-
-
Ngjarja tragjike në Himarë, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Kufirit në Vlorë dhe inspektorët e tjerë përgjegjës (15 EMRAT)
Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. Gjithsej janë 15 të shkarkuarit me urdhër të Gledis Nanos.
2 Gusht 2022, 23:10 -
Pas ngjarjes tragjike në Himarë, Policia Kufitare e Sarandës bllokon tre motoskafë, ishin pa dokumentet përkatëse
Policia Kufitare e Portit Sarandë, ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit. Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.
2 Gusht 2022, 21:45 -
-
Ngjarja tragjike në Himarë, Koçi: Ata që marrin mjete lundruese duhet të kenë patentë! Softa: Të mos lejohen në brigjet ku lahen pushuesit
Deputeti Petro Koçi reagoi për Report Tv, i cili e konsideroi ngjarjen shumë të rëndë dhe e vendosi theksin tek masat që duhet të marrin autoritet për të shmangur tragjedi të tilla. Koçi thekson se mjetet lundruese nuk duhet të lejohen të lëvizin aty ku ka pushues, pasi vë në rrezik jetën e tyre.
2 Gusht 2022, 20:12 -
-
-
-
Gomonia vrau fëmijën në plazhin e Himarës, REAGIMET e politikës! Rama: S'ka fjalë, fajtori të marrë ndëshkimin e duhur! Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike
Tragjedia e Himarës ku mbeti viktimë një vajzë 7-vjeçare ka tronditur opinionin e gjerë publik. për ngjarjen shokuese ka reaguar kryeministri edhe politikanë të tjerë. Rama ka uruar që fajtori të marrë ndëshkimin e duhur ndërsa ka thënë se edhe në këtë rast nuk kanë munguar as kafshëria politko-mediatike.
2 Gusht 2022, 17:09 -
-
-
-
-
-
-
Gomonia godet për vdekje fëmijën në plazhin e Potamit në Himarë! Shoqërohet drejtuesi, ish-shef policie! Zbardhet dëshmia e autorit: Skafi mori gaz (VIDEO)
Një 7-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një gomone në plazhin e Potamit në Himarë. Jonada Avdia ishte duke u larë në det kur është përplasur nga gomonia dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i gomones, Arjan Tase është arrestuar, i cili ishte shef i Policimit në Komunitet në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi nga Policia e Shtetit.
2 Gusht 2022, 14:08 -
Masakroi me thikë gruan e tij në Elbasan, lihet në burg Ramis Mici! Nuk mban mend ditëlindjen dhe kërkon avokat nga shteti
Ramis Mici u njoh sot me masën e sigurisë "arrest me burg" pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi mëngjesin e së shtunës. Ai ka mbërritur kokëulur në gjykatën e Elbasanit.
2 Gusht 2022, 11:17 -
Hapen tenderat për ndërtimin Milot-Fier, ndahet në 3 lote! Balluku: Do ketë më shumë garues! Rama: Garë e drejtë, s'ka korrupsion (VIDEO)
Aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h. Lajmi është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës, njëherazi edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
2 Gusht 2022, 10:41 -
-
-
Regjistrohen 716 raste të reja me koronavirus dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 716 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Gjithashtu raportohen dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç. Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
31 Korrik 2022, 16:53