll vizitën në Shqipëri! Presidentja nderohet me titullin ‘Patron i Kalasë’! I dorëzon Ismail Kadaresë nënshtetësinë e Kosovës
Vizitën e saj dyditore në Shqipëri presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e mbylli në qytetin e Beratit ku nderua me titullin ‘Patron I Kalasë’. Në Durrës ajo zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako ndërkohë që njoftoi se i ka dorëzuar edhe shkrimtarit Ismail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Kosovës
5 Shtator 2023, 14:59 -
-
Next to Vala Mar Premium, shtëpia juaj e dytë në bregdet
Dëshira për të patur një shtëpi të dytë në bregdet është një trend që vitet e fundit po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet. Nuk ka rëndësi nëse e përdor për të pushuar vetë, apo si një mjet për të gjeneruar të ardhura, investimi në çdo rast ka përfitimet e veta.
5 Shtator 2023, 10:06 -
Kultivuan 980 rrënjë kanabis në malin e Tomorit, dy në pranga! Në hetim kryeplaku dhe inspektori i pyjeve në fshatin Novaj
Dy persona kanë rënë në pranga në Skrapar, pasi gjatë kontrolleve policia ka gjetur 980 rrënjë kanabis të kultivuara në malin e Tomorit. Në pranga kanë rënë Mariglen Babaliu, 43 vjeç, dhe Dorjan Laze, 33 vjeç.
5 Shtator 2023, 09:54 -
Bardhi mbledh deputetët për ‘bashkim’, por Basha e bojkoton! I bashkohet Berisha dhe aleatët, do kërkojnë ngritjen e 3 komisioneve hetimore
Gazment Bardhi, pasi u shkarkua edhe nga kreu i grupit, mblodhi në një takim deputetët e opozitës dhe ul në një tryezë më Sali Berishën dhe besnikët e tij për të kërkuar bashkimin. Këtë takim e bojkotoi, Lulzim Basha që mbart në duar edhe vulën e partisë, për të cilën po luftohet prej kaq kohësh.
5 Shtator 2023, 08:18 -
-
Shenjtërimi i Nënë Terezës, çelet ekspozitë në nder të saj! Osmani: Bëri bujë me vepra, ende frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, u përkujtua sot përmes një ekspozite të Arkivit të Shtetit të çelur në presidencë. Presidenti Bajram Begaj priti homologen Vjosa Osmani dhe përfaqësues të tjerë nga Kosova dhe Maqedonia, për të rikujtuar shenjtoren si një humaniste të përbotshme dhe figurë përbashkuese kombëtare.
5 Shtator 2023, 07:27 -
Euro 2024/ 'Në fushë do dalin burrat', Cikalleshi dhe Bajrami para Çekisë: Sylvinho na ka ndihmuar psikologjikisht, nuk humbasim
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator në Pragë, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës. Të dyja duelet vlejnë për kualifikueset e Europianit 2024, me tanët që janë në grupin E dhe në garë për një vend në finalet e turneut të Gjermanisë.
4 Shtator 2023, 12:26 -
Ernest Muçi, një copëz Shqipërie mes Varshavës!
Vetëm 500 mijë euro pagoi Legia e Varshavës për të bërë të vetin Ernest Muçin në 23 shkurt 2021, duke e blerë nga Tirana. 20 vjeç asokohe, pesha mbi supet e sulmuesit u shtua, teksa detyra e tij ishte për të treguar cilësitë në një kampionat të fortë ku gara sportive nuk ishte gjëja e vetme që djaloshi do duhet të kapërcente.
4 Shtator 2023, 11:22 -
Kuvendi rinis me debate, Nikolla: PD njofton se kreu i grupit është Basha! Bardhi: S’ka ardhur dita që ta caktojë PS, mos provokoni
Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, nisi me betejën se cili duhet të jetë kryetari i grupit të PD në Kuvend, mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën ku Bardhi hodhi akuza se kreu i qeverisë po cakton tashmë dhe se kush do të drejtojë demokratët.
4 Shtator 2023, 07:11 -
Osmani në Tiranë, Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës në KS në OKB! Presidentja: Të unifikojmë politikën e jashtme, duam mbështetjen tuaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga Bajram Begaj, në nisje të vizitës 2-ditore në Shqipëri. Gjatë konferencës për mediat Osmani mori garancinë se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe se përpjekjet për njohje, do të intensifikohen me kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
4 Shtator 2023, 07:08 -
Gol në minutën e '93, Partizani i falet Maguette në ekstrem! Zekiç debuton me fitore në Superligë
Partizani ia doli të merrte tri pikë “in extremis” kundër Laçit, për javën e dytë në Superligë. Kampionët në fuqi të Shqipërisë iu falën një goli të Maguette në minutën e 90+3 të ndeshjes, me mesfushorin që shënoi me kokë dhe përmbylli shkëlqyeshëm një ndeshje ku ishte më i miri në fushë
3 Shtator 2023, 22:38 -
Fidel Ylli marton vajzën, i pranishëm në ceremoninë e dasmës edhe Rama me bashkëshorten (FOTO)
Vajza e presidentit të KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) Fidel Yllit, Pegi Ylli i ka dhënë fund beqarisë. Në ceremoninë e dasmës ishin të ftuar figura të njohura jo vetëm të fushës së sportit, por edhe politikanë
3 Shtator 2023, 21:23 -
Fredi Beleri për 'Kathimerinin': Në paraburgim janë betuar edhe Azgan Haklaj e Mark Frroku, por Rama s'më lejon! Qëndrimi ndaj meje hakmarrës
Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka dhënë nga qelia e burgut një intervistë për medien greke “Kathimerini”, intervistë e cila vjen një javë pas asaj të dhënë nga kryeministri Edi Rama për po të njëjtën medie me gazetarin Pavlos Papadhopoulos
3 Shtator 2023, 20:14 -
-
Nxënës e mësues, rezultojnë shkaktarë dhune në shkolla! Gjatë 2022 u regjistruan 2750 raste dhune! Sociologu: Fenomenit mund t’i vihet fre përmes edukimit
Viti shkollor 2022-2023 ka shënuar 2750 raste dhune në shkollat e vendit. Dhuna është shkaktuar kryesisht nga nxënësit, por nuk kanë munguar rastet ku shkak të kenë qenë mësuesit. Sociologu Gëzim Tushi thotë se fenomeni mund të parandalohet nëpërmjet edukimit pasi dhuna është veç i fituar dhe jo i lindur
3 Shtator 2023, 15:45 -
Sërish në krye, Shqipëria vendi i parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në korrik (+116.6%)! Rama: 'Shqiponja' po fluturon lart
Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar. Sipas një raporti të Airport Councils International, konfirmohet se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil sa i takon muajit korrik.
3 Shtator 2023, 14:04 -
-
-
Haaland është një ‘përbindësh’ Manchester City shënon pesë gola! Chelsea turpërohet në Londër, Tottenham fiton me përmbysje
Premier League në Angli vijoi sot me ndeshjet e javës së katërt. Tej fitoreve të Manchester City-t dhe Tottenham, bie në sy humbja e Chelsea kundër Nottingham në Londër.
2 Shtator 2023, 18:27
