-
Apeli i Vlorës liron 5 rojet bregdetare, 'shpërthejnë' nga gëzimi familjarët, avokati: Janë heronj ata djem! Sot u vendos në vend drejtësia (VIDEO)
Gjykata e Apelit në Vlorë ka caktuar detyrim paraqitje për 5 rojet bregdetare. Detyrim paraqitje për Bledar Bufajn, Roland Canin, Ardit Alikajn, Sejfulla Bejën dhe Besmir Meçen. Ato u akuzuan për shpërdorim detyre duke ndihmuar skafistët
27 Maj 2021, 14:08 -
U paraqit në spital i plagosur në të dyja këmbët me armë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë, nuk tregoi rrethanat e ngjarjes! Në kërkim autori 18-vjeçar
Ergys Likaj, 39-vjeçarin, i cili pasi u përfshi në një sherr, u plagos në të dyja këmbët më armë zjarri dhe u paraqit në spital për të marrë mjekimin e duhur mbrëmjen e djeshme, nuk ka treguar rrethana e ngjarjes dhe si pasojë është vënë në pranga nga policia e Vlorës për “Moskallëzim krimi”.
27 Maj 2021, 13:28 -
Rikthehen kinematë në Vlorë e Gjirokastër pas 30 vitesh (VIDEO)
Vlora dhe Gjirokastra bëhen me kinema të reja pas 30 vitesh falë një projekti të mbështetur nga "IPA Interreg" i Komisionit Europian. Pajisjet e reja digjitale janë instaluar tashmë dhe pritet që bashkitë përkatëse t'i marrin në dorëzim dhe t'i vendosin në shërbim të publikut
27 Maj 2021, 12:06 -
-
Vlorë-Orikum, rruga buzë detit e shembur prej 5 muajsh! ARRSH: Janë siguruar fondet, shpejt do nisë puna për rikonstruksionin
Prej 5 muajsh një segment i rrugës Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur plazhi i Jonufrit vijon të jetë i shembur. Kalimi në këtë aks është vështirësuar me nisjen e sezonit pasi ka një fluks të shtuar të turistëve që vizitojnë jugun e vendit
26 Maj 2021, 21:51 -
Përfundoi në spital me plagë në të dyja këmbët, plagosja e të riut në Vlorë pas një sherri në Lungomare! Shoqërohen disa persona
Ergys Likaj, rreth 20-vjeç, u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndërsa mësohet se ngjarja ndodhi pas një sherri në Lungomare, ku ai u përfshi. Sherri mes tij dhe disa personave degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.
26 Maj 2021, 20:26 -
-
Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje
Edhe pse i dënuar me 15 vite burg në Itali dhe i shpallur në kërkim për trafik droge, emri i Moisi Habilajt ka dalë sërish në skenë duke bërë ndërmjetësin mes dy shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit Natalino Niza të Cosa Nostra
26 Maj 2021, 13:46 -
Rinis vaksinimi me dozën e dytë Sinovac në Vlorë, epidemiologu Bashllari: Vonesa nuk sjell probleme! Qytetarët: S’kemi patur shqetësime nga doza e parë
Dy ditë pas mbërritjes së 60 mijë vaksinave kineze, ka rinisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë Sinovac në qytetin e Vlorës ku numri i qytetarëve të interesuar ka qenë i lartë. Vetë kryeepidemiologu Agron Bashllari konfirmon se vonesa në kohë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës nuk përbën asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve
25 Maj 2021, 15:57 -
-
Kërkuan ripërsëritje zgjedhjesh, LSI dhe PD çojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën! Padi edhe për qarkun Vlorë
Ashtu siç ishte paralajmëruar LSI ankimoi sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun Gjirokastër dhe Vlorë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe PD për Gjirokastrën. Pas vendimit të marrë nga KAS që ka rrëzuar pretendimet e PD dhe LSI për Qarku e Gjirokastrës përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike në KQZ kanë akuzuar se kjo është vendimmarrje politike dhe se do e ankimonin atë në Kolegjin Zgjedhor
24 Maj 2021, 10:07 -
-
GdF, Delta Force dhe Policia Kufitare operacion në Vlorë, kapet 'super gomonia' në Karaburun me mbi 500 kg kanabis (VIDEO)
Një gomone me rreth 500 kg kanabis është kapur pasditen e kësaj të diele në zonën e Karaburunit në Vlorë, në vendin e quajtur Gjiri i Arushës. Nga ky operacion i kryer nga 'Guardia di Finanza', Delta Force dhe Policia Kufitare nuk ka asnjë person të arrestuar, teksa Report Tv mëson se gomonia ishte gati për t'u nisur me destinacion final Italinë.
23 Maj 2021, 18:53 -
Maji i përgjakur në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë! Në 21 ditë, 6 vrasje, 4 prej tyre atentate mafioze! Shkaqet: Pazaret e drogës
Katër atentate të frikshme dhe dy vrasje të rënda kanë ndodhur vetëm në 21 ditët e muajit Maj. Vlora, Elbasani dhe Shkodra janë tronditur nga ekzekutimet mafioze, që sipas dyshimeve të policisë kanë për shkak pazaret e drogës.
22 Maj 2021, 15:31 -
-
Shenja në mur dhe gjak në tokë, pamjet e vendit ku u vra me breshëri kallashnikovi Delon Troqe! Viktima mori 10 plumba në kokë, në krah e kraharor! 20 të shoqëruar
Report Tv ka siguruar pamje të vendngjarjes së ekzekutimit mbrëmë të 38-vjeçarit Delon Troqe, Pamjet janë regjistruar pak orë pas vrasjes dhe shihen qartë shenjat që kanë lënë plumbat e kallshnikovëve.
22 Maj 2021, 08:44 -
Një vrasje në Vlorë dhe një plagosje në Berat, reagon Salianji: Gjithçka jashtë kontrollit
Një prej deputetëve të zgjedhur të PD-së, Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë dhe se sipas tij gjithçka është jashtë kontrollit.
22 Maj 2021, 07:59 -
Mbrëmë u vra Delon Troqe, në Vlorë në 4 muaj janë ekzekutuar 4 persona, të gjithë të dënuar më parë! Të katërt me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit
Vlora është tronditur sërish dje nga breshëritë e kallashnikovit! Në mes të qytetit një tjetër të riu iu mor jeta nga plumbat. Bilanci rëndohet kur ke parasysh që vetëm në këto muaj të 2021-shit, 3 të tjerë janë ekzekutuar në mënyrë mafioze në këtë qytet. 4 vrasje gjithsej që e bëjnë Vlorën një prej qyteteve më problematike në vend.
22 Maj 2021, 07:43 -
Vlorë, digjet gjatë natës një automjet në oborrin e një banese, ende nuk dihen shkaqet (VIDEO)
Një makinë ka shpërthyer mbrëmë në flakë gjatë orëve të vona të natës. Një automjet në oborrin e një banese, në zonën e quajtur 'Ish-Fusha e Druve' është djegur ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
22 Maj 2021, 07:39 -
-