-
-
-
Rama drejtorëve të Hipotekave:
Kryeministri Rama ka mbledhur sot drejtorët e Hipotekave ku ka shpërthyer ndaj tyre me kritika duke i kërkuar dorëheqjen .“Ju ftoj të gjithëve të jepni dorëheqjen brenda 24 orëve, të largoheni me dinjitet". Në gjithë vendin janë 35 drejtorë të Hipotekave të cilët pritet të largohen pas ultimatumit të kreut të qeverisë. Lista/Drejtorët e Hipotekave që do largohen VIDEO
Dorëhiquni brenda 24 orëve
27 Korrik 2017, 18:08 -
Përfundon festivali Jazz in Albania
Pasi ka sjellë për 8 ditë me radhë një larmi temash, plot ngjyra e stile muzikore, të interpretuara nga artistë të të gjitha vendeve të botës,festivali Jazz in Albania ka përfunduar me sukses mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Presidenti i festivalit, Besim Petrela, rrëfen për Report TV çelësin e suksesit të këtij eventi muzikor, që ka prezantuar zhvillimet më të mira të xhazit ndërkombëtar. VIDEO FOTO
Petrela rrëfen çelësat e suksesitJazz në Korçë,austriakja mrekullohet nga qyteti
27 Korrik 2017, 17:19 -
-
Çmimi i ujit, Korça 24 orë ujë në
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tirane ka ngjallur debate e kundërshtime. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e arsyetoi vendimin për rritjen e çmimit me domosdoshmërinë për të siguruar ujë 24 orë në ditë për qytetarët e Tiranes. VIDEO
ditë çmimi i njëjtë prej 15 vitesh
26 Korrik 2017, 22:07 -
Këshilli Bashkiak miraton
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me 31 vota propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët e PS, LSI tre anëtarë, PDIU dhe FRD, të cilët bënë kuorumin e mjaftueshëm për miratimin e vendimit, ndërsa PD bojkotoi. VIDEO KSHH: Të studiohen kushtet social ekonomikeBasha: Rama-Veliaj po dënojnë qytetarëtSondazh/E gjykoni të arsyeshme rritjen e tarifës?
rritjen e çmimit të ujit me 44% Sondazh/E gjykoni të arsyeshme rritjen e çmimit?
26 Korrik 2017, 07:30 -
-
Risitë e Jazz in Albania, me polakun
Festivali ndërkombëtar Jazz in Albania që po mbahet këto ditë në Shqipëri, ka sjellë zërat më të veçantë të xhazit modern e tradicional që lëvrohet sot në botë.Në katër ditët e para të festivalit, grupet e xhazit kanë qenë më të larmishme se kurrë, siç është kjo perfomancë e orkestrës Kempelen Biomatik të Hungarisë që u dha mbrëmjen e së shtunës. VIDEO
Dutkiewicz dhe grupin hungarez
25 Korrik 2017, 20:02 -
Korçë, Shoqata Transportit në
Shoqëria e transportit ndërqytetas, ka zhvilluar ditën e sotme një grevë një ditore. Ata kërkojnë anulimin e vendimit të ministrisë së transporteve për shtimin e 80 linjave paralele të transportit çka sipas tyre shkel hapur kontratën që kjo shoqëri ka me ministrinë. VIDEO
grevë: Do bllokojmë rrugët
25 Korrik 2017, 15:02 -
Korçë, i gjenden në trup 5 gramë
5 gramë drogë u gjet brenda burgut të Drenovës nga policia paraditen e sotme. Lënda narkotike ju gjet të dënuarit Ergys Rushitaj, i cili e kishte fshehur atë në trup, ndërsa lënda narkotike u konstatua gjatë një kontrolli rutinë në burg.
drogë të dënuarit për vrasje
24 Korrik 2017, 21:05 -
Situata nga zjarret, në 24 orë
Rreth 16 vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë. Emergjencat Civile bëjnë me dije se vatrat e zjarrin janë shënuar në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, dhe Gjirokastër, Lezhë, Kukës dhe Fier.
16 vatra në të gjithë vendin
24 Korrik 2017, 10:30 -
-
Kamza, qyteti me çmimin më të
Tirana është një nga qytetet me çmimin më të ulët të ujit të pijshëm në Shqipëri, edhe pse një pjesë e tij shpërdorohet përmes lidhjeve të paligjshme në zonat periferike, kryesisht nga Kamza dhe Babrruja, për t’u përdorur më pas për vaditje tokash bujqësore. Nga të dhënat zyrtare rezulton se aktualisht Tirana e ka çmimin e ujit të pijshëm 45 lek/m3, ndonëse është qyteti me numrin më të lartë të popullsisë në Shqipëri, rreth 1 milion, ku nevoja për ujë është më e madhe dhe kostoja e mirëmbajtjes së rrjetit është tepër e lartë.
lartë të ujit, Tirana më të ultin
22 Korrik 2017, 13:39 -
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 vatra
Vetëm për 24 orë janë shënuar 12 vatra zjarri në gjithë vendin. Vatrat janë konstatuar në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Berat, Lezhë dhe Fier. Për të shuar flakët janë angazhuar mbi 50 zjarrëfikës me 14 automjete dhe 13 forca vullnetare dhe helikopterë.
zjarri aktive në të gjithë vendin
22 Korrik 2017, 12:21 -
'Shkrin' Basha: Të hapur për
Lulzim Basha do të jetë sërish kreu i PD-së. Më shumë se 53 mijë anëtarë të PD-së i kanë besuar votën e tyre Bashës duke i dhënë edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të Partisë demokratike.Në daljen e tij të parë pas fitores Basha u shpreh se dera e PD është e hapur për të gjithë ata që e kritikuan. Ai shtoi se është më i vendosur se kurrë më parë për ta forcuar Partinë Demokratike.Në deklaratën e parë publike pas shpalljes së rezultatit Eduard Selami deklaroi se e pranon rezultatin, duke theksuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së. Sipas tij, Partia Demokratike doli më e fortë nga këto zgjedhje. (Lajmi në përditësim) VIDEO FOTO VIDEO/Berisha voton pa dokument identifikimi
kritikët, Selami: E urova
22 Korrik 2017, 06:54 -
-
-
Korçë, digjen 2 banesa, dyshohet
Dy banesa janë përfshirë nga zjarri në Podgorie të Korçës mëngjesin e sotëm. Nga flakët janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Zjarri fillimisht ka rënë në njërën nga banesat, pronarët e së cilës janë në emigracion, por flakët kanë përfshirë edhe banesën ngjitur, ku fatmirësisht nuk janë dëmtuar banorët brenda saj. Fillimisht flakët janë shuar nga banorët e fshatit FOTO
zjarrëvenie e qëllimshme
21 Korrik 2017, 13:33 -
Jazz në Korcë,artistja austriake
Artistët pjesëmarrës të festivalit ndërkombëtar të xhazit që po mbahet këto ditë në Tiranë kanë udhëtuar drejt Korcës. Dyshja austriake Rabiç-Pëlik ka emocionuar qytetarët. Artistja Mikaela Rabiç shpreht për Report TV se është e mrekulluar nga pamja e qytetit dhe njerëzit që janë shumë të dashur. Ndërsa kryebashkiaku i Korccës shprehet se festivali e ka bërë qytetin më atraktiv për turizmin. VIDEO
mrekullohet nga qyteti e njerëzit
20 Korrik 2017, 17:21 -
Nata 2 e Festivalit Ndërkombëtar të
Nata e dytë e festivalit ndërkombëtar Jazz in Albania në Tiranë ka sjellë në skenë një përzierje përvojash të xhazit shqiptar dhe atij europian. Artisti izraelit Ljor Jekutjeli, një nga pjesëmarrësit specialë të këtij festivali, ka perfomuar me kitarë nën shoqërinë e pianos së Gent Rushit. Ndërkohë në skenë është ngjitur edhe saksofonisti shqiptar Ermal Rodi, që ka tërhequr vëmendjen e publikut me origjinalitetin e intepretimit. VIDEO
Jazz,në skenë artistë të huaj e shqiptarë
20 Korrik 2017, 17:01