'100 vjet - Triumfi i Legjitimitetit së Votës së Lirë', LZHK organizon konferencë, Spahiu: 24 Dhjetori 1924 të vendoset në kalendarin e ditëve të shënuara

'100 vjet - Triumfi i Legjitimitetit së Votës së Lirë', LZHK organizon konferencë, Spahiu: 24 Dhjetori 1924 të vendoset në kalendarin e ditëve të shënuara

Ekrem Spahiu, Dashamir Shehi dhe Rei Shehu

Dita e sotme shënon 100 vjetorin e ‘Triumfit të Legalitetit’, apo siç quhet ndryshe, ‘Triumfit të Legjitimitetit të Votës së Lirë’.

Lidhur me këtë ngjarje historike, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) me bashkëkryetar z.Dashamir Shehi dhe z.Ekrem Spahiu, kanë zhvilluar një konferencë për media, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori për Shtyp i LZHK-së, z.Rei Shehu.

Spahiu tha gjatë fjalës së tij se kjo “ditë duhet të jetë një reflektim i ndërgjegjes dhe i vullnetit politik të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, për të njohur zyrtarisht arritjen e 100 viteve më parë të rikthimit të legjitimitetit në Shqipëri”.

Duke kujtuar se edhe sot ekzistojnë problematika të shumta lidhur me votën e lirë, z.Spahiu tha se duhen bërë përpjekje të shtuara, që institucioni i votës të ngrihet aty ku e ka vendin.

Ai shtoi se është në dinjitetin e Institucioneve që datën 24 Dhjetor 1924 ta vendosë në kalendarin e ditëve të shënuara të kombit dhe shtetit shqiptar, pasi sipas tij, kësaj date historike përgjatë viteve i është bërë një mohim i padrejtë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit