115 zyrtarë niveleve të ndryshme janë kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë vitit 2019, për fshehje pasurie, deklarim të rremë, mosjustifikim dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë. Ndërkaq, 54 zyrtarë të niveleve të ndryshme kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë vitit 2019. Këta të fundit, të cilat kanë sfiduar ligjin, janë ndëshkuar me gjobë nga ILDKP. Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të ILDKP për vitin 2019. Raporti do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili do të miratojë edhe një rezolutë për veprimtarinë e institucionit të kontrollit të pasurive të pushtetarëve, shoqëruar me disa detyra për vitin 2020.

Ndërkaq, që në viti 2014, Inspektorati i Lartë, ka referuar pranë Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit, dosjet për 430 zyrtarë, duke përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të, kryetarë bashkie, gjyqtarë, drejtorë drejtorie etj. 430 zyrtarë në total për 6 vite janë kallëzuar për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë, pastrim parash etj. Nga ana tjetër, bilanci i ndëshkimit është qesharak. Vetëm një gjyqtar dhe një ish-deputet janë dënuar për fshehje pasurie.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, janë ndëshkuar në total me gjobë për refuzim për deklarimin e pasurisë, 1.726 zyrtarë. “Për t’u theksuar është fakti se të gjitha masat administrative të vendosura nga Inspektorati i Lartë janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative, me përjashtim të një numri të pakonsiderueshëm, për të cilat gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre”, thuhet në raportin e ILKPKI. Gjatë vitit 2019, Inspektorati i Lartë, ka administruar 3.868 deklarata pasurie. Vitet e tjera janë administruar deri në 7 mijë deklarata, por me ndryshimet në ligjin për pasuritë, numri i zyrtarëve që janë duhet të deklarojnë pasurinë, është përgjysmuar.

Raporti i veprimtarise se ILDKP per 2019