-
Kolaudimi i makinave në shtet, Gonxhe shuan çdo dyshim: S'ka asnjë koncesion! Do shtohen kontrolle, ndëshkime më të ashpra për shoferët
Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tha në Report Tv se nuk do të jepet më me koncesion kontrolli teknik i mjeteve. Lajmet se bëhet fjalë për një koncesion 200 mln dollarësh, Gonxhe i quan krejtësisht të pavërteta, spekulime duke theksuar se nuk do të ketë asnjë lloj privatizimi.
2 Dhjetor 2020, 12:20 -
-
-
Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
1 Dhjetor 2020, 16:50 -
Përplasja me armë në Elbasan, 'Vis Korçarit' iu gjet 1 gëzhojë në makinë! Ky është Migert Qosja që kërkon policia
“Report Tv” siguron foton e Migert Qosjas, njeriut që goditi me armë Elvis Çaushllarin, anëtarin e një grupi kriminal në Elbasan.25 vjeçari Qosja është i shpallur në kërkim dhe që deri në këto momente besohet se është njeriu që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Elvis Çaushllarit ose siç njihet ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari”
1 Dhjetor 2020, 15:51 -
-
-
-
557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale
12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 810 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja. Viktimat janë, 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja.
30 Nëntor 2020, 16:33 -
4.2 kg heroinë në Elbasan/ Lihen në burg shoferi, furnizuesi dhe 4 të arrestuarit e tjerë
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 6 të arrestuarit e operacionit “Kështjella” që u kapën me 4.2 kg heroinë dhe 1 kg kanabis. Kështu do të qëndrojnë në burg Gëzim Balla, shoferi i furgonit ku ishte fshehur droga, Gazmir Harremi furnizuesi, Haziz Musan, Xhulio Musan, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj.
29 Nëntor 2020, 19:17 -
835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani
Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.
29 Nëntor 2020, 16:12 -
-
Manjola Nallbani pozitive me COVID: Jam e izoluar në shtëpi, shpresoj t'i rikthehem normalitetit së shpejti
Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është dhënë nga vetë këngëtarja, e cila thekson se prej disa ditësh është e izoluar në banesën e saj.
29 Nëntor 2020, 11:49 -
Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata lë në burg 'Vis Korçarin' dhe 2 të arrestuarit e tjerë! Migert Qosja në arrati
Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, i quajtur edhe si "Vis korçari", ka dalë sot para Gjykatës së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, pas përlasjes me armë të ndodhur para dy ditësh në Elbasan. Një përplasje e armatosur mes dy grupeve pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm, përfundoi me një të plagosur.
29 Nëntor 2020, 11:42 -
-
-
Shifrat e 24 orëve të fundit/ Ulet numri i rasteve të reja, 545 të prekur dhe 16 humbje jete nga COVID! Ndërron jetë mjeku i shtruar te Infektivi, pozitiv Etrit Berisha
Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë në spitalet COVID, nga këto 6 janë nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Berati, 1 nga Shkodra, 1 nga Lezha, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Kuçova, 1 nga Përmeti, të cilët janë të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç. Fatkeqësisht ka humbur betejën me COVID edhe mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa 68-vjeç.
28 Nëntor 2020, 16:44 -
-
-
Sot 645 raste pozitive, 18 viktima me COVID-19! Infektohet presidenti i Federatës së Boksit! Humbin jetën 'Frida Kalo' shqiptare e ish-kryebashkiaku i Pukës
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën nga COVID piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e cila quhej edhe si 'Frida Kahlo' shqiptare. Gjithashtu edhe ish kryebashkiaku i Pukës, Beqir Arifaj ka humbur betejën me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, ndërsa në 3 spitalet COVID po trajtohen 463 pacientë.
27 Nëntor 2020, 16:10 -
Ishte me COVID, por tentoi që të kalonte në Greqi! Gjobitet me 700 mijë lekë 65-vjeçari
Një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, burime zyrtare bëjnë me dije se ai është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.
27 Nëntor 2020, 13:59