118 shqiptarët “kriminelë lufte” që u
ndalohej hyrja në Shqipëri në 1991
Lista kryesohej nga Leka Zogu, i shpallur kriminel lufte edhe pse ishte vetëm 5 vjeç kur mbaroi lufta… Dokumenti përfshinte edhe shumë persona që atëkohë kishin vdekur…
Lista kryesohej nga Leka Zogu, i shpallur kriminel lufte edhe pse ishte vetëm 5 vjeç kur mbaroi lufta… Dokumenti përfshinte edhe shumë persona që atëkohë kishin vdekur…
Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë.
Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona.
Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.
Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Publik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj.
Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me "kriminelë" ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun.
Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për "trashëgiminë" e "kriminelëve". Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë "kriminel". Ky dokument me fjalinë shoqëruese "Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959", nuk njihet deri sot.
Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t'i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.
Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Lista nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luli lë nam, tallet me tropojanët, ja si u drejtohet
18 Prill 2021, 19:23
-
Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon
12 Prill 2021, 15:54
-
‘Me Edi Ramën, pa të cilin Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë’, kryeministri nxjerr videon e Bashës: Ka fol tamam
10 Mars 2021, 08:21
-
14 gafat epike të Lulzim Bashës, nga ‘perlat’ matematikore 6 në 4 biznese me humbje, lëmshi me datat historike, ‘ta bëjmë ditën natë’ tek çmimi i dritave me ‘litra’
6 Mars 2021, 21:32
-
Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura
8 Dhjetor 2020, 15:52
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47
-
PD gafë me takimin e Bashës! Kreu i PD lëviz buzët, por zëri është i një gruaje! Fuga: Normal se s'i zihet besë Lulit
12 Nëntor 2020, 16:27
-
Basha s'i ndahet gafave, ngatërron datën e zgjedhjeve: 25 qershori data e çlirimit plagëve
2 Nëntor 2020, 22:04
-
Balla thirrje kreut të PD: Je i paaftë, vendi në betejë prej 8 muajsh me panikun që përhapin politikanët e së keqes Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi
31 Tetor 2020, 16:43
-
'Gafa' e Kryemadhit për 'Sami Frashërin', Veliaj i 'përvishet': Mona GËNJEU paturpësisht, duke e çuar shkollën në Paskuqan! Do mbetet barcaletë e shëmtuar
27 Tetor 2020, 19:28
-
'11 X 2 = 24', Rama ironizon Pampurin: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule (VIDEO)
26 Tetor 2020, 14:48