TIRANE-Një i mitur është larguar nga Shtëpia e Fëmijës diten e enjte. 12-vjeccari me inicialet O.M kishte shkuar pranë Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli në datën 29 mars.

Ai i përkiste komuniteti rom dhe ka qenë një organizatë e cila e ka cuar atë për të jetuar në Shtëpinë e Fëmijës, pasi familja nuk mund ta mbante dot. Por pasi ka qëndruar vetëm një ditë në Shtëpinë e Fëmijës, 12-vjecari ka vendosur të largohet, duke mos u thënë asgjë punonjësve.

Ka qenë vetë edukatoret e shtëpisë së fëmijës, të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij. I mituri ka shfrytëzuar orarin kur fëmijët dalin jashtë shtëpisë për t'u larguar.

“Më datë 30.03.2017, shtetësia A.M, vjeç 28, banuese në Tiranë, punonjëse sociale, kallëzon se, nga shtëpia e fëmijës i është larguar me dëshirën e tij, shtetasi i mitur O.M, vjeç 12, i komunitetit rom, të cilin e kishte sjellë më datë 29.03.2017, një organizatë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë’, njofton Policia e Tiranës.

Shtëpia e Fëmijës: E mori nëna
Por burime nga Shtëpia e Fëmijës, konfirmojnë se fëmija nuk është larguar vetë, por ka qenë nëna ajo që e ka marrë pa leje nga autoritetet e Shtëpisë së Fëmijës. Nëna e komunitetit rom e ka pritur tek oborri dhe e ka marrë fëmijën. Të njëjtat burime konfirmojnë se policia ka nisur një procedim penal për nënë e fëmijës 12-vjecar.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com