-
Rritja e pagës minimale, biznesi: Duhet të ishte konsultuar, shtohen kostot për privatin! Prençe: Të miratohen lehtësi fiskale
Bizneset kanë rezerva për rritjen e pagës minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë. Sipas tyre ky vendim është i pa-konsultuar dhe ju rrit kostot, për këtë arsye biznesi fason, ai prodhues dhe eksportues kërkojnë të rishikohet politika fiskale.
24 Shtator 2020, 15:28 -
-
Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin: Pragu elektoral 1%, kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona, 1/3 e listave e mbyllur
Ndryshe nga sa premtuan opozita parlamentare depozitoi në Kuvend një draft që mban të mbyllur 1/3 e listave të kandidatëve për deputetë dhe që u jep mundësi kryetarëve të partive të pëcaktojnë një liste preferenciale kandidatësh, njëlloj si propozimi i PS. Ndryshimi qëndron në shpërndarjen e mandateve, ku në këtë rast nuk duhet që kandidati postë listës preferenciale të kalojë pragun, që është mesatarja e votave të fituara nga partia pjestuar me numrin e mandateve.
24 Shtator 2020, 12:45 -
Debati për listat dhe koalicionet/ Kim: Kujtoj Ramën dhe Bashën për angazhimet e 5 qershorit! Ndryshimet përtej paktit me mirëbesim
Mes debatit për Kodin Zgjedhor, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me marrëveshje mes palëve. Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.
24 Shtator 2020, 11:44 -
-
-
10 skandalet e PD-së në 4 muaj qeverisje në 2017 nga promovimi i njerëzve me dosje tek tenderat klientelistë! A duhen besuar premtimet e Bashës?
Testi i bashkëqeverisjes në maj-shtator 2017 konfirmon se PD-ja e Bashës nuk ndryshon nga PD-ja e Berishës, i njëjti mentalitet për administratën, emërimin e personave të skandaleve, tenderat e paligjshëm dhe shpërdorimin e pushtetit
24 Shtator 2020, 10:03 -
Intervista e plotë/ Duka: Listat e mbyllyra më mirë se të paktën e dinim që ishin të tilla! Nuk e di a do garoj me Bashën këto zgjedhje
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është ndalur të flasë për zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë, duke filluar nga aleanca me kryedemokratin Lulzim Basha, te hapja e listave e deri te zgjedhjet e 25 prillit.
24 Shtator 2020, 07:59 -
Padia në SPAK për Teatrin/ Aleanca i dërgon një kopje autoriteteve daneze: Arkitekti Bjarke Ingels i përfshirë në një tender korruptiv, reagoni sipas ligjeve tuaja
Ata pretendojnë arkitekti danez Bjarke Ingels mund të ketë kryer një vepër penale në Danimarkë, si i përfshirë në atë që quajnë tender korruptive.
23 Shtator 2020, 21:04 -
INTERVISTA/ Bojkoti i Superligës, flet për herë të parë Gaz Demi: Pse qeveria duhet të miratojë 4 kërkesat e Ligës
Në datën 12 shtator Kategoria Superiore do të duhet të ngrinte siparin për sezonin e ri fubtollistik 2020-2021, por kur kanë kaluar më shumë se dy javë, nuk ka ende një dritë jeshile se kur do të startojë futbolli shqiptar. Katër kërkesat e ngritura nga Liga ende nuk kanë marrë miratimin e qeverisë për tu zgjidhur, ndërkohë që negociatori i caktuar nga kryeministri Edi Rama, Fidel Ylli, shihet me skepticizëm nga ana presidetëve, si personi që mund t’i jap zgjidhje kësaj situate.
23 Shtator 2020, 19:23 -
Duka në Report Tv: Unë kam vota, le ta provojë Basha të mos më fus në listë (nëse do dua të jem me të)! Këshilli Politik komedi! Drafti i PS-së budallallëk
Ndryshimet e propozuara, mbi të gjitha heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e sheh si një vrasje të partive të vogla. Megjithatë, ai është i bindur se partia e tij do të marrë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin Lulzim Basha, si lider i opozitës së bashkuar.
23 Shtator 2020, 17:39 -
Doktor, vetëm për 'mbështetje ndërkombëtare' mos fol
Doktor, Edvin Kristaq Rama, është kryeministri më i suksesshëm i vendit, është mik i Kancelares Merkel, është gjithashtu mik i Erdoganit, Micotaqisit, apo dhe burrshtetasve të tjerë, me të cilët ka patur dhe ka marrëdhënie mjaft korrekte dhe të sinqerta.
23 Shtator 2020, 16:44 -
Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Sfida jonë, paga minimale 30 mijë lekë! Do rishikohet taksimi progresiv (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të mërkurë se do të rritet paga minimale me 4 mijë lekë. Rama premtoi se nuk do të ketë paga nën 30 mijë lekë dhe se do të përfitojnë më shumë të punësuarit në fasoneri. Kryeministri paralajmëroi edhe ndryshim të taksimit progresiv.
23 Shtator 2020, 12:54 -
INTERVISTA/Bylykbashi: Nuk dorëzojmë asnjë draft në Këshill, i përmbahemi 5 qershorit! Pragu 3 % 'shfaros' partitë e vogla
Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" tha se Rama heq koalicionet pasi i trembet opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa vendosjen e pragut 3 % e quajti një nisëm 'shfarosëse' për partitë e vogla.
22 Shtator 2020, 19:17 -
'Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029'! PD: Rama po riciklon premtimet e vjetra, rrëzoi ekonominë
Teksa Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale, ajo ka intensifikuar akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Për selinë blu, kryeministri Edi Rama po riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash, por në 7 vite sipas PD taksat janë rritur dhe investimet e huaja kanë rënë.
22 Shtator 2020, 18:15 -
Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029, Rama i përgjigjet PD: Shifrat flasin vetë, kohën tuaj tatoheshin më shumë (VIDEO)
Më shumë para për biznesin e vogël dhe më pak taksa. Ky është objektivi i qeverisë i shpalosur edhe një herë këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama teksa ju përgjigj akuzave të opozitës me shifra për rritjen ekonomike. Kreu i qeverisë tha se heqja e TVSH dhe e tatim-fitimit për biznesin e vogël është unikale në rajon. Në të njëjtën linjë ministrat e kabinetit Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj kanë bërë publike shifrat e bizneseve, të taksave të vendosura dhe të punësimit duke i krahasuar me ato të qeverisjes së PD.
22 Shtator 2020, 14:57 -
-
-
-
-


