-
Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur në tunelin Tiranë-Elbasan. 2 autovetura, një makinë Pick Up dhe një kamion janë përplasur ndërmjet tyre, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit, është krijuar trafik i rënduar në tunel.
21 Shkurt 2022, 11:41 -
-
Sinjale për sende të paligjshme në qeli, kontroll blic në burgun e Peqinit, gjenden 3 celularë, 3 karikues dhe 5 kaçavida
Sinjalet se në burgun e Peqinit janë futur mjete të paligjshme për të burgosurit ka sjellë një kontroll blic të Drejtorisë së Burgjeve. Kontrolli është ushtruar në burgun e Peqinit në orën 23.30 të mbrëmjes së djeshme për të kapur në befasi të dënuarit, ku si rezultat i kontrollit, të dënuarve u janë gjetur tre telefon celularë, tre karikues si dhe pesë kaçavida.
20 Shkurt 2022, 09:05 -
Ulet numri i aksidenteve dhe viktimave në muajin janar, eksperti: Po japin efekt ndryshimet në kod! 'Njollat e zeza', Shkodër-Velipojë, Prrenjas-Librazhd
Janari i këtij viti sipas të dhënave të INSTAT ka shënuar ulje të aksidenteve rrugore dhe si rrjedhojë edhe të viktimave. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Islam Qibini, kjo ka ardhur falë bashkëpunimit mes institucioneve dhe efekteve të ndryshimeve të Kodit Rrugor në 2021.
20 Shkurt 2022, 08:42 -
Bien infektimet, 260 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 4,928 raste aktive me COVID! Shërohen 733 të tjerë
Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Aktualisht në të gjithë vendin janë 4,928 raste aktive me COVID ndërsa 733 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
19 Shkurt 2022, 16:53 -
Aksidenti tragjik me 3 viktima nga rënia e gurëve në rrugë, ARRSH nis ndërhyrjen te 'kthesa e vdekjes' në Librazhd
19 ditë pas aksidentit tragjik me 3 viktima dhe 2 të plagosur, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka nisur ndërhyrjen në kthesën e Murrashit, në rrugën Elbasan–Librazhd. Me një njoftim në Facebook, ARRSH ka njoftuar se do të bëhet përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.
19 Shkurt 2022, 14:56 -
-
I paharruari Cen Bulku i Shijakut, doktori popullor i kockave
“Asnjëherë nuk e kam durue vuajtjen e njerëzve, prandaj i vuna detyrë vetes me iu gjind afër të sëmurëve dhe fatkeqëve”. Këto fjalë të thjeshta i përkasin Hysen Bulkut, apo Babë Cenit siç e ka njohur jo vetëm Shijaku e Durrësi, por i gjithë vendi.
18 Shkurt 2022, 18:52 -
'Kërkojmë pastruese jo me ngjyrë', njoftimi për punë në lokalin në Elbasan nxit reagime! Komisioneri: Të merren masa
'Kërkojmë pastruese jo me ngjyrë", ky njoftim për punë i një lokali në qytetin e Elbasanit ka nxitur reagime. Kjo sepse në këtë njoftim duket qartë një diskriminim i këtij komunitetit për shkak të ngjyrës së lëkurës.
18 Shkurt 2022, 16:17 -
Çmimi i lartë i naftës dhe informaliteti, taksistët në Elbasan ngrihen në protestë: Kthimi pa pasagjerë nga Tirana na penalizon
Drejtuesit e taksive në Elbasan janë ngritur në protestë, duke adresuar tek institucionet 6 probleme me të cilat përballen çdo ditë, siç është rritja e çmimit të naftës dhe konkurrenca e pandershme.
18 Shkurt 2022, 15:49 -
Përplasen tre makina në aksin rrugor Elbasan-Peqin, plagoset shoferja e 'Benz'-it dhe një pasagjere, dërgohen në spital
Për pasojë janë plagosur drejtuesja e ‘Benz’-it me inicialet V.S., dhe pasagjerja në mjetin ‘Toyota’ me inicialet N.Zh. Dy të plagosurat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
18 Shkurt 2022, 13:44 -
Shpërndanin kanabis në Gramsh, arrestohen 3 persona! Iu sekuestruan qindra doza me drogë e fishekë
Tre persona janë arrestuar sot në Gramsh, të akuzuar se shpërndanin kanabis në qytet. Mësohet se janë arrestuar Artur Bërdëllima, Klenson Toska dhe Ilirjan Roshi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kanabis në Gramsh, për përdorues të ndryshëm të drogës.
18 Shkurt 2022, 11:27 -
300 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,170 raste aktive me COVID! Shërohen 934 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitet COVID po marrin trajtim mjekësor 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,170 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, në vendin tonë vihet re një re rënie e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve nga COVID.
17 Shkurt 2022, 17:37 -
Në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nis sot lëshimi i lejeve të qëndrimit 5-vjeçare për kosovarët në Shqipëri! Rinovimi pa afat, aplikimi online
Pas marrëveshjes mes dy qeverive Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Lejet e Qëndrimit biometrike janë gjithashtu edhe Leje Pune pa qenë nevoja që shqiptarët e Kosovës të marrin një dokument të dytë.
17 Shkurt 2022, 10:08 -
Dr. Koç Moisiu, mjeku i shquar nga dera e Moisive
Me rastin e 31-vjetorit të formimit Shoqata “Durrësi” nderoi këto ditë kryetarin e saj të parë, Dr. Koç Moisiu. Doktori i shquar është nga ata njerëz që do të kujtohen gjatë në Durrës. Ai u bë një pikë referimi për familjet durrsake për shkak të profesionit human, të cilin e deshi shumë dhe nga i cili diktatura komuniste e privoi për mjaft kohë.
16 Shkurt 2022, 19:54 -
Rama: Inceneratorët janë ndërtuar dhe shpëtuan 3 komunitete nga makthi i plehrave! Kush abuzoi me pushtetin do i nxjerrë drejtësia, jo propaganda politike
Lidhur me hetimet që kanë nisur për inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha se ato janë ndërtuar dhe shpëtuan 3 komunitete nga makthi i plehrave. Rama pati një mesazh të qartë për të gjithë se kushdo që punoi pas shpinës së qeverisë do dalë para drejtësisë.
16 Shkurt 2022, 18:41 -
361 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,806 raste aktive me COVID! Shërohen 1,090 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,806 raste aktive me COVID.
16 Shkurt 2022, 18:23 -
Inceneratorët/PS: Të mos dëshmojnë ato që janë pyetur nga SPAK! Tabaku: S’ka pengesë ligjore, kështu ndodhi edhe për ‘21 janarin’! Llatja: Inceneratori ka punuar që ditën e parë, u fik kur u vendos në sekuestro
10 orë dëgjesë me dëshmitarët ka zgjatur Komisioni hetimor për inceneratorët ditën e sotme. Në një mbledhje maratonë e shoqëruar me debate, mes dëshmitarëve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Elbasani, Gledjan Llatja, i cili tha se inceneratori ka punuar që ditën e parë që është vënë në punë, por është fikur pasi është vënë nën sekuestro nga SPAK, pas arrestimit të Lefter Kokës. Ai është shprehur se falë ndërtimit të këtij impianti, situata në Elbasan është shumë herë më e mirë.
16 Shkurt 2022, 10:56 -
Jorida Tabaku publikon dokumentet, akuza Ahmetajt: I përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit! Ja procedurat abuzive që janë ndjekur
Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka hedhur sot akuza në drejtim të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në 'aferën e Elbasanit'.
16 Shkurt 2022, 10:21 -
Kryemadhi sulmon Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Skandal, morën vendim për të mos marrë në pyetje komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit
Kryetarja e LSI-së, ka sulmuar sot Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku tha se kanë marrë vendim 'skandaloz' për të mos marrë në pyetje komisionin që vendosi për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.
16 Shkurt 2022, 09:45 -
Vodhën materiale me vlerë 5000 euro, arrestohen 2 të rinj! Në pranga edhe pronari i një pike skrapi, ku i shisnin materialet e vjedhura
2 të rinj kanë rënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa materiale në një firmë që kapin vlerën e 5 ijë eurove. Report Tv ka mësuar se janë arrestuar Denis Koco 27 vjeç dhe Devis Mane 30 vjeç, banues në Elbasan.
16 Shkurt 2022, 09:10