-
-
-
557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale
12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 810 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja. Viktimat janë, 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja.
30 Nëntor 2020, 16:33 -
4.2 kg heroinë në Elbasan/ Lihen në burg shoferi, furnizuesi dhe 4 të arrestuarit e tjerë
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 6 të arrestuarit e operacionit “Kështjella” që u kapën me 4.2 kg heroinë dhe 1 kg kanabis. Kështu do të qëndrojnë në burg Gëzim Balla, shoferi i furgonit ku ishte fshehur droga, Gazmir Harremi furnizuesi, Haziz Musan, Xhulio Musan, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj.
29 Nëntor 2020, 19:17 -
835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani
Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.
29 Nëntor 2020, 16:12 -
-
Manjola Nallbani pozitive me COVID: Jam e izoluar në shtëpi, shpresoj t'i rikthehem normalitetit së shpejti
Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është dhënë nga vetë këngëtarja, e cila thekson se prej disa ditësh është e izoluar në banesën e saj.
29 Nëntor 2020, 11:49 -
Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata lë në burg 'Vis Korçarin' dhe 2 të arrestuarit e tjerë! Migert Qosja në arrati
Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, i quajtur edhe si "Vis korçari", ka dalë sot para Gjykatës së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, pas përlasjes me armë të ndodhur para dy ditësh në Elbasan. Një përplasje e armatosur mes dy grupeve pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm, përfundoi me një të plagosur.
29 Nëntor 2020, 11:42 -
-
-
Shifrat e 24 orëve të fundit/ Ulet numri i rasteve të reja, 545 të prekur dhe 16 humbje jete nga COVID! Ndërron jetë mjeku i shtruar te Infektivi, pozitiv Etrit Berisha
Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë në spitalet COVID, nga këto 6 janë nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Berati, 1 nga Shkodra, 1 nga Lezha, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Kuçova, 1 nga Përmeti, të cilët janë të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç. Fatkeqësisht ka humbur betejën me COVID edhe mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa 68-vjeç.
28 Nëntor 2020, 16:44 -
-
-
Sot 645 raste pozitive, 18 viktima me COVID-19! Infektohet presidenti i Federatës së Boksit! Humbin jetën 'Frida Kalo' shqiptare e ish-kryebashkiaku i Pukës
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën nga COVID piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e cila quhej edhe si 'Frida Kahlo' shqiptare. Gjithashtu edhe ish kryebashkiaku i Pukës, Beqir Arifaj ka humbur betejën me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, ndërsa në 3 spitalet COVID po trajtohen 463 pacientë.
27 Nëntor 2020, 16:10 -
Ishte me COVID, por tentoi që të kalonte në Greqi! Gjobitet me 700 mijë lekë 65-vjeçari
Një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, burime zyrtare bëjnë me dije se ai është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.
27 Nëntor 2020, 13:59 -
4.2 kg heroinë në Elbasan/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve, kapet furnizuesi...operacioni vijon (EMRI)
Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për 4.2 kg heroinë e cila u sekuestrua ditën e djeshme. Në pranga ka rënë një 36-vjeçar banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, i cili në këtë grup kishte si detyrë furnizimin me drogë. 36-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Gazmir Harremi.
27 Nëntor 2020, 09:44 -
-
Pas Vlorës, digjen gjatë natës dhe dy makina në Elbasan! Dyshohet e qëllimshme
Pas Vlorës, edhe në qytetin e Elbasanit janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte dy makina. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori" ku mësohet se është djegur pjesërisht mjeti tip "Volvo".
27 Nëntor 2020, 08:29 -
-
Mediu nga Elbasani: E vetmja mënyrë për të mposhtur të keqen, që të mirët të mos përçahen! Opozita të bashkohet për të garantuar zgjedhje të lira
Në takimin me drejtuesit e degëve të Partisë Republikane në qarkun e Elbasanit, Mediu kërkoi përfundimin brenda muajit dhjetor të përcaktimit të kandidaturave të kësaj force politike në të gjithë qarkun dhe njëkohësisht dhe përfundimin e organizimit elektoral në çdo qendër votimi dhe grup qendrash votimi.
26 Nëntor 2020, 16:33 -
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
10 humbje jete dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit me covid-19 në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier. Në 3 spitalet COVID janë shtruar 469 pacientë duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre.
26 Nëntor 2020, 16:13