-
Aksioni blic i RENEA-s në vend pas vrasjes së Bledar Muçës, ndalohet Astrit Seferi i kërkuar për plagosjen e 4 personave në 2017! 2 në pranga, 21 të shoqëruar me precedentë penale
Aksioni i forcave RENEA në vend pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Lushnje, ka çuar në ndalimin e Astrit Seferit, autor i një plagosje të katërfishtë të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Seferi u kap në Mamurras. RENEA zbarkoi mbrëmë në disa qytete të vendit, ku në 'objektiv' ishin personat në kërkim, që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve u arrestuan 2 persona për armë pa leje dhe drogë, ndërsa u shoqëruar 21 të tjerë me precedent të mëparshëm penal
25 Gusht 2021, 08:05 -
Një ditë pas atentatit në Lushnje, RENEA aksion në disa qytete! Bastisen shtëpi, magazina e bodrume, dhjetëra të shoqëruar
Një ditë pas atentatit në Lushnjë ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe në lokalin e tij, RENEA ka zbarkuar në disa qytete, ndër to në Lezhë, Durrës, Shkodër e Elbasan. Nga kontrollet deri më tani kemi dhjetëra të shoqëruar, mes tyre 2 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Muçës.
24 Gusht 2021, 21:44 -
Rriten shifrat e COVID, sot 800 raste të reja, 2 humbje jete! Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç!
5018 testime, 800 raste të reja, 2 humbje jete dhe 157 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i COVID gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht te Infektivi janë të shtruar 90 nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit. Nga ana tjetër, aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
24 Gusht 2021, 17:46 -
-
Atentat në Lushnje, ekzekutohet duke pirë kafe pronari i lokalit, plagosen 5 të tjerë! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi mbi 20 herë me breshëri kallashnikovi
Një atentat në mes të qytetit ka tronditur mbrëmjen e sotme Lushnjen. Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar 34 vjeçari Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale”. Ai ishte i ulur në tavolinë duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 gra.
23 Gusht 2021, 22:28 -
-
-
Ulet lehtë numri i të prekurve më COVID! Sot 534 të prekur, 1 viktimë! Infektivi me 81 pacientë të shtruar
Kjo e diel ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve ditore me COVID-19, ndonëse ajo që është vënë re është se në javët e fundit ka pasur një rritje të numrit të personave pozitiv, kjo edhe për shkak të variantit Delta. Sot, si rezultat i 4262 testimeve janë konfirmuar me COVID, 534 qytetarë, teksa fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete. Viktima është një 65- vjeçar nga Vlora, e ndërsa Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste në 24 orët e fundit.
22 Gusht 2021, 17:17 -
-
Vlorë/ U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në makinë, 25-vjeçari dyshohet se u qëllua nga pasagjeri, disa persona të shoqëruar
Disa persona janë shoqëruar për vrasjen e Xhuljan Bullarit në Vlorë dhe paraprakisht janë ngritur dyshimet e parë. Sipas një burimi të 'Report TV', 25-vjeçari ka gjasa që u qëllua për vdekje me plumba në kokë nga pasagjeri.
22 Gusht 2021, 09:33 -
-
-
Parakalime të gabuara me shpejtësi 'skëterrë', arrestohen 21 shoferë, hiqen 68 patenta! Lumë gjobash në 24 orët e fundit
Fundjava ka shënuar fluks makinash drejt zonave bregdetare dhe në Malin e Tomorrit në Berat për shkak të pelegrinazheve. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 21 shoferë, janë pezulluar 68 leje drejtimi, ndërsa janë vendosur 2871 gjoba.
21 Gusht 2021, 18:01 -
Regjistrohen 658 raste të reja dhe 2 humbje jete me COVID-19 në 24 orë e fundit! 13 viktima për 6 ditë në vendin tonë
Prej disa ditësh vijon të jetë sërish shqetësuese situata e COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima, përkatësisht një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 84-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë nga e hëna deri në të shtunën e kësaj listës së humbjeve të jetës i janë shtuar 13 viktima. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 6.527 testime të kryera, kanë rezultuar poztivë 658 raste të reja
21 Gusht 2021, 17:19 -
-
Vlorë/ Ekzekutohet me plumb në kokë në makinë i riu nga Elbasani, u nxor në pritë nga persona të njohur! Babai: Doli për kafe! S'kishte konflikte, do ikte në Gjermani te i vëllai
25 vjeçari i identifikuar si Xhulian Bullari është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës. Sipas ekspertizës mjeko ligjore 25-vjaçari ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar. I riu është ekzekutuar në një zonë të thellë, ku nuk ka banesa afër, gjë që shton dyshimet se ai mund të jetë nxjerrë në pritë
21 Gusht 2021, 08:08 -
Me 162 km/h, policia në 12 orë policia gjobit 34 shoferë në Tunelin e Elbasanit! Pezullon 15 patenta dhe ndëshkon 3 emigrantë me 40 mijë lekë
Për 12 orë në Tunelin e Elbasanit janë gjobitur 34 shoferë pasi udhëtuar me shpejtësi mbi normat që varionte nga 157 km/h në 162 km/h. Sakaq, janë pezulluar 15 patenta dhe 3 emigrantë janë gjobitur me 40 mijë lekë.
20 Gusht 2021, 19:37 -
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kulmon gjatë fundjavës, me mijëra pelegrinë i drejtohen vendit të 'shenjtë'! Policia merr masat, shton kontrollet dhe radarët në rrugë
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon nga data 18-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.Për mbarëvjatjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë
20 Gusht 2021, 17:19 -
Situata nga pandemia, regjistrohen 535 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19, ku është shënuar një rritje krahasuar me ditën e djeshme me 522 infeksione. Ministria e shëndetësisë bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
20 Gusht 2021, 17:07 -
Dosja sekrete me përgjime/ Relacioni për Mehmet Shehun: Edhe sikur të duan këta që të shkojë Kosova me Shqipërinë, vetë kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Titua
Publikohen disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi I ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që përkasin një dosje voluminoze me siglën “Tepër secret”, ku ndodhet një korrespodencë në mes krerëve më të lartë të regjimit komunist të asaj kohe.
20 Gusht 2021, 08:34 -