Kreu i ALUIZNI-it Artan Lame u ka kërkuar banorëve të pallateve të pahipotekuar t’u bëjnë presion ndërtuesve për të legalizuar shtesat pa leje, për të bërë të mundur pajisjen e këtyre objekteve me certifikata pronësie.
Aktualisht numërohen më shumë se 1300 pallate të braktisura nga ndërtuesit, ndërkohë që nga verifikimet në terren numri i tyre vazhdon të shtohet.
Lame i ftoi banorët të paraqiten në zyrat e ALUIZNI-t për të regjistruar pallatet e për të marrë certifikatat e pronësisë.
“Qytetarët në këtë rast kanë vetëm dy detyrime. E para, me durim të plotësojnë dokumentet kur iu kërkohet nga punonjësit tanë, e dyta, të vijnë të trokasin e të thonë që është edhe një pallat sepse jo të gjitha janë deklaruar dhe nëse mund të shtoja diçka të tretë: T’iu bëjnë presion sa është e mundur ndërtuesve. T’iu thonë “shko tani, shteti i hapi të gjitha mundësitë që objekti të legalizohet shko dhe apliko dhe ndiq procedurat që të kërkon drejtoria përkatëse.” Kaq kërkojmë nga qytetarët, pjesa tjetër vazhdon të ndiqet nga institucioni jonë”, tha Lame.
Lame ftoi gjithashtu qytetarët të mos bëhen pre e mashtruesve e sekserëve të cilët u paraqiten si punonjës të ALUIZNI-t e kërkojnë të përfitojnë prej tyre. Ai ju referua tre rasteve kur mashtrues u kanë marrë para banorëve në këmbim të legalizimit të objekteve.
“Në shumë raste pranë drejtorive tona rajonale janë vënë re individë që përpiqen të përfitojnë nga hallet e njerëzve duke bërë rolin e sekserit. Janë identifikuar sekserë dhe spekulantë, përfitues a kaparues e lloj-lloj ndërmjetësish të tjerë, të qenë a të paqenë që mblidhen si mizat në mjaltë. Ju bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre personave, të mos i jepen ngasjes që nëpërmjet parave nënë dorë të shpresojnë se mund të zgjidhin punë. Mos u zini personave që u paraqiten në shtëpi pa qenë të pajisur me dokumentin përkatës të identifikimit të punonjësit të ALUIZNI-t”, tha Lame.
Numri i objekteve të legalizuara në fund të marsit pritet të arrijë në 120 mijë në rang republike, ndërkohë që do vazhdohet me rreth 5 mijë legalizime në muaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO