-
Gjiknuri me banorët në Vlorë: Do përmbyllim procesin e certifikatave të pronësisë! Votoni për të çuar deri në fund projektet e nisura
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri tha se në mandatin e tretë do të përmbyllen proceset e nisura në fushën e legalizimeve për banesat e banorëve të zonave informale. Gjatë një takim me banorët në Vlorë, Gjiknuri tha se ky qytet do të jetë qendra më e rëndësishme e investimeve.
11 Prill 2021, 10:33 -
Pse s’iu ndjek Meta në Instagram? Edhe Kryemadhi tallet me Presidentin: Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shuar një kuriozitet të ndjekësve të saj në rrjetet sociale teksa i është përgjigjur pyetjes se pse bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta nuk e ndjek në Instagram.
10 Prill 2021, 22:26 -
Frrok Çupi: Ilir Meta shkon ushtar në Vlorë
Iliri sot ka lajmëruar të madh e të vogël, fis e shokë, se po niset ushtar në Vlorë. Do ‘të më gjeni në Vlorë’, lëshoi zë në mbarë botën. Ai do të jetë ushtar derisa zgjedhjet të jenë të ndershme- ka thënë- dhe kur zgjedhjet preken aty ‘populli është ushtar’. Deri më tani nuk dihet nëse populli vlonjat do të dalë ushtar, por një gjë e garanton Meta: ‘Për vete po niset për në Vlorë!’, po të ketë të tjerë si Iliri, le ta gjejnë në repart.
10 Prill 2021, 18:25 -
Meta kërcënon nga Fieri: Kur preket rendi kushtetues populli bëhet ushtar! Deri më 26 prill jam në Vlorë, ftova për një darkë Gjiknurin nuk erdhi! Detyrohet nga Rama të shpifë
Nga Fieri Ilir Meta ka kthyer përgjigje për akuzat e Ramës nga Vlora. Presidenti ka qenë i ashpër dhe nuk ka lënë mënjanë as kërcënimet. Ai tregon se ka ftuar për një darkë me gazetarët në Vlorë edhe Damian GJiknurin por ai nuk ka pranuar.
10 Prill 2021, 11:29 -
-
Rama: Ilir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë! Turmat e opozitës me 2 gishta do të sjellin rritje të infektimeve, urojmë të mos jetë dramatike
Nga Vlora ku ka shkuar për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër opozitën dhe Presidentin Meta për sjelljet e tyre të fundit.
10 Prill 2021, 09:57 -
-
Rama: Saliu e partia e tij, me kryetar kukull! Meta kandidat i opozitës në Vlorë, takohet skutave me subjektet e OFL-së! Janë bërë si grup hijenash
Nga Saranda ku ka zhvilluar një takim me qytetarët bashkë me ekipin e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Teksa tha se udhëheqësit e vërtetë të opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke e cilësuar Lulzim Bashën si “kukull të kurdisur”, Rama akuzoi presidentin se hiqet si kandidat i PD në Vlorë dhe zhvillon betejë skutash, sipas tij duke u takuar edhe me subjekte të OFL
9 Prill 2021, 15:39 -
-
-
Dosja 500 faqe/Prokurori Ervin Karanxha godet grupin e grabitjes së pronave në Vlorë, të pandehur 9 zyrtarë e biznesmeni që rrëmbeu kompleksin 'Ambel Beach'
Zbulohet skema se si biznesmeni i arratisur Helidon Gjikoka i rrëmbeu kompleksin turistik në Dhërmi kushëririt të tij Ilir Koka duke përdorur një prokurë në skemën e mashtrimit, u përfshinë zyrtarë të pronave, prokuroria përfundon hetimet dhe kërkon dënimin e grupit në gjykatë.
5 Prill 2021, 16:28 -
PD në Vlorë kallëzon në SPAK Ballukun: Ka shpërdoruar detyrën për tenderin e portit! Ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë disa ofertues
Partia Demokratike në Vlorë ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun. Kallëzimi penal kundër Ballukut është bërë për shkelje në procedurës së tenderimit të Portit të Vlorës.
5 Prill 2021, 16:09 -
I pari në listën e PD në Vlorë, Leskaj me biznesin e vogël: Kërkojmë të ringjallim shtresën e mesme
Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike dhe kandidati për deputet, Bujar Leskaj është takuar me pronarët e disa prej bizneseve në lagjet kryesore të Vlorës, së bashku me kandidaten për deputete Nada Mecorapaj.
5 Prill 2021, 14:50 -
Ilir Meta fushatë në Vlorë, mbledh në kafe Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI
Presidenti Ilir Meta është përfshirë totalisht në fushatën elektorale, ku këtë të diel në qytetin e Vlorës është takuar në kafe me kandidatin e PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj.
4 Prill 2021, 12:48 -
-
‘Se mileti po gatitet, se Luli lebetitet’, Spiropali ironizon Kryemadhin, thumbon Bashën, Metën dhe Berishën
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes rrjetit të saj social Facebook, ka publikuar një video ku shfaqet duke recituar vargjet e Fan Nolit. Ajo ka marr shkas nga gafa e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi nga Vlora, ku u shpreh se poezinë “anës lumenjve” e ka shkruan Migjeni.
3 Prill 2021, 19:53 -
-
-
Kryemadhi e 'frymëzuar' në Vlorë, deformon poezinë e Ali Asllanit, thirrje për revolucion me Fan Nolin: Nuk kemi nevojë për PD
E frymëzuar ishte kryetarja e LSI-së sot në Vlorë, ku prezantoi kandidatë për deputetë të kësaj force në këtë qark. Ajo e nisi fjalën e saj me poezinë e Ali Asllanit "Vlora, Vlora!", të cilën e deformoi ku vargjet "Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra!", i ktheu në " Vlora Vlora Vlora Vlora, rroke votën bëje fora".
3 Prill 2021, 11:04 -
-