-
Një muaj pas letrës së hapur për Ramën, artistët e pavarur: Asnjë përgjigje nga Ministria e Kulturës!
Artistët e Pavarur para një muaj i dërguan letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, për mbështetje financiare, pasi aktivitetet kulturore janë pezulluar. Ministrja pasi u kërkoi një data-baze për hartimin e një plani, heziton t’u përgjigjet sërisht.
14 Maj 2020, 16:35 -
Teatri ‘vija e kuqe'/ Basha protestë me artistët: Nëse e shembin të presin zjarrin e popullit në institucione e qendra tregtare! Budina: Opozita është me ne
Opozita është zotuar se do të përkrahë kauzën e artistëve, të cilët thonë se Teatri Kombëtar nuk mund të shembet, pasi është një vlerë e trashëgimisë kulturore.
14 Maj 2020, 16:02 -
-
-
-
Qeveria i kaloi Teatrin bashkisë, Meta çon vendimin në Kushtetuese: Tejkaluat kufirin! Mos provokoni, s'i harroj karagjozët që bëjnë prova force me mua
Presidenti Meta padit qeverinë në Gjykatë Kushtetuese për vendimin ndaj Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit kundërshton vendimin e qeverisë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ta shembur. Argumenti i Presidentit ishte se Teatri Kombëtar është pronë e të gjithëve dhe pikërisht për këtë arsye gëzon mbrojtje të drejtpërdrejtë nga Kushtetuta. Ai kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që ta pezullojë vendimin e qeverisë.
14 Maj 2020, 12:44 -
-
-
Mediu zbulon detaje nga Komisioni i Reformës: Ndërkombëtarët kundër listave të mbyllura, na propozuan sistemin danez! Ja për çfarë bëhet fjalë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Report Tv ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në tryezën e sotme të Reformës Zgjedhore, teksa zbuloi një nga propozimet që ka mbërritur nga ndërkombëtarët mbi ndryshimin e sistemit.
13 Maj 2020, 22:51 -
Rindërtimi/ Stefano Boeri prezanton lagjen e re në Tiranë: Kryefjalë gjelbërimi! Veliaj: Jo vetëm të prekurit nga tërmeti! Rama: Po hapet një kapitull i ri
Lagjja e re e Tiranës do të bëhet nga arkitekti italian, Stefano Boeri dhe rrjedhimisht kuptohet qartë se kryefjalë do të jetë gjelbërimi. Në prezantimin e bërë ditën e sotme në një konferencë online, Boeri ka bërë me dije se në lagjen e re 2/3 e territorit do të jetë hapësirë e gjelbër, me tarraca të gjelbra, siç është parë në shumë qytete europiane, me korsi të veçanta për biçikletat e që mund të përshkohet në këmbë për 15 minuta, pa pasur nevojë për një makinë për të lëvizur nga njëri cep në tjetrin të kësaj lagjeje.
13 Maj 2020, 19:53 -
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Panariti: Duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe BE-së
Sipas tij, të gjitha vendet e BE-së që kanë licensim të fermave të hashashit mjekësor i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organe të specializuara dhe që mund të lëvizin vetëm brenda tregut farmaceutik të saj.
13 Maj 2020, 19:15 -
-
Skulptori Agim Rada: Në Tiranë shikoj tmerre, shumë vepra arti duhet hequr!
Drejtuesi i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit në Tiranë Agim Rada rrëfen prioritetet për hapësirat publike. Sipas tij, do të hiqen të gjitha veprat që nuk i kanë rezistuar kohës. Ndërsa, në nëntor statuja e Gjergj Fishtës do të vendoset në Parkun Rinia
13 Maj 2020, 16:33 -
Biberaj 'pro' protestave: PD dhe opozita e bashkuar t’i dalin për zot popullit! Kombi është në rrezik dhe duhet shpëtuar nga Rama
Protestat, nëse duhet të nisin apo jo janë në fokus deklaratave politike të demokratëve. Ish- deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj kërkon rinisjen e protestave, si një premtim që iu është dhënë qytetarëve, për rrëzimin e kësaj qeveria.
13 Maj 2020, 16:27 -
-
-
Rama për televizionin kroat: Idetë më të mira për të ardhmen e Europës gjenden në Ballkan
"Fjala “zgjerim” është një fjalë shumë e vështirë, më e madhja dhe më e vlefshmja në Bashkimin Europian, por më shumë se kaq nuk do të doja të ankohesha për këtë sepse në fund të fundit këto janë dokumente që i përkasin arkivave, ato nuk vlejnë për punën e vërtetë".
13 Maj 2020, 12:26 -
Tre orë debat, PD: PS u tërhoq nga provokimi i Ramës, kusht qeveria kujdestare! Gjiknuri: Kryeministri gati të takohet me Bashën! Hajdari: Ngrihuni të ndryshojmë sistemin
Koha po ikën, por palët sa vjen dhe largohen akoma më shumë nga konsensusi për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e sotme u dominua nga debati pas deklaratave të Ramës dje. PD-ja tha se Gjiknuri u tërhoq nga provokimi i Ramës dhe se opozita i qëndron kushtit për qeveri kujdestare. Përfaqësuesi i PS-së theksoi se deklaratat, sipas tij, politike të Ramës nuk duhet të kthehen në sebep për të ikur nga tavolina. PD kundër depolitizimit? Bylykbashi: Në asnjë mënyrë Rama nuk do të marrë në xhepin e tij administratën zgjedhore duke emëruar militantë. E revoltuar me qëndrimin e PS-PD që nuk e çojnë në mendje ndryshimin e sistemit, Rudina Hajdari u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen.
13 Maj 2020, 10:10 -
-
-

