180 kg kokainë nga Amerika Latine, grekët kërkojnë ekstradimin e Lamajt që vrau dy biznesmenë në Laç, Tirana: Silleni dosjen këtu

Drejtësia greke kërkon ekstradimin e Eduart Lamajt, njohur edhe si Leando Lamaj, pasi akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Latine. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi që solli 180 kg kokainë nga Amerika Latine të kapur në portin e Pireut. Kërkesa për ekstradimin konfirmohet për Report Tv nga sektori i marrëdhënieve me jashtë në prokurorinë e përgjithshme.

Por ekstradimi i tij në Greqi nuk pritet që të realizohet. Institucionet shqiptare i kanë kërkuar drejtësisë greke që të transferojë procedimin penal në Shqipëri për shkak se Lamaj është i akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. Pritet që grekët ta transferojnë dosjen brenda shtatorit në Shqipëri. Lamaj në Shqipëri akuzohet për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj.

Por kush është Eduart Lamaj? Problemet e tij me drejtësinë nisën kur ai ishte 20 vjeç nën operacionin “Nata me Hënë” më 9 shkurt 2010 do të arrestohej me një arsenal armësh të denjë për repart ushtarak, eksploziv, armë të rënda dhe me qindra fishekë. Por pasi ja hodhi me pak muaj në qeli me një vendim të drejtësisë, ai u arratis në Francë nga ku katër vite më pas në 2014 do të deportohej.

Ai duhej të përfundonte në qeli, por tokën shqiptare do ta shkelte me një plan arratisje ku tre persona u hutuan me biseda e debat policët e Rinasit dhe Leandro Lamaj u arratis për t'u kapur vetëm pas 6 vitesh, por këtë herë si i dyshuar për dy vrasje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albatros: 31/08/2020 12:03

    Kush i ha keto perralla. Ose nxirrni zyrtaret qe kane gatuar corben ose mos e shkruani fare kete lajm

    Përgjigju
  • daku: 31/08/2020 11:55

    qenka spiun i grekut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë