105-vjetori i Pavarësisë,Historianët:
Pavarësia është temë e pastudiuar

105-vjetori i Pavarësisë,Historianët:<br />Pavarësia është temë e pastudiuar<br>
Studimi i historisë së Pavarësisë edhe pse kanë kaluar 105 vjet nga shpallja e saj mbetet një temë e pastudiuar. Historianët e njohur trajtuan këtë hënë në një konferencë shkencore çështjet më të mprehta që do të çojnë në zgjerimin e studimeve për ngjarjen e madhe historike .

105-vjetori i Pavarësisë është përkujtuar më një konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave të mbajtur nga Instituti i Historisë.

Historiania e njohur Ledia Dushku shprehet se studimi i historisë së Pavarësisë mbetet ende një temë e hapur.

“Ishte një konferencë e mirëfilltë shkencore, në të cilën studiuesit e Institutit të Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, paraqitën arritjet e tyre më të fundit të historishkruarjes.

Dua ta theksoj se historishkruarja është një proces aspak fundor, ne përditë në gjithëkohësi, me materialet që kemi në dorë, rishkruajmë historinë dhe mendojmë që në këtë 105-vjetor të paraqesim publikut shqiptar, rretheve akademike shqiptare, dhe më gjerë arritjet më të fundit tonat”, shpjegon historiania e njohur Ledia Dushku.
, shpjegon historiania e njohur Ledia Dushku.

Vetëm dy vjet pas shpalljes së Pavarësisë, në mënyrë paradoksale u copëtuan kufijtë e Shqipërisë.

“Duke bërë analizimin e faktorëve të jashtëm, fuqive të huaja që ishin pushtuese në Shqipëri, dhe rrethanat në të cilat u zhvillua nacionalizmi, u përpoqa të analizojë shkaqet e krizës, ngjalljes dhe shpresës që pësoj nacionalizmi në dekadën e parë pas pavarsisë” tregon historiani Beqir Meta.

“Paraqita raportet midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në periudhën mbas vitit 1912, deri në atë kohë viset shqiptare në kuadër të perandorisë osmane, kanë pasur një lëvizje kombëtare që nga Lidhja e Prizerenit deri në vazhdim dhe kryengritja e vitit 1912.

Në Vlorë kanë qenë gjithashtu bashkarisht, por me vendimet e Konferencës së Londrës u shkëputën nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera,”
tregon historiani Marenglen Verli.

Gjatë konferencës për 28 nëntorin e 1912-ës është përshkruar rrugëtimi i shtetit të pavarur shqiptar që nga krijimi drejt integrimit evropian.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë