-
-
Kapet një familje emigrantësh të paligjshëm në Korçë
Një familje emigrantësh të paligjshëm është kapur në Unazën e qytetit në Korçë. Familja e përbërë prej 6 personash, dy prindërit dhe 4 fëmijë minorenë u konstatuan duke ecur në qytet. Kanë qënë shërbimet e Frontex që kanë kapur klandestinët. Priten që të dërgohen në drejtoria e kufirit për dhënien e deklarimeve
27 Gusht 2021, 20:57 -
-
Hodhi gaz lotsjellës në koncertin ku këndonte Bregoviç në Korçë, lihet në burg 21-vjeçari
Redon Leka, 21-vjeçari i cili tentoi të prishte performancën e këngëtarit Goran Bregoviç gjatë Festës së Birrës në Korçë, është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata. Seanca u mbajt sot në orën 10:30, ndërsa ishte prokuroria që kërkoi masën e sigurisë "arrest me burg".
25 Gusht 2021, 12:00 -
Shkeli rregullat e qarkullimit dhe përplasi për vdekje 77-vjeçarin me motor, arrestohet i riu në Korçë, në pranga edhe një 45-vjeçar, ushtronte dhunë ndaj nënës
Një ditë më parë, Policia Rrugore e Korçës, ka vënë në pranga 30-vjeçarin A.K, i coli teksa po drejtonte automjetin e tij tip “Benz” u përplas me motorin tip “Piaggio”, pa targa me drejtues 77-vjeçarin A.Sh, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
25 Gusht 2021, 10:09 -
Nga debati për Bregoviç, Rama kalon te Ballkani i Hapur: Një rrugë më shumë për interesat tona, ta shtyjmë fort përpara
Teksa u është përgjigjur komentuesve që kanë kritikuar ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç në një koncert në Korçë, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te Ballkani i Hapur.
24 Gusht 2021, 21:10 -
Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë ku ka humbur jetë një person. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Cangonj, ku makina ka përplasur një motoçiklete dhe drejtuesi i kësaj të fundit ka gjetur vdekjen. Ende nuk është identifikuar viktima
24 Gusht 2021, 18:52 -
Përplasja mes pronarëve të resorteve në Korçë, arrestohet edhe djali i Sotiraq Mishës, i vuri pistoletën në kokë 'kundërshtarit'! Babai i tij në gjendje të rëndë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të përplasjes mes pronarëve të resorteve në Moravë të Korçës për pronën, që përfundoi me një të plagosur me thikë, ndërsa policia ka dhënë detaje të tjera. Pas 26-vjeçarit Anri Reli, në pranga ka rënë edhe djalin e Sotiraq Mishës, pasi siç u pa nga pamjet, ai ka qenë i pari që ka filluar përplasjen.
24 Gusht 2021, 15:30 -
Komentuesit 'i sulen' Ramës për Bregoviç, kryeministri: Kinse patriotët vijojnë me histerinë fashiste! Shqiptarët nuk mund të jenë shëmbëlltyrë e urrejtjes
Për kryeministrin Edi Rama janë njëlloj si serbët që shajnë Dua Lipën ashtu edhe shqiptarët që bënë pa fakte kriminel serb Bregoviçin. Kreu i qeverisë e quan histeri fashiste gjithë valën e komenteve negative kundër këngëtarit duke i vlerësuar turp për shqiptarinë.
24 Gusht 2021, 11:41 -
Del videoja e sherrit/ Si nisi përplasja për pronën mes biznesmenëve të resorteve në Korçë, i riu i vë pistoletën në kokë kundërshtarit! Një i plagosur me thikë
Del videoja e përplasjes së pronarëve të resorteve në Moravë të Korçës për pronën, që përfundoi me një të plagosur me thikë dhe një të arrestuar.
23 Gusht 2021, 18:55 -
Debatet për koncertin e Bregoviç në Korçë, Rama: E bënë 'kriminel serb' përmes histerisë fashiste që iu faturua nga politika zjarrnxitëse e mendjefikur e Prishtinës e Tiranës
Kryeministri Edi Rama reagoi për debatet dhe incidentin që ndodhi në koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç. Ai e cilësoi ngjarjen një histeri fashiste, e turpshme për qytetarinë europiane të shqiptarëve. Kryeministrit fajësoi për ngjarje politikën që thotë më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën.
23 Gusht 2021, 18:52 -
-
Korçë/ E qëlloi me zorrë në trup dhe i shkaktoi lëndime, 30-vjeçarja denoncon dhunën nga fqinji! Publikohen pamjet, një fëmijë i kërkon të ndalojë: Mos e prek me dorë
Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar dy dite më parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas në Korçë.
23 Gusht 2021, 12:58 -
-
Tymnaja në portale s’ndal koncertin e Bregoviç në Korçë, hidhet gaz lotsjellës, por artisti serb vijon këngën! Arrestohet autori, qytetarët: Masa të ekzagjeruara, shumë shtrenjtë bileta 1000 lekë
Megjithë tymnajën në rrjetet sociale kundër këngëtarit boshnjak, koncerti i Goran Bregoviç në Shqipëri u mbajt. Performanca e tij në Festën e Birrësnë Korçë nuk kaloi pa incidente pasi një i ri hodhi gaz lotsjellës pranë artdashësve, megjithatë lokalizimi në kohë nga policia nuk ndërpreu shfaqjen. Për ngjarjan u arrestua një 21-vjeçar me precedentë penalë nga Tirana, ndërsa Vetëvendosje u distancua nga incidenti.
23 Gusht 2021, 07:18 -
U revoltuan për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë, sot në Kosovë mban koncert grupi serb 'Riblja Cobra', por asnjë reagim
Ngjalli jo pak debat dhe kundërshti në Kosovë ardhja e këngëtarit serb në Korçë, Goran Bregoviç, ku personazhe të shumtë publik u shprehën se një gjë e tillë nuk duhej lejuar, për faktin se ai kishte bërë thirrje antishqiptare. Por pavarësisht revoltës për Bregoviç, Kosova do të mirëpresë sot bandën serbe muzikore 'Riblja Cobra', që do të mbajë një koncert në komunën e Leposaviqit dhe për këtë nuk ka asnjë reagim.
19 Gusht 2021, 18:23 -
-
-
Falsifikonte pasaportat dhe lejet e qëndrimit për emigrantët, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec! Dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë e Devoll
Një 49-vjeçar është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të lejeve të qëndrimit dhe të kalimit të emigrantëve në shtete fqinje.Pas hetimeve 2 mujore, u arrestua në flagrancë Nikolla Jesku, 49 vjeç, i cili falsifikonte lejet e qëndrimit të emigrantëve të paligjshme apo edhe ato të kalimit të tyre në shtet fqinje.
14 Gusht 2021, 12:34 -
Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar
Falë lidhjeve familjare, kam kaluar pushime verore në Pogradec gjatë shumë dekadave. Deri në fund teë viteve ’70 të shekullit të shkuar, plazhi i Pogradecit ishte një plazh i vogël lokal, me shtëpi të vjetra peshkatarësh e bahce mollkash fare pranë buzës së liqenit. Përveç banorëve vendas, gjeje në atë plazh të vogël edhe disa familje nga Tirana e Elbasani, që flinin në shtëpitë e mikpritësve të tyre pogradecare
13 Gusht 2021, 17:42 -
Lëndë kancerogjene në akulloret e paketuara, bllokohet një sasi e konsiderueshme në Korçë! AKU: Jemi lajmëruar nga KE, janë bllokuar produktet në gjendje që dyqane
Pas njoftimit të Komisionit Europian se disa akullore të paketuara të firmave të njohura përmbajnë lëndë kancerogjene, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur bllokimin e tyre edhe në vendin tonë. Përgjegjësja e sektorit të Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional në AKU, Pamela Radovani në një intervistë për Report Tv tha se Shqipëria është njoftuar për këtë akullore të paketuar që më 31 korrik dhe ka barë bllokimin e sasisë që ndodhej në gjendje të subjekteve tregtare.
13 Gusht 2021, 14:20