SHKODER- Afro 100 shtetas shqiptarë, kryesisht punonjës të sektorit të ndërtimit në Mal të Zi janë kthyer nga policia e kufirit dhe migracionit e shtetit malazez.
Pavarësisht se ka qenë një dite normale si gjithë të tjerat, policia malazeze u ka kërkuar shqiptarëve kontratën e punës si një shumë të hollash që varion nga 50 deri në 150 euro si garanci kalimi.
Situata e pazakonta ka shkaktuar jo pak kaos pranë pikës kufitare të Muriqanit ndërsa personat që janë kthyer në kufi, janë detyruar të marrin sasinë e eurove nga të afërmit për të kaluar. Pasi kanë kaluar, ato kanë dhënë të dhënat edhe për punën që ushtrojnë në shtetin fqinj dhe ku janë të punësuar.
Normaliteti është rikthyer vetëm pas orës 09-00 në doganën e Muriqanit.
Burime nga policia malazeze bëjnë të ditur se shkak I kësaj situate është bërë një aksion I inspektoratit të punës në Mal të Zi kjo duke u nisur edhe nga numri i lartë I punëtorëve shqiptarë që shkojnë për të punuar në vendin fqinj.
Shumica e shtetasve shqiptarë nuk kanë një kontratë të rregullt, pasi punojnë me sezone në Mal të Zi, kryesisht në të zezë por paratë që marrim në muaj janë 400 deri në 550 euro, ç’ka i bie që për pjesën më të madhe të tyre të jenë të mjaftueshme për mbajtjen e familjeve.
Punëtoret janë kryesisht nga fshatrat e njësisë Ana e Malit si dhe nga Postriba.
Nga ana tjetër policia shqiptare bën të ditur se kërkimi I garancisë nga policia malazeze ka nisur prej disa ditësh ndërsa më përpara nuk kishte ekzistuar.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com