-
-
Sulmet e Metës ndaj Kim jehonë në mediet amerikane! ‘Washington Post’: Presidenti thotë se Amerika mund ta vrasë me raketë! Koment dhe për vrasjen në Elbasan nga grupi i PD
Përplasja e presidentit Ilir Meta me ambasadoren ne SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë jehonë dhe në mediet amerikane. Prestigjozja ‘Washington Post’ ka shkruar për këtë rast të paprecedentë, duke cituar deklaratat e Metës i cili ka akuzuar ambasadoren për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit duke mbështetur kryeministrin e tij Rama në zgjedhje.
24 Prill 2021, 21:41 -
-
-
-
'Të dyshimtët do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit', Xhelal Mziu thirret në prokurori për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje
Kryesuesi i listës së PD në Dibër Xhelal Mziu thirret në prokurorinë e qarkut për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje, se të gjithë të dyshuarit për blerje votash do ta pësojnë si i ndjeri Pjerin Xhuvani që u vra 4 ditë para zgjedhjeve, (më 21 prill) nga shoqëruesi i Gamend Bardhit, Arbër Paplekaj, ky i fundit pjesë e strukturës së armatosur të Partisë Demokratike e ngritur me pretendimin për të "mbrojtur votën".
24 Prill 2021, 19:13 -
-
Denoncimi i aktivistes së PD, Braçe: U rrah nga bashkëjetuesi i saj! Këto janë emrat e kriminelëve në strukturën e PD në Divjakë, vulosur nga partia
Zv/ kryeministri Erion Braçe dhe njëherësh drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit deklaron se Elsa Bitën sot në Divjakë e rrahu bashkëjetuesi i saj, sipas tij një nga kriminelët që autorizon PD për mbikëqyrje territori jashtë orarit të lëvizjes.
24 Prill 2021, 18:31 -
Ndërpritet shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ në Elbasan! Balla: PD pengon procesin, ndryshon komisionerët! Largohen 10 komisionerë të LSI edhe në Devoll
Ndërsa na ndajnë pak orë nga nisja e votimit për zgjedhjet parlamentare, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt KZAZ-ve në të gjithë vendin, ndërsa në Elbasan ka probleme me shpërndarjen në disa qendra votimi.
24 Prill 2021, 16:30 -
Meta: Kryeprokurori i Elbasanit ka konflikt interesi, po shtyn hetimi, Baze ironizon: Presidenti ka gruan bashkëkryetare opozite, a ka konflikt më të madh?
Analisti dhe gazetari Mero Baze ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se kryeprokurori i Elbasanit po shtyn hetimin e ngjarjes së ndodhur 3 ditë më parë, pasi ka konflikt interesi.
24 Prill 2021, 16:01 -
-
Yuri Kim, Meta nuk e ka thjesht me ty! Përse Presidenti shkel vijën e kuqe me ambasadorët sa herë i kërkojnë sundimin e ligjit…
Një SMS e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila i kërkonte të hiqte dorë nga kërcënimet dhe nxitjet për dhunë përpara zgjedhjeve, e nxori sërish jashtë kontrollit, Presidentin Ilir Meta, drejtpërdrejt në një studio televizive, ku me një gjuhë të shkujdesur do ta etiketonte ambasadoren Kim si mbështetëse të njëanshme të Edi Ramës.
24 Prill 2021, 13:00 -
Fatkeqësia e votës shqiptare, hall për t’u zgjidhur dhe jo festë për të zgjedhur
Ka njerëz, të cilët shënjohen nga fati i keq që në lindje, pikërisht prej atyre që i kanë dhënë jetën. Gjergj Luca, biznesmeni kontravers i Rozafës, ka pasur fatkeqësinë e madhe që në çdo hap të vetin, t’i kujtonin të atin e madh. E krahasonin me Ndrekën nëse bënte diçka të gabuar për ta bërë shumëfish fajtor dhe i kujtonin Mimikën kur i relativizonin të mirën e mundshme që bënte.
24 Prill 2021, 12:39 -
'Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit', Ilir Meta thyen në mënyrë flagrante heshtjen zgjedhore! Report Tv ndërpret transmetimin e fjalimit
Duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin Meta ka dhënë deklarata politike nga Presidenca. Për këtë arsye Report Tv ka vendosur që në respekt të heshtjes zgjedhore dhe etikës profesionale të ndërpresë transmetimin e fjalimit të Metës nga institucioni i kreut të shtetit.
24 Prill 2021, 11:45 -
Për Gazbardhët e Xhelalzinjtë
Deklaratat kriminale të Xhelal Mziut, ish-kryebashkiak i Kamzës, sot kandidat për deputet në qarkun Dibër dhe drejtues politik po aty, për të vrarë këdo që Strukturat e Mbrojtjes së Votës identifikojnë si person të dyshimtë që lëviz nëpër lagje, janë në vijim të një strategjie të ngritur nga selia qendrore e Partisë Demokratike në SHQUP.
24 Prill 2021, 09:41 -
24 orë para zgjedhjeve të 25 prillit, sot heshtje zgjedhore! Gjobë 500 mijë lekë partisë që shkel ligjin...nesër shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri
Deri në orën e mbylljes së votimit, nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve. Në rast të shkeljes së këtij rregullit, për partitë politike është përcaktuar gjobë nga KZQ-ja me 500 000 lekë e ndërsa për median, 2 000 000 lekë dhe ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj.
24 Prill 2021, 07:16 -
Balla: PS organizoi një fushatë zgjedhore model, pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarëve burracakë për të bërë pis Elbasanin
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se Partia Socialiste arriti të organizojë një fushatë zgjedhore model pavarësisht atyre që i cilësoi përpjekjeve të kundërshtarëve për të bërë pis Elbasanin në përmbyllje të fushatës zgjedhore.
23 Prill 2021, 21:56 -
Ambasadori i Italisë takon Celibashin: Dënojmë aktet e dhunës së ditëve të fundit, s’përkon me demokracinë! Shtatë deputetë dhe senatorë italianë vëzhgues më 25 prill
Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Bucci tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen në një klimë të qetë, ndërsa dënoi aktet e dhunës të ditëve të fundit, pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, mbështetës i PS-së.
23 Prill 2021, 20:37 -
-
Mero Baze: Si mund të kërkosh falje në Dibër, për një krim që mburresh në Elbasan
Ndjesa e Xhelalit, do të kishte kuptim sikur PD, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe gjithë shpura e tyre, të ishin distancuar nga vrasja e Elbasanit dhe të kishin dënuar vrasjen. Atëhere nxitimi i Xhelalit për të kërkuar ndjesë do kishte kuptim. Por nuk mund të kërkosh ndjesë për premtimin se do përsërisësh një krim, me të cilin vazhdon të mburret partia jote.
23 Prill 2021, 18:49 -
Opozita përballë shtetit, jo me ndryshimin por 'skuadriljet'
Keqardhja se skuadriljet e opozitës me emrat e ish-ushtarakëve që e përbëjnë, janë në atë pjesë të shoqërisë për të cilët investohet bajagi shumë nga taksapaguesi i thjeshtë, për formimin, arsimin, punët e zgjedhura dhe mbi të gjitha sigurinë, që jo rrallë herë i kthehet në bumerang. Këta djem të zgjedhur, jo pak herë prej trajtimeve, që ata nuk i konsiderojnë si të duhurat për staturat e tyre, kthehen në rrënues të shtetit me akte si ai i Elbasanit, atë që do të ndryshojë pikërisht opozita me sloganet e saj t’përhapura në të gjithë vendin.
23 Prill 2021, 18:46