14 vite nga 21 janari, homazhe për Ziver Veizin, mbesa: Nuk gjejmë qetësi derisa të vendoset drejtësia! Protestuesi Shkëlqim Guçe: Dolëm kundër korrupsionit atë ditë dhe u përgjak

 

14 vite pas ngjarjes së 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, ende edhe sot familjarët e Ziver Veizit kërkojnë vendosjen e drejtësisë ndaj personave që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë.

'Jemi mbledhur sot për të përkujtuar xhaxhain tonë. Ne nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend. Ka 14 vjet që ka ndodhur ajo vrasje tragjike. Ku të gjithë ekzekutorët e atij krimi shtetëror nuk janë dënuar. Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse nga organet kompetente, nga SPAK të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të Gjykatës së Lartë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për 4 viktimat e 21 janarit', shprehet për mediat mbesa e Ziver Veizit.

Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në varrezat e fshatit Zenelaj, të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe miq të të ndjerit.

'21 janari, shteti i asaj kohe e ktheu në luftë kundër popullit të tij. Ne ishim shumë në atë kohë duke protestuar kundër korrupsionit, kontrabandën, drejtësinë. Kishim kohë, por ajo ditë u përgjak dhe si të tillë u kthye mangët. U vranë shokët tanë, Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. 4 dëshmorë. Shumë të tjerë u plagosën. Jemi të shqetësuar se paqja nuk ka gjetur vendin e vet. Do vazhdojmë ti përkujtojmë edhe kur të jetë vënë e drejta. Qofshin të paharruar shokët tanë të asaj dite', thotë Shkëlqim Guçe, një nga protestuesit e asaj kohe.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 14 vite nga vrasjet e 21 janarit! Familjarët: Ekzekutorët e krimit shtetëror s'janë dënuar ende! Lule dhe në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në hotelin në Turqi, dyshime se erdhi nga restoranti, pushuesit lidhën çarçafët tek dritaret për të shpëtuar

Zjarri në hotelin në Turqi, dyshime se erdhi nga restoranti, pushuesit lidhën çarçafët tek dritaret për të shpëtuar