-
-
Reforma Territoriale/ Divjaka 5 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjën: Kemi kapacitet të qëndrojmë më vete (VIDEO)
Ndër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do e ndërpresin protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit të 'Territoriales', i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.
5 Gusht, 09:24 -
-
-
4 argumente pse propozimi për shkrirjen e bashkive duhet të dëgjohet
Të gjitha këto bashki gjatë 12 vjetëve ekzistencë, nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë veten financiarisht, nuk kanë kapacitet fiskal, nuk prodhojnë dot të ardhura sepse nuk mbledhin dot taksa ngaqë kanë territor dhe numër të kufizuar banorësh.
3 Gusht, 08:28 -
Protestat kundër propozimit për hartën e re territoriale, Rama: Akt i turpshëm djegia e teserave të PS! Dokumenti i reformës është në fazën e konsultimit publik, vendos Parlamenti
Pas kundërshtimeve të shumta të hartës së re territoriale, të propozuar nga socialistët, kryeministri Edi Rama thotë se projekti është ende në fazë konsultimi, teksa shtoi se në fund do të vendosë Parlamenti. Kryebashkiakëve që kritikojnë ndarjen e re u kërkon që qëndrimet e tyre t’i bëjnë më shkrim ndërsa akt të turpshëm quan djegien e teserave në PS në disa bashki që pritet të shkrihen.
2 Gusht, 15:07 -
Reforma Territoriale/ Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër shkrirjes së bashkisë: Renditemi ndër 10 bashkitë me performancën më të mirë në Shqipëri
Kryebashkiaku thekson se argumenti zyrtar për konsolidimin territorial është se bashkitë e vogla nuk kanë kapacitet administrativ dhe financiar për të ushtruar funksionet e tyre, por, sipas tij, të dhënat për Patosin dëshmojnë të kundërtën.
2 Gusht, 14:04 -
-
Kryebashkiakja socialiste e Dimalit kundër bashkimit me Beratin dhe Poliçanin: Kemi kapacitete financiare për të vijuar funksionimin si bashki më vete
Juliana Memaj argumenton se Dimali ka ekonomi lokale, identitet historik dhe kapacitete financiare për të vijuar funksionimin si bashki më vete.
2 Gusht, 09:09 -
63 ditë protestë, qytetarët kundër reformës territoriale: Centralizim! Kërkojnë dorëheqjen e qeverisë: Ju jeni sorrat e korbat! Vendosin banderolë
Protesta shënon ditën e 63-të, ndërsa iu bashkuan edhe disa protestues nga diaspora. Pavarësisht kundërshtimeve për ‘Territorialen’, vëmendja nuk u largua nga kërkesa e vazhdueshme për dorëheqjen e qeverisë dhe anulimit të ligjeve për investimet strategjike dhe ndryshimeve në zonat e mbrojtura.
1 Gusht, 20:11 -
-
-
Protesta në ditën e 62-të, protestuesit: Nuk tërhiqemi deri në dorëheqjen e Edi Ramës! Reforma Territoriale synon shpopullimin e vendit
Protesta qytetare para Kryeministrisë në Tiranë ka hyrë në ditën e 62-të, ndërsa aktivistët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
31 Korrik, 21:15 -
-
-
-
Reforma Territoriale, deputeti Elezi shpjegon draftin e PS në Report TV : Shërbimet nuk largohen nga qytetarët, po krijojmë bashki më të forta për Shqipërinë në BE
Sipas Elezit, reforma nuk lidhet me një kërkesë të Bashkimit Europian, por me nevojën që pushteti vendor të jetë më i përgatitur për të zbatuar legjislacionin europian dhe për të përthithur fondet që do të jenë në dispozicion pas anëtarësimit.
31 Korrik, 19:52 -
-
Reforma Territoriale, Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri, jo vetëm kryetarët e bashkive
Në një reagim në rrjetet sociale të premten, Braçe u ndal te Poliçani, Divjaka dhe Libohova, tre bashki që sipas draftit të socialistëve parashikohen të shkrihen, duke kujtuar lidhjen e tij me këto zona dhe duke theksuar se secila prej tyre ka historinë, identitetin dhe zhvillimin e saj.
31 Korrik, 17:30 -
-
Reforma Territoriale, kryebashkiaku socialist Hide kundër bashkimit të Libohovës me Gjirokastrën: S'do jem pjesë e asnjë takimi ku nuk mbrohen të drejtat e qytetarëve
Sipas projektligjit të depozituar nga mazhoranca socialiste, Bashkia e Libohovës është një nga 15 njësitë vendore që propozohet të humbasin statusin si bashki, duke u bashkuar me Bashkinë Gjirokastër.
31 Korrik, 14:28