-
-
-
-
Shqipëria me sytë nga Dubai për naftë, Rama me furnizuesit: Bord për kontrollin e çmimit, abuzuesit humbin pikën e karburantit! Transparencë çmimi çdo ditë, krijojmë rezervë shtetërore të naftës
Rama tha se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit dhe se për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Balluku tha se nga nesër do nisin kontrolle në terren për rezervën e naftës së sigurisë që duhet të kenë furnizuesit dhe nuk ka respektuar detyrimin, do gjobitet me 50% të vlerës së sasisë së naftës që mungon.
11 Mars 2022, 09:26 -
Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Korçë! Mes turmës edhe deputetët e Berishës, përplasen me policinë! Fermerët në Lushnjë bllokojnë rrugën për disa minuta
Dy protesta u zhvilluan sot në Korçë, fillimisht studentët e Universitetit "Fan Noli", të organizuar nga Këshilli Studentor bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugë duke protestuar për rritjen e çmimit të biletave të autobusëve dhe ushqimeve të shportës. Disa orë më pas, pranë terminalit të Korçës u mblodhën dhjetëra qytetarë që tentuan të bllokojnë rrugën.
11 Mars 2022, 08:58 -
Ishte humbje e Bashës, jo e amerikanëve!
Ka një lloj ekzaltimi nga foltoristët për ta paraqitur humbjen e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit si një dështim amerikan. Kjo nisur nga fakti se ambasadorja e këtij shteti por edhe funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit u investuan hapur për ta paraqitur Bashën si preferencë e tyre.
10 Mars 2022, 21:05 -
Vendi rrezikon mungesën e karburantit në këtë situatë lufte, kompanitë e shitjes nuk kanë respektuar ligjin për rezervën 90 ditë?
Çmimet alarmante të karburanteve kanë shqetësuar qytetarët, por duket se vendi mund të përballet me një situatë edhe më të keqe sesa kjo, rrezikun e mungesës totale të tyre në treg. Sipas burimeve për Report Tv asnjë nga furnitorët e naftës nuk i ka këto rezerva dhe qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre dhe nuk i ka gjobitur, duke bërë që sot me situatën e luftës në Ukrainë, Shqipëria të rrezikojë të ketë mungesë totale të karburantit në vend.
10 Mars 2022, 20:58 -
Mero Baze: Problemi është kriza, jo hijenat e krizës
Protestat për rritjen e çmimeve të naftës dhe artikujve të tjerë, për shkak të krizës së luftës, janë diçka që pritej. Po ashtu nuk është ndonjë gjë që duhet të na irritojë, pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë organizatorë të tyre. Do të ishte marrëzi të mos e bënin.
10 Mars 2022, 20:28 -
-
-
-
-
-
Qytetarët në protestë poshtë zyrës së tij, Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës për të shmangur abuzimin me çmimin, kush nuk respekton vendimet gjobitet! Brenda 48 orëve plani i plotë
Kryeministri Rama bëri mbrëmjen e sotme publike masën e parë të ndërmarrë pas rritjes së çmimeve. Ai tha se do të ngrihet një bord qeveri-furnitorë për administrimin e karburantit, për të ndaluar abuzimin me çmimet. Nuk mbetën jashtë komenteve të kryeministrit edhe protestat që po zhvillohen që sipas tij po shfrytëzohen nga ata që kërkojnë kaos.
10 Mars 2022, 18:36 -
VIDEO/ Rritja e çmimeve, protesta në të gjithë vendin! Protestuesit në Tiranë 3 orë në rrugë, bllokuan akset kryesore të kryeqytetit! Disa të shoqëruar
Nga Shkodra në Sarandë, qytetarët u bashkuan njëzëri duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Protesta nisën në orën 17:00, ndërsa qëndresa më e gjatë ishte në Tiranë, ku protestuesit qëndruan në rrugë prej 3 orësh.
10 Mars 2022, 17:04 -
-
Basha më në fund e pranon: Humbja e 6 marsit mësim i madh! Gati të bëj çdo gjë në interesin e PD, gjithkush do të marrë përgjegjësitë, duke filluar nga unë! Duma: Të ikë si Berisha
Për Lulzim Bashën, 6 marsi ishte një mësim për Partinë Demokratike, prandaj tani më ka nisur një proces reflektimi brenda vetë demokratëve, e ku të gjithë do të marrin përgjegjësi, duke theksuar se kjo përgjegjësi do të nisë nga ai i pari.
10 Mars 2022, 10:25 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Institucionet shtetërore shpërdorojnë energjinë elektrike! Disa ministri dhe Bashkia, dritat ndezur edhe natën
Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u bënë dje thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike, institucionet shtetërore janë të parat që e shpërdorojnë. Në një vëzhgim të Report Tv disa prej ministrive i lënë dritat ndezur edhe gjatë natës.
9 Mars 2022, 22:41 -
Berisha harron që zgjedhjet i fitoi Rama!
Ka një ngazëllim të pashoq në kampin e Foltores për rezultatin zgjedhor. Me siguri këtyre ju ka humbur orientimi dhe shikojnë gishtin në vend të Hënës. E gjitha ajo që dëgjojmë është sesi bashkimi i një pjese të PD-së me LSI ja doli të tejkalonte fraksionin e Lulzim Bashës.
9 Mars 2022, 21:01 -
-
6 marsi/ Spartak Ngjela në Report Tv: Rama nxori Berishën fitues në Shkodër, janë bërë bashkë për të shkatërruar PD-në
Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit në bashkinë Shkodër, sipas avokatit Spartak Ngjela, tregoi se Edi Rama është bashkuar me Sali Berishën. Ngjela thotë në Report Tv se Partia Socialiste në Shkodër ka dal me 9 mijë vota më pak, krahasuar me zgjedhjet vendore në 2015. Ai thotë se Rama ia ka lënë vetë fitoren Berishës në Shkodër.
9 Mars 2022, 18:12



