-
Ulen rastet e reja me COVID, 69 qytetarë të infektuar me koronavirus! Ndërron jetë një 73-vjeçare nga Tirana
Rastet e reja me COVID, kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69 qytetar kanë rezultuar pozitiv, nga 3046 testime. Ndërkohë një 73-vjeçare nga Tirana nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen
9 Gusht 2021, 16:33 -
Video Ekskluzive/ Gruaja kalon me vrap rrugën pa e kontrolluar, momenti kur makina e përplas
Report Tv ka siguruan videon e aksidentit të ndodhur në Elbasan, ku një grua është përplasur nga një makinë, gjatë kohës që ka tentuar të kalojë rrugën. 47-vjeçarja F.Xh nuk ka parë nga ana që vinin makinat dhe ka tentuar ta kalojë me vrap, por është përplasur nga mjeti tip ‘benz’.
9 Gusht 2021, 11:23 -
Rama poston projektin 3D të Automotoparkut të Elbasanit
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar me pamjet 3D të Automotoparkut ultramodern të Elbasanit. Ky automotopark të realizohet për herë të parë në vendin tonë e përmes një postimi në 'Facebook', Rama shkruan se kjo është një tjetër ëndërr që po bëhet realitet.
9 Gusht 2021, 09:40 -
Rriten ndjeshëm infektimet, 182 raste të reja me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Janë rritur ndjeshëm infektimet me COVID në vendin tonë që pas shfaqjes së variantit Delta. Janë kryer 3,613 testime në 24 orë, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 182 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete
8 Gusht 2021, 17:16 -
Vijojnë të mbeten të larta infektimet me COVID-19, regjistrohen 139 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë
Infektimet me COVID-19 vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë e ndërsa sipas ekspertëve kjo rritje po ndodh për shkak të variantit Delta. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.232 testimeve janë regjistruar 149 raste të reja, ndërsa 1 person ka humbur jetën.
7 Gusht 2021, 17:27 -
Vijnë 56 mijë vaksina Pfizer, shkon në 1.7 milionë totali! Vijojnë të rriten infektimet me COVID, 149 raste dhe 1 viktimë në 24 orë
Vijojnë të rriten infektimet me COVID në vendin tonë pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID. Ka mbërritur në vendin tonë një tjetër sasi vaksinash kundër koronavirusit. Sapo kanë ardhur edhe 56,160 vaksina Pfizer.
6 Gusht 2021, 18:45 -
Conference League, Teuta bie në shtesë ndaj Shamrock Rovers, Laçi i dorëzohet Anderlecht-it
Teuta dhe Laçi dy skuadrat shqiptare që vijojnë garat në kupat e Europës janë mposhtur në ndeshjet e para të turit të tretë të Conference League. Teuta e pësoi në shtesë nga Shamrock Rovers që fitoi 1-0 në Irlandë. Ndërsa Laçi u dorëzua ndaj gjigandëve belg të Anderlecht që fituan 3-0 në Elbasan.
6 Gusht 2021, 10:30 -
-
-
Vdes në aksident një 3-vjeçar! Makina që drejtohej nga nëna përplaset me shtyllën dhe del nga rruga në Elbasan! I mituri ishte pa ndenjësen e posaçme
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Në fshatin Bujqës një makinë e drejtuar nga një 38-vjeçare ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar.
5 Gusht 2021, 10:14 -
‘Mbrojtja’ bën bilancin, situata me zjarret nga veriu në jug! Në Vlorë 'lufta' për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Fier dhe Elbasan
Në të gjithë vendin gjithsej janë aktive 16 vatra zjarri. Kështu bëhet me dije në bilancin e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve nga veriu në jug
5 Gusht 2021, 07:18 -
Zjarri rrezikoi banesat e tyre në Gjirokastër, dëshmitë e banorëve: S’rrimë dot në këmbë, do kishim vdekur se na bllokoi tymi
Në një peisazh tërësisht të shkrumbuar nga zjarret e një dite më parë , “Asim Zeneli”, një fshat i vogël rreth 5 kilometra larg nga Gjirokastra, duket se ka pësuar dëmtimet më të mëdha. Banorët u gjetën të papërgatitur teksa zjarri i një dite më parë, në pak minuta, i favorizuar dhe nga era iu afrua shtëpive plot gjelbërim duke rrezikuar jetët e shumë banorëve.
4 Gusht 2021, 21:59 -
Formula 1 në Shqipëri? Balla: Hap historik për automotorizimin shqiptar! Gonxhja: Ëndrrat s'realizohen nëse nuk synojmë lart
Taulant Balla tha se ndërtimi i automotoparkut të parë shqiptar është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri. Edhe kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja ndërtimi i këtij automotoparku do të mundësojë zhvillimin e garave ndërkombëtare si ato të Formula 1 në vendin tonë.
4 Gusht 2021, 20:58 -
Vihen nën kontroll flakët në Fushë-Arrëz, largohet rreziku për banesat! Rama: 13 vatra zjarri aktive në vend
Janë vënë nën kontroll flakët në Fushë-Arrës, duke larguar rrezikun për banesat. Ndërkohë 13 vatra zjarri janë aktive në vend,por fatmirësisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
4 Gusht 2021, 19:28 -
-
Ekstradohet nga Greqia Bashkim Buzani, i dënuar me 20 vite burg për disa vepra penale! Ishte në bandën e Land Xhepexhiut, që dogjën të gjallë 6 gardistë
Është ekstraduar nga Greqia, Bashkim Buzani, pjesë e Bandës së Cërrikut që në vitin 1997 vranë 6 gardistë. Grupi ku bënte pjesë Buzani grabisnin dhe dhunonin furgonët që vinin nga Kapshtica
4 Gusht 2021, 14:21 -
-
-
-
Shoferët e 'çmendur' nuk i ndal as radari as gjoba, 'fluturojnë' deri në 176 km/h! Bilanci i muajit korrik
Për rreth 4 orë kontroll gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin Tiranë-Elbasan shoferët janë konstatuar me shpejtësi deri në 176 km/h. Si pasojë e shpejtësisë mbi normat, në 4 orë janë pezulluar 10 patenta dhe janë vendosur 22 gjoba.
3 Gusht 2021, 09:13 -
Ulet numri i rasteve të reja me COVID, 25 të infektuar në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete
Pavarësisht konfirmimit të pranisë së variantit Delta, sërish situata me pandeminë në vend duket e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbe jete, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja infeksioni.
2 Gusht 2021, 17:36