-
Bojkoti/ Avokatët në Repolitix: Reforma territoriale të ecë paralelisht me hartën e re gjyqësore! Nuk jemi zgjatim i pushtetit gjyqësor, por pjesë përbërëse
Avokati Edmond Petraj thotë se pjesa e Reformës Territoriale, duhet të ecë paralelisht me pjesën e hartës së re gjyqësore. Sipas tij kjo situatë duhet të rregullohet dhe procesi të stopohet derisa të reflektohen të gjitha problematikat dhe defektet e hasura.
29 Qershor 2022, 22:24 -
Reforma Territoriale, caktohen ekspertët teknik! Mziu: Të mos shkojmë te shpikja e rrotës, të marrim eksperiencë nga vendet e rajonit
Opozita dhe mazhoranca janë mbledhur në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ku janë caktuar emrat e ekspertëve teknik. Ndër të tjera, Xhelal Mziu ka dhënë propozimin e tij që të merret eksperiencë nga vendet e rajonit.
29 Qershor 2022, 10:26 -
Reforma Territoriale, Xhixho: Nuk jemi për reduktim të numrit të bashkive! Meta do të sjellë një opozitë të fortë pas 25 korrikut
Pjesë e Komisionit për ‘Reformën Administrativo-Territoriale’, deputetja Erisa Xhixho thotë se reforma nuk duhet të kryhet për hir të faktit se duhet pasur një reformë, por duhet një reformë e cila sjelle zgjidhje të shpejta për problematikat e qytetarëve. Xhixho pohoi se nuk është për ulje të numrit të bashkive, por kjo do të vendoset pas një analize me qytetarët e grupet e interesit.
28 Qershor 2022, 18:13 -
Veliaj nga Dajti: Opozita në situatë qesharake, njerëzit besojnë vetëm te Partia Socialiste
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Dajti, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike, u shpreh se reforma territoriale, e cila mishërohet më së miri në zonat përqark, dëshmon sot se ishte një vendim i suksesshëm. Kjo pasi, siç tha ai, bashkimi bëri të mundur që, investime të cilat, një ish-komune do duheshin dekada për t’i realizuar vetë, sot kanë prekur çdo njësi, duke përmirësuar cilësinë e jetës për banorët, por duke i dhënë edhe më shumë vlerë pronës.
25 Qershor 2022, 15:58 -
'Territorialja'/ Bejko: Rama kërkon të ulë numrin e bashkive në 34! I akuzon për falimentim që t'i ‘zhdukë’! Krashi: Ndarja aktuale ka shumë probleme
Maxhoranca ka si qëllim të reduktojë numrin e bashkive në vendin tonë dhe kjo sipas sekretarit për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, tregohet qartë nga takimi i fundit i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët.
21 Qershor 2022, 18:15 -
Mero Baze: A ka një objektiv reforma territoriale?
Komisioni i Reformës Territoriale, i cili është mbledhur formalisht, ngjan se është një formalitet pa një objektiv të qarte. I vetmi objektiv i munguar politik i tij, ka qenë mospërfshirja e Partisë Demokratike në vitin 2015 në Komision, për shkak të vendimit të saj për bojkot. Tani në vend të PD janë tre opozita të tjera, të cilat kanë në radhë të parë objektiva kundër njëra- tjetrës, pastaj kundër Reformës Territoriale.
18 Qershor 2022, 19:39 -
Reforma territoriale, Pampuri: Prioritet për PD-në shtimi i numrit të bashkive, më shumë shërbim për qytetarët
Për Pampurin, prioritet për PD-në është shtimi i numrit të bashkive. Kjo sipas deputetes demokrate, do të sjellë më shumë shërbime dhe akses për qytetarët, duke qenë më pranë tyre. E pyetur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Pampuri tha se PD ka nevojë emergjente që të bashkohet, pasi vetëm të bashkuar do të mund që të sjellin këtë parti në pushtet
16 Qershor 2022, 13:53 -
Konstituohet komisioni për Reformën Territoriale dhe miratohet sekretariati! Çupi: Duhet t'i rikthehemi në themel, ajo e vitit 2014 ka dështuar
Opozita dhe mazhoranca janë ulur në një tryezë për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e sotme, është konstituar komisioni për Reformën Territoriale dhe është miratuar sekretariati.
15 Qershor 2022, 11:49 -
Reforma territoriale, Alibeaj: PD nuk është ndarë! Fokusi duhet të jetë individi
14 Qershor 2022, 17:20 -
Reforma Territoriale/ Xhaferraj: Qytetarët na kërkojnë që të rritet numri i Bashkive
14 Qershor 2022, 16:47 -
Reforma Territoriale/ Alibeaj mbledh Grupin, të pranishëm 16 deputetë: Jemi të bashkuar! Në korrik propozojmë hartën e re
Në fund të muajit korrik, Alibeaj ka bërë me dije se PD do të dalë me një propozim konkret për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë. Ndërkohë gjatë muajit qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale.
14 Qershor 2022, 16:06 -
Harta e re gjyqësore, juristja Gjikondi në Report TV: Gjykatat do të kenë më shumë ngarkesë! Harta nuk është mirëmenduar
Juristja Brizida Gjikondi ka folur në Report Tv, në emsionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu për hartën e re gjyqësore e cila përcakton 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin, propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
14 Qershor 2022, 13:53 -
-
-
Nuk mori pjesë në Kuvend, Pampuri: Kim nuk më ushtroi presion! Kryetari i ri? Me Berishën s'ka garë të hapur! PD s'mund të dalë kundër SHBA
Partia Demokratike ka mësuar nga gabimet e sëshkuarës dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu shprehet deputetja demokrate Oriola Pampuri në Report Tv. Deputetja tha se nuk mund të bojkotojnë këto nisma të rëndësishme, pasi historia ka treguar që kur nuk merr pjesë nuk respektohesh nga ‘kundërshtarët’.
4 Maj 2022, 18:20 -
Noka e akuzoi se ideoi marrëveshjen ‘Rama- Basha’ për përçarjen e PD-së, përgjigjet Alibeaj: Sajesë e ulët, nuk kam lidhje me atë dokument
Anëtari i Rithemelimit Falmur Noka pretendon se ka një dokument ku Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë nënshkruar një marrëveshje për përçarjen e PD-së. Në televizionin e familjes Berisha, Noka tha se Enklelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi janë tre ideatorët e marrëveshjes. Menjëherë ka ardhur përgjigja e Enkelejd Alibeajt, i cili thotë se kjo është një sajesë e ulët dhe nuk kanë asnjë lidhje me atë dokument.
2 Maj 2022, 22:50 -
Reforma territoriale, eksperti në Report Tv: Ajo e 2014 ishte bashkëkohore, por jo funksionale, nuk arriti misionin! Shqipëria mos të ndahet në më shumë se 90 njësi vendore
Për ekspertin e qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, reforma territoriale e 2014 ishte bashkëkohore, por jo përfaqësuese për interesant e qytetarëve dhe nuk përmbushi misionin.
18 Shkurt 2022, 13:28 -
Reforma territoriale model zhvillimi kombëtar, jo nevojë elektorale!
Duhet të theksojmë se, për shkak të nevojave dhe sfidave të reja, edhe vendet me një eksperiencë të gjatë republikane e demokratike e kanë sfidë reformën territoriale. Kjo lidhet me faktin, se shumë prej tyre i kanë bërë kushtetutat e tyre menjëherë pas Luftës II Botërore, kur ishin realitete të tjera ekonomike, politike, sociale, zhvillimi urban dhe infrastrukturor!
17 Shkurt 2022, 14:55 -
Reforma Territoriale, anëtari i grupit të punës së PD në 'Repolitix': Harta e re ende në diskutim, nga 61 duam 90 bashki! Vendi të ndahet në 6 rajone
Përparim Çaça, pjesë e grupit të punës së PD për Reformën Territoriale, deklaroi në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, se po projektohet që nga 61 bashki, të shkojnë në 90 të tilla. Sipas tij, duhet të kemi një përfaqësim më të madh dhe sa më të efektshëm në shërbim të qytetarëve.
15 Shkurt 2022, 22:35 -
-
PD tryezë për Reformën Territoriale! Basha: Nevojë urgjente! Ndarja aktuale e dështuar, duhet dencetralizim real e pavarësi financiare për pushtetin vendor! Bejko: Nisim konsultimet në 12 qarqe
Partia Demokratike nis takimet me ekspertë dhe qytetarët për të diskutuar lidhur me reformën territoriale, konsultime që do të zhvillohen në 12 qarqet e vendit. Kryetari i demokrat Lulzim Basha, por edhe kreu i grupit të punës Roland Bejko u shprehën se kjo reformë duhet rishikuar në mënyrë urgjente. Kryedemokrati shtoi se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.
15 Shkurt 2022, 17:22
