-
Vlorë/ Pas një dite ‘bojkot’, lokalet në Lungomare i rikthehen punës! Pronarët 'plan' për të mos respektuar orën 23:00 për ndalimin e muzikës
Pas një dite “bojkot”, duke mos ofruar asnjë shërbim për shkak se kërkonin shtyrje të orës policore për muzikën, sot lokalet në Lungomare i janë rikthyer punës normalisht. Mëngjesi i kësaj të marte për bizneset në Vlorë i duken një dite krejtësisht normale pune në kulmin e sezonit turistik, ku dhjetëra turistë kanë zgjedhur jugun për të kaluar pushimet.
20 Korrik 2021, 11:17 -
-
Pronarët e bareve e restoranteve në Vlorë sërish në protestë, pas shiritit ‘skenë krimi’ rrethojnë bizneset e tyre me qirinj, biznesmeni: Të shmangen furgonat e policisë nga sytë e turistëve
Pronarët e bareve dhe restoranteve në Vlorë si dhe operatorët turistikë janë të pakënaqur me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të shtyrën orarin e muzikës me një orë
19 Korrik 2021, 20:50 -
Protesta në Lungo Mare, Meta: Dhuna e papranueshme, dialogu ofron mundësi për arritjen e një zgjidhjeje
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës së mbajtur nga biznesmenët në Vlorë të cilët kanë kërkuar heqjen shtyrjen e orarit të muzikës dhe heqjen e orës policore. Presidenti Meta shkruan se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme, sidomos dhuna ndaj femrave teksa thekson se protesta paqësore garantohet nga Kushtetuta. Sipas tij, dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi me shtetin është mundësia për të arritur një zgjidhje.
19 Korrik 2021, 19:18 -
Muzikë deri në orën 23:00, kreu i operatorëve turistik në Vlorë për Report Tv: Falënderojmë Ramën, anulojmë protestën që kishim organizuar për sot në mbrëmje
Kreu i operatorëve turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj, në një lidhje telefonike për "Report Tv"përshëndeti njoftimin e kryeministrit për zgjatjen e orarit të muzikës deri në orën 23:00, ndërsa tha se tashmë kanë anuluar edhe një protestë masive që kishin organizuar për t'u mbajtur mbrëmjen e sotme, në orën 19:30.
19 Korrik 2021, 13:05 -
Zgjatet deri në 23:00 orari për muzikën në lokale, Rama: Kush do të kërcejë gjatë natës të organizohet në natyrë ku nuk shqetëson njeri
Nga nesër muzika në lokale do të ndalet në 23:00 jo 22:00! Kjo masë e re është njoftuar nga kryeministri Edi Rama, që vjen pas pezullimit të shërbimit për 24 orë nga lokalet në Lungomare. Për ata që duan që të kërcejnë përtej orës 23:00, Rama u thotë që të organizohen në natyrë, aty ku nuk shqetësojnë askënd. Si një përgjigje për revoltën e pronarëve të bizneseve në Lungomare, Rama shkruan se aty s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme.
19 Korrik 2021, 12:26 -
-
VIDEO/Policia sqaron momentin e shoqërimit të një gruaje gjatë protestës në Vlorë: Ndërhyri pas shoqërimit të administratorit të një lokali, shtyu efektivët, njërin e kafshoi në dorë
Policia ka sqaruar shoqërimin e një gruaje dje në Vlorë gjatë protestës së pronarëve të lokaleve, që kundërshtojnë orën policore për ndalimin e muzikës pas orës 22:00.
19 Korrik 2021, 11:43 -
-
-
Protesta e bizneseve në Vlorë kundër ndalimit të muzikës pas orës 22:00, të gjitha lokalet vendosin me zë të lartë Himnin Kombëtar! Shoqërohet administratorja e një lokali VIDEO
Një ide origjinale proteste vjen nga bizneset në Vlorë të cilët kërkojnë shtyrjen e orarit të muzikës, dhe heqjen e orës policore, për shkak të vështirësive ekonomike, së po hasin në këtë sezon turistik, pas pandemisë.
18 Korrik 2021, 22:03 -
-
Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen 4 makina, vetëm dëme materiale
Një aksident është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Bëhet me dije se në aksident janë regjistruar 4 automjete, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
17 Korrik 2021, 21:39 -
Rama shfaqet duke pastruar fushën e sportit në Vlorë, ‘thumbon’ Lelin: Ato që i mirëmbajnë t’i pastrojnë para se të dalë dielli, se këto pamje janë një turp
Kryeministri Edi Rama është shfaqur duke pastruar fushën e sportit në Vlorë, ndërkohë që ka thumbuar edhe kreun e bashkisë Dritan Lelin
17 Korrik 2021, 13:25 -
Lejonte muzikë në lokalin e tij pas orarit policor, gjobitet me 1 mln lekë pronari i një subjekti në Vlorë
Policia e Vlorës gjatë monitorimi të lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë as orarit të përcaktuar për mbyllje, ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur administratori një subjekti.
17 Korrik 2021, 12:47 -
-
3 në pranga dhe 2 në kërkim në Vlorë, akuzohen për kultivim droge! Sekuestrohet lëndë narkotike dhe municion luftarak
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar 'Dukati'. Policia e Vlorës ka njoftuar se ka goditur 3 raste të kultivimit të narkotikëve, në zonat e Selenicës dhe Dukatit. Janë vënë në pranga Tonin Azizaj, Simon Imamaj, Jurgen Kapaj, ndërkohë që janë shpallur në kërkim shtetasit Shkëlqim Zykaj dhe Shkëlzen Zykaj.
17 Korrik 2021, 10:32 -
Lagja 'Kushtrim' në Vlorë shndërrohet në fushë mbetjesh! Banorët: Bashkia na ka harruar, fusha ku luajnë fëmijët e mbushur me plehra
Fusha ku luajnë fëmijët, rrugët dhe kanalet janë mbuluar nga mbetje inerte dhe ato urbane në lagjen "Kushtrimi" në periferi të qytetit të Vlorës. Kronika sjell shqetësimin e banorëve dhe apelin drejtuar bashkisë.
16 Korrik 2021, 18:27 -
Arrestohen 3 vëllezërit, dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës në Vlorë: Po na grabit pronën! Sa lekë ke marrë, qen bir qeni
Një situatë e pazakontë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi tëdhënë, gjyqtari është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën, për pasojë pasi ka dhënë vendimin i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.
16 Korrik 2021, 10:15 -
-