-
Aty ku grupi i armatosur i PD vrau Pjerin Xhuvanin, Basha nga Elbasani: Ne do të sjellim paqen dhe sigurinë pas 25 prillit! Askush nuk do t'ua vjedhë më votat
Pa asnjë lloj ndjesë për ngjarjen e rëndë dhe asnjë pendesë shfaqur prej tij apo kërkim falje, Basha përmbylli ditën e sotme fushatën elektorale në Elbasan ku kërkoi votë pasive për PD-në më 25 prill, pasi sipas tij kjo është e vetmja parti që mund të sjellë ndryshimin dhe integrimin e vendit në BE.
23 Prill 2021, 18:19 -
Pamjet krahasuese/ Si e priti Elbasani Ramën dhe Bashën në mitingjet përmbyllëse (kryedemokrati braktiset plotësisht pas vrasjes)
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë ditën e sotme takimin përmbyllës në Qarkun e Elbasanit ku 2 dite me parë paramelitaret e tij vranë 1 person, ndërsa Kryeministri Rama takimin përmbyllës në Qarkun e Elbasanit zhvilloi para disa ditësh
23 Prill 2021, 18:11 -
-
VIDEO/Momente tmerri në Elbasan, ulërimat e qytetarëve gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga grupi i armatosur i PD
Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqet një moment i përplasjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani nga grupi i armatosur i PD. Video është filmuar nga një pasagjer që po kalonte në vendin e ngjarjes me makinë, ku dëgjohen disa të shtënat me armë, nga të cilat humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Në video shfaqen momentet e tmerrit dhe ulërimat e qytetarëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen disa të shtëna ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
23 Prill 2021, 17:51 -
-
Më shumë të shëruar se të infektuar! 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 156 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19. Gjithashtu janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.
23 Prill 2021, 17:42 -
PS mbyll fushatën elektorale në Durrës, Rama: Ndjesa e Xhelal Mziut e detyruar nga PD që s’ka kërkuar falje për Elbasanin! Prita që Likja të marrë sëpatën për kandidatin e vet (VIDEO)
Në stadiumin ”Niko Dovana”, në prani të shumë simpatizantëve e mbështetëse, kreu i PS-së, Edi Rama mbylli fushatën elektorale në Durrës. Ndërsa përmendi punët e bëra gjatë dy mandateve qeverisës, Rama i kërkoi votën durrsakëve duke i premtuar se PS do bëjë për Durrësin më shumë nga sa është bërë në 100 vite.
23 Prill 2021, 17:35 -
Foto nga mitingu 'madhështor' i PD në Elbasan, pas vrasjes nga grupi i armatosur! Mbështetësit e PD refuzojnë dhunën, braktisin Bashën në takimin përmbyllës
Vrasja në Elbasan duket se ka dhënë efektet te mbështetësit e PD, të cilët kanë kundërshtuar këtë mënyrë dhune të PD-së për të marrë pushtetin duke e braktisur Lulzim Bashën gjatë takimit përmbyllës në këtë qytet.
23 Prill 2021, 17:34 -
Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Meta i drejton 11 pyetje prokurorisë e policisë: Kush ka shkelur ligjin të dënohet tani!
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dy ditë më parë në Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Ai i drejton 11 pyetje Prokurorisë e Policisë së Shteit, për të cilat thotë se nuk kanë dhënë ende një version të plotë zyrtar e shterues.
23 Prill 2021, 17:26 -
U filmua duke blerë vota, SPAK nis hetimet, kandidati për deputet i LSI-së nuk pranon të dëshmojë për rastin, shpallet në kërkim policor!
Pasi u filmua duke blerë vota, SPAK ka nisur hetimin ndaj kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Elton Joka, pas publikimit të videos me përmbajtje korrupsioni dhe blerje votash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kandidati për deputet nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në policie dhe ka fikur telefonin.
23 Prill 2021, 17:06 -
Meta 'zbutet' pas takimit me Yuri Kim dhe Luigi Sorecën, harron 'mprehjen' e sëpatave: E diela, ditë feste për të gjithë shqiptarët
Ilir Meta ka bërë një kthesë 360 gradë në lidhje me thirrjet e tij kërcënuese 'për luftë' pas takimeve të ndara që ka zhvilluara me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca. Duke lënë në 'harresë' thirrjet për të mprehur sëpatat e sfurqet në 'mbrojtje' të votës së lirë, Meta, ka veshur sërish kostumin e Presidentit dhe ka bërë thirrje për votime masive dhe të qeta më 25 prill, duke e cilësuar atë si një ditë feste për demokracinë.
23 Prill 2021, 16:37 -
-
Bollino: ''Strategjia e terrorit'' e PD-së shpreson të trembë zgjedhësit e PS që të mos votojnë, po tani është vetëm gam gam qesharak e i parrezikshëm
Prej disa ditësh kërcënimet me vdekje që eksponentët e PD-së ua drejtojnë kundërshtarëve politikë, kanë marrë përmasa pa precedentë. Por, pas reagimit të prerë dhe të qartë të ambasadës amerikane dhe shfaqjes tragjiko-qesharake te Xhelal Mziut, nuk duhet të merret më seriozisht. Gam gami funksionon kështu: sapo denoncohet dhe bëhet publik, shkrihet si bora në diell. Pra të dielën të gjithë mund të shkojnë të votojnë pa më asnjë rrezik.
23 Prill 2021, 15:54 -
Dita Botërore e Librit⁄ Ekspozohen ‘thesaret’ e sekuestruara gjatë regjimit komunist të Mit’hat Frashërit
Në Ditën Botërore të Librit edhe e të Drejtës së Autorit në Bibliotekën Kombëtare është çelur ekspozita me libra të sekuestruar gjatë regjimit komunist në Bibliotekën personale të Lumo Skëndos. Drejtori Piro Misha, rrëfen se disa nga thesaret që ruhen në Bibliotekë mbajnë vulën e Lumo Skëndos
23 Prill 2021, 15:41 -
Balla sërish ftesë opozitës për bashkëpunim pas zgjedhjeve: Gati të reformojmë Kuvendin nga 140 në 101 deputetë! LSI nuk formon grup parlamentar! Nuk e përjashtoj përfshirjen në qeverinë e re
Partia Socialiste ka ftuar sërish për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit kryetarin e PD-së Lulzim Bashën. Deklaratat e numrit 2 të PS-së u bë ditën e sotme gjatë një interviste nga Elbasani me gazetarin Denis Minga në Report Tv. Balla tha se bashkëpunimi me PD-në ka nisur më 17 maj, duke shtuar se do të jetë në kuadër të reformave të thella në qeveri. Balla tha se në mandatin e ardhshëm janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të ulin numrin e kandidatëve për deputetë në Kuvend nga 140 në 101
23 Prill 2021, 15:39 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga shoqëruesi i Bardhit, Patozi: Kurrë s’do të derdhet gjak për mandatet e BD, këta s’duhen votuar më
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur lidhur me betejën e tij elektorale të 25 prillit dhe ngjarjen e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, 2 ditë më parë në Elbasan.
23 Prill 2021, 15:25 -
Gjergj Luca revoltohet pas vrasjes në Elbasan: Mos ngrini flamujt e PD-së dhe PS-së, ngrini flamurin kombëtar
Biznesmeni Gjergj Luca ka mbledhur banorë të një fshati në Elbasan me të cilët është bashkuar për të ndërtuar rrugën e fshatit, por ka folur i revoltuar pas ngjarjes së ndodhur në qytet ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, nga Arbër Paplekaj shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
23 Prill 2021, 15:00 -
Kameramani me kapuç, Ilir Meta
Ish-kreu i shtetit Ilir Meta, po merret së fundi edhe me xhirime filmike dhe blerje videosh, duke tentuar të tensionojë fushatën elektorale. Ai ka nisur të kthejë Presidencën në studio filmike,duke shfaqur para të pranishmëve video të bëra nga “njerëzit e tij” në terren. Duke u bërë më shumë se qesharak, ish-kreu i shtetit, ka thyer çdo hamendësi lidhur me përqëndrimin e tij psikik dhe frikën ndaj ndëshkimit ligjor.
23 Prill 2021, 14:54 -
Balla: Sa kohë që Berisha e Meta të jenë politikën shqiptare, gjithmonë do prodhojnë dhunë! Duhen ndëshkuar me votë ata që ngrehin armët ndaj popullit
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në takimin përmbyllës të fushatës në Librazhd, deklaroi se socialistët do të fitojnë thellë zgjedhjet e 25 prillit. Balla ka komentuar edhe ngjarjen në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, duke thënë sesa kohë që Berisha e Meta janë në politikë, do prodhojnë dhunë
23 Prill 2021, 14:47 -
-
'Skuadronet e vdekjes' janë projekt politik, e jo emocion që vjen nga dopjo e tretë e rakisë! Ju kujtohen thirrjet për 'Avni Rustem' e 'Vojo Kush'?!
Në vitin 2019, kur opozita dështoi me diegien e mandateve që në fillim e hodhi si shantazh për të trembur Edi Ramën, dështoi më pushtimin e kryeministrisë dhe Parlamentit, dështoi me projktin e sabotimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, pra me mos mbajtjen e tyre, që u tentuan të legalizohej me dekretimin e ç’dekretimit të Ilir Metës, u hap fjala se do të ketë “eleminime politike”.
23 Prill 2021, 13:33