-
Koronavirusi në Shqipëri/ Rekord shifrash, 744 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë! Ndërron jetë mjeku në Dibër! Spitali i Elbasanit gati për t'u kthyer në strukturë COVID!
Ditën e sotme (24 nëntor) u shënua një tjetër rekord i viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit u shënuan 19 qytetarë që nuk arritën të fitojnë betejën me virusin. Gjithashtu gjatë kësaj kohe u regjistruan 744 raste të reja.
24 Nëntor 2020, 16:31 -
Superliga/ Të mërkurën java e 4, spikat Vllaznia-Teuta! Gjici: Kukësi do fillojë të marrë rezultatet të frikshme
Java e katërt e superligës do të zhvillohet e gjitha të mërkurën ku spikat takimi mes Vllaznisë dhe Teutës. Ndërkohë Kukësi i shumë problemeve, sipas presidentit Gjici, shumë shpejt do të fillojë të marrë rezultate të frikshme.
24 Nëntor 2020, 14:16 -
COVID/ Situatë e rënduar në Elbasan, një tjetër i sëmurë mendor, i dyshuar pozitiv në Spitalin Psikiatrik
Prej javësh situata me të infektuarit me COVID në Spitalin Psikiatrik 'Sadik Dinçi' të Elbasanit është shumë shqetësuese. Shumë pacientë në këtë spital por edhe personel shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID.
24 Nëntor 2020, 11:32 -
-
-
Duka në Report Tv 'presion' Bashës: Ose i treti në Durrës, ose iki nga koalicioni
Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit (dmth vendi i 2 apo i 3), kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit. Kreu i PAA-së, Agron Duka bërë në Report Tv gjatë një interviste në hapësirën "live" të pasdites është një "presion" ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij.
23 Nëntor 2020, 18:14 -
COVID-19/ Rekord viktimash sot, 17 humbje jete, 795 raste të reja! Infektohet kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani, mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat
Një shifër e lartë është regjistruar gjatë ditës së sotme në vendin tonë me rastet e reja të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19, ku 795 persona kanë rezultuar pozitiv , ndërsa 17 persona kanë humbur jetën. Gjatë ditës së sotme për shkak të infektimeve me COVID janë mbyllur dy çerdhe , një në Berat dhe një në Vlorë si dhe disa banka të nivelit të dytë në Gjirokastër.
23 Nëntor 2020, 16:41 -
-
Efekti i COVID/ Nga Shkodra te Lezha, zbuloni qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë
Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.
23 Nëntor 2020, 07:44 -
Sot 565 të prekur 14 viktima me COVID! Infektohet numri dy i Policisë së Tiranës! Shtrohet tek Infektivi mjeku neurolog Drini Dobi! Virusi i merr jetën inxhinierit
565 raste të reja dhe Kjo e diel ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 si edhe personave që kanë humbur betejën me këtë virus. Si rezultat i 2084 testime, kanë rezultuar pozitiv 565 persona, 146 vetëm në kryeqytet. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 14 persona, 1 më shumë se dje. 14 humbje jete në 24 orët e fundit me COVID.
22 Nëntor 2020, 16:36 -
Zerimi i taksave, Balla në Elbasan: Masat lehtësuese kanë zbutur efektet negative të pandemisë te biznesi
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja zhvilluan takime me bizneset e vogla në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan, e njohur ndryshe si zona e Fushë Mbretit.
22 Nëntor 2020, 14:02 -
-
-
Copa xhami të shpërndara, pamjet nga dëmtimi i qendrës shëndetësore në Elbasan (VIDEO)
21 Nëntor 2020, 16:37 -
737 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! Ndërron jetë në avion ish- zv.kryeministri Bashkim Kopliku, ishte nisur për kurim në Itali
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në përballjen me COVID. Janë shënuar 737 raste të reja dhe 13 humbje jete, duke regjistruar një rënie të lehtë nga shifrat e ditës së djeshme, kur u regjistrua një rekord 836 raste të reja me COVID-19 dhe 15 humbje jete. Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.
21 Nëntor 2020, 16:24 -
'Sulmi ndaj qendrës shëndetësore ka pasur motiv politik'/ Bardhi- Ballës: Lojë politike për të krijuar një histori të rremë kundër Bashës
Akuzat për rolin e kryedemokratit Lulzim Basha në luftën e Kosovës, numri 2 i PD-së Gazment Bardhi i quan lojëra politike të bazuar mbi histori të rreme.
21 Nëntor 2020, 15:49 -
-
Sulm me gurë qendrës shëndetësore në Elbasan, ndalohet autori! Balla: Motivim i pastër politik e nxitur nga gjuha e urrejtjes ndaj bluzave të bardha! Bardhi: Lojë politike me histori të rremë
Qendra Shëndetësore në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan ka rënë pre akteve vandale, ku një person ka qëlluar me gurë duke thyer disa nga xhamat e dritareve të saj. Deputeti Taulant Balla i ka cilësuar këto sulme si të frymëzuar nga nxitjet dashakeqe të politikës kundër bluzave të bardha. Ndërsa PD tha se këto sulme janë lojë politike duke krijuar histori të rreme për të hequr vëmendjen nga fshehja e viktimave të COVID-19.
21 Nëntor 2020, 14:49 -
-
-
Shifra rekord sot, 836 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID në Shqipëri/ Ndahet nga jeta kirurgu i njohur dhe një foshnje 16 muajshe! Mbyllet shkolla në Sarandë
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 490 pacientë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 15 055. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar, ndërkohë aktualisht në vend janë 15 732 raste aktive me koronavirus.
20 Nëntor 2020, 16:38