-
Paketa Antishpifje, Vokshi: Antidemokratik dhe rrezikon integrimin! Rama kërkon të shantazhojë gazetarët
Partia Demokratike e ka konsideruar ligjin e antishpifjes si një veprim antidemokratik, gjë që sipas selisë blu mund të rrezikojë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.
18 Shtator 2020, 15:22 -
Drafti i PS, PD: Rama mashtroi për listat e hapura
Sipas numrit dy të selisë blu Rama nuk ka merakun e votës së qytetarëve por ndryshimin e rregullave të lojës. Ai thekson se dy janë kërkesat e opozitës së bashkuar: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.
18 Shtator 2020, 15:15 -
Varhelyi: Negociatat për Shqipërinë, nuk ishin të lehta! E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, në BE
Komisioneri Evropian i Zgjerimit deklaron se hapja negociatave me Shqipërinë nuk ishte e lehte, por ata ja dolën më së miri. Komisioneri tha se rruga e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor është tejet e vështirë, por e ardhmja e tyre BE.
18 Shtator 2020, 12:28 -
-
Kriza në Bjellorusi, OSBE-ja emëron ekip ekspertësh të pavarur për hetimin e zgjedhjeve
17 vende anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë emëruar një ekip të pavarur ekspertësh për të hetuar pohimet për shkelje në zgjedhjet presidenciale të gushtit në Bjellorusi. Misioni pritet të publikojë një raport brenda 6 deri 8 javësh.
18 Shtator 2020, 08:10 -
Paketa antishpifje/ Raportuesi i Asamblesë së KiE: Parlamenti të tërhiqet nga ky ligj, efekt tronditës mbi lirinë e medias! Të hartohet nga e para një nisëm e re
Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me paketën antishpifje duke kërkuar nga qeveria shqiptare të heq dorë nga ky ligj që mund të rrezikojë lirinë e shprehjes dhe kërkon rifillimin e procesit për hartimin nga e para e një nisme të re.
17 Shtator 2020, 19:25 -
-
-
-
-
Naftëtarët 4 orë protestë në Tiranë, përplasen me policinë para Ministrisë së Infrastrukturës! Balluku s'i pret në takim, protestuesit rikthen në Fier
Naftëtarët e Ballshit sollën protestën në Tiranë, ndërsa janë përplasur me policinë në përpjekje për të hyrë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës ku kërkuan takim me ministren Belinda Balluku. Pas 4 orësh proteste ata nuk u pritën nga ministra Balluku duke paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie. Edhe Rudina Hajdari në Kuvend akuzoi qeverinë edhe opozitën, ndërsa Taulant Balla tha se kjo situatë është pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë nga Berisha.
17 Shtator 2020, 11:06 -
E- albania vlerësohet botërisht/ Rama: 2.5 mln aplikime online nga 1 janari deri tani! Si mund të thuhet se nuk është lehtësuar qytetari?
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ku flitet për tre raportet OECD, OKB dhe DASH të cilët kanë vlerësuar maksimalisht e-albanian.
17 Shtator 2020, 10:20 -
-
-
'Presim zgjidhje nga kryeministri'/ Protesta e naftëtarëve të Ballshit nesër zhvendoset në Tiranë
Protesta e naftëtarëve të Ballshit do të zhvendoset ditën e nesërme në Tiranë, përpara Ministrisë së Transporteve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të nisen ditën e nesërme në Tiranë ku kërkojnë pagën e prapambetur dhe rifillimin e punës.
16 Shtator 2020, 14:59 -
Rama takim me emigrantët shqiptarë në Athinë: Heqja e ligjit të luftës hap epokën e re për zgjidhjen e çështjes së pronësisë (VIDEO)
Gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë ai u kërkon falje dhe u thotë se është përgjegjësia e palës shqiptare për vonesat në ambasadën shqiptare. Ai solli në vëmendje shërbimet online që kanë lehtësuar dhe shërbimet për emigrantët. Gjithashtu gjatë takimit Rama u shpreh se heqja e ligjit të luftës me Greqinë është e rëndësishme për të hapur një epokë të re për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.
16 Shtator 2020, 14:23 -
Atentati ndaj Preng Gjinit/ PD: Pasojë e politikës së Ramës 'hëngshin kokat me njëri-tjetrin'! Lleshaj sillet si bandit (VIDEO)
Partia Demokratike ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj sipas së cilëve kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tij.
16 Shtator 2020, 14:06 -
Investigimi/ Prej 1 muaji e gjysmë, Basha me pushime! Asnjë dalje publike (17 anëtarë të PD në terren përditë)
Janë të shumtë shqiptarët që ankohen se në kompanitë ku punojnë, pikërisht ata që kanë rroga të ulta kanë një volum pune shumë më të madh se drejtorët apo shefat e tyre. Po nëse kjo ndodh rëndom në kompani të strukturuara keq, a është normale që e njëjta të ndodhë me njeriun që pretendon të bëhet Kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit?
16 Shtator 2020, 12:53 -
-
'Nga birësimi te vrasja e babait'/ Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Kafshë politike që pata fatin ta njoh! Rrëfen marrëdhënien që ka sot me ish- kryeministrin
Në 68-vjetorin e ditës së tij të lindjes, kryeministri Edi Rama i ka bërë një mesazh të gjatë urimi, ku flet me superlativa për figurën e tij, por edhe tregon marrëdhënien që sot kanë mes njëri- tjetrit. Rama e quan "kafshë politike", që pati fatin të njihte, ndërsa rrëfen se sot kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe një komunikim miqësor.
16 Shtator 2020, 10:39 -
'Marrëveshja e detit në 2009 në Kushtetuese'/ Rama- Bakoyannis-it: S'ka pasur ndërhyrje nga Turqia! Erdogan s'është anti-grek
Nga Athina kryeministri Edi Rama tha se presidenti turk Erdogan nuk është anti- grek. Në përgjigje ndaj ish- ministres së jashtme, Bakoyannis, shefi i qeverisë sqaroi se nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
16 Shtator 2020, 09:41
