Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Sot 11 vite më pas, Lulzim Basha ka përkujtuar atë ditë, duke nënvizuar se liberalizimi i vizave përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.
Duke ju referuar Kuvendit të 18 dhjetorit, Basha thotë se, ‘detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.’
‘Në 15 dhjetor 2010 demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit. Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.
Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.’- nënvizon Basha.
Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, vendim që hyri në fuqi me 15 dhjetor. Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në 27 vendet e zonës Shengen. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët e Shqipërisë. Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, udhëtoi drejt Romës me disa të rinj, për të prekur akoma më shumë magjinë e lirisë në një vend fqinj, që për shkak të vizave për 20 vitet e fundit kishte qenë kaq afër dhe larg.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.2%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj ‘thumbon’ grupin e Bardhit pas bashkimit me Berishën: Qëndrimet nuk ndryshojnë me stinët, kërkoni karrige si parazitë! Ja çfarë më ndau nga Basha
17 Shtator, 14:23
-
Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet, që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp! Ka marr peng PD, po minon opozitën dhe po i shërben Ramës
16 Shtator, 15:24
-
Basha për BBC: Bashkimi i votave për mbylljen e listave tregues i një klase politike që i kundërvihet interesave të shoqërisë
14 Shtator, 16:52
-
'Berisha dhe Rama bashkëqeverisin politikisht', Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave, i ftuar kushdo
13 Shtator, 18:28
-
Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live' sfidon Berishën dhe opozitën: Keni ju kulla apo unë? Keni ju makina të shtrenjta apo unë? Nuk kompleksohemi dot
13 Shtator, 18:13
-
23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik
11 Shtator, 08:43
-
Ilir Yzeiri: 'Lulzim Basha- personaliteti i madh kombëtar e ndërkombëtar' dhe injoranca funksionale e gazetarit të BBC-së
10 Shtator, 17:35
-
Apeli i dha Berishës vulën e PD, Gjykata e Lartë s’pranon kërkesën e Bashës për pezullimin e vendimit
10 Shtator, 13:37
-
Asambleja e PS, Opozita: I vetmi që nuk ndryshon është Rama! Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997! Teatër i shëmtuar që riciklon veten
8 Shtator, 14:26
-
Zgjedhjet, Basha gati partinë e re: Do kemi ekip me kandidatë me lista të hapura! Te grupimi i Berishës, të gjithë për karrige! Në KiE s'më kanë zëvendësuar me Vokshin
5 Shtator, 17:37
-
Namir Lapardhaja: Pasi e shkatërruan PD me justifikimin ‘Basha shiti zgjedhjet’, tani po bëjnë gati humbjen me motivin ‘Rama do na vjedh zgjedhjet’
5 Shtator, 12:35
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator, 17:49