-
Rama i shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID: Duhet kujdes! Por nga e hëna ndalohen vetëm 4 aktivitete, të tjerat të gjitha hapur
Nga e hëna nuk do të ketë më fasha orari në zonat e gjelbra dhe do të hapen për gjitha aktivitetet, përveç transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese që do vijojnë të mbyllura! Këto ishin dy njoftimet e rëndësishme që tha sot kryeministri Edi Rama. Megjithatë, ai ka paralajmëruar se nëse do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, siç pati sot, do të shkohet në rimbyllje.
15 Maj 2020, 17:59 -
-
Antiligjorëve po u vjen fundi
Një histeri kolektive, e stimuluar dhe dirigjuar fatkeqësisht nga ish-pushtetarë “me kordele” dhe sot milionerë, e drejtuar nga ish-aktorë dhe aktorë të dështuar, që gjithë jetën e kanë shtyrë tek kafja e teatrit, një marrëzi njerëzore, e cila ka një prapavijë të hapur dhe të pastër politike.
15 Maj 2020, 15:02 -
-
-
Dokumenti/ Si Berisha tradhtoi Teatrin Kombëtar në 2007, e la jashtë listës së trashëgimisë kulturore, bie edhe pretendimi i Metës
Vendimi i 2007 kur në pushtet ishte Sali Berisha rrëzon kauzën e opozitës së sotme për Teatrin Kombëtar, por edhe argumentin kryesor të Presidentit Ilir Meta që depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë e dytë ditën e djeshme. Sali Berisha e braktisi teatrin duke e lënë jashtë listës, ndërsa sot akuzon kush duhet të prishet, por e kaluara e tradhton
15 Maj 2020, 12:54 -
-
Në kafe me 10 persona pa distancë e pa maskë, gjobitet dhe i hiqet patenta Lulzim Bashës! 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit! Shkelën rregullat e COVID-it
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur dhe i është hequr patenta për 3 vite nga Policia e Durrësit për shkelje të rregullave të COVID-19. E njëjta masë disiplinore, pra gjobë dhe heqje patente, është vendosur nga policia e qytetit bregdetar edhe për personat e tjerë të pranishëm në tavolinë me kreun e PD-së, mes tyre Ferdinand Xhaferri dhe Arlind Boshku nën.kryetari i PD dega Durrës. Në rast të përsëritjes, Basha rrezikon burg.
14 Maj 2020, 20:27 -
Rama 'thumbon' opozitën: Imagjino ç'do na kishte bërë COVID-19 nëse do kishim spitalet që na la PD-ja! S'e kuptoj i kanë harruar apo bëjnë sikur
Kryeministri Edi Rama risjellë në vëmendje rikonstruksionin e depos së farmaceutikëve që inspektoi disa ditë më parë, teksa nuk nguron që të "thumbojë" qeverinë e atëhershme, sot opozita.
14 Maj 2020, 20:15 -
-
Doda në Report Tv: Zgjedhorja pa opozitën sjell zjarrvënie të vendit, pasojat për Ramën! Ndryshimi i sistemit për interesa personale
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda e ka cilësuar si interes personal këmbënguljen e opozitës së re për ndryshim sistemi, me argumentin se kjo është "e keqja më e vogël" me të cilën po përballet vendi këto ditë, teksa ka pasur edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror, Doda tha se nëse Rama miraton pa opozitën Reformën Zgjedhore, të përgatitet për zjarrvënien e vendin.
14 Maj 2020, 19:20 -
-
Shërbimet online/ Rama: Dokumentin e pronës mund ta merrni me telefon nga shtëpia (Të gjitha hapat për 5 minuta)
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se tashmë dokumenti i pronës do të mund të merret pa lëvizur nga shtëpia, pra ose nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta. Kryeministri Edi Rama tha se kjo ka qenë ëndrra e tij dhe tani u bë realitet. Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u shpreh se 40 mijë qytetarë kanë marrë shërbim online në dy muajt e fundit që të gjitha sportelet ishin mbyllur për shkak të pandemisë.
14 Maj 2020, 17:20 -
-
Një muaj pas letrës së hapur për Ramën, artistët e pavarur: Asnjë përgjigje nga Ministria e Kulturës!
Artistët e Pavarur para një muaj i dërguan letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, për mbështetje financiare, pasi aktivitetet kulturore janë pezulluar. Ministrja pasi u kërkoi një data-baze për hartimin e një plani, heziton t’u përgjigjet sërisht.
14 Maj 2020, 16:35 -
Teatri ‘vija e kuqe'/ Basha protestë me artistët: Nëse e shembin të presin zjarrin e popullit në institucione e qendra tregtare! Budina: Opozita është me ne
Opozita është zotuar se do të përkrahë kauzën e artistëve, të cilët thonë se Teatri Kombëtar nuk mund të shembet, pasi është një vlerë e trashëgimisë kulturore.
14 Maj 2020, 16:02 -
-
-
-
Qeveria i kaloi Teatrin bashkisë, Meta çon vendimin në Kushtetuese: Tejkaluat kufirin! Mos provokoni, s'i harroj karagjozët që bëjnë prova force me mua
Presidenti Meta padit qeverinë në Gjykatë Kushtetuese për vendimin ndaj Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit kundërshton vendimin e qeverisë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ta shembur. Argumenti i Presidentit ishte se Teatri Kombëtar është pronë e të gjithëve dhe pikërisht për këtë arsye gëzon mbrojtje të drejtpërdrejtë nga Kushtetuta. Ai kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që ta pezullojë vendimin e qeverisë.
14 Maj 2020, 12:44 -



