TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga burgu dy mjekët që mjekuan Viktor Lamaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Laç në 30 maj. Trupa gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në "detyrim paraqitje në policinë gjyqësore " për dy bluzat e bardha Viktor Marku dhe Besim Lama.
Burimet bëjnë me dije, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit. Një gjë e tillë, do t'i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Ndërkohë, më herët Marku është shprehur se ka qenë i detyruar që të ndërhynte pasi gjendja shëndetësore e Lamajt ishte e rëndë, e ndërsa Lama ka deklaruar se nuk ka ndërhyrë, pasi nuk është specialist i fushës.
‘Isha i detyruar të ndërhyja menjëherë në operacion, pasi ai rrezikonte të humbiste jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi’, ka thënë me hërët Marku.
‘Unë jam endokronolog. Nuk jam i specializuar për ndërhyrje. Më kërkuan ndihmë, ku ta çonin për operacion, u sugjerova klinikën private në Qytet Studenti’, ka deklaruar Lame.
Eduart Lamaj, mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama
Mjekët u arrestuan nga policia, pasi kishin pranuar që të mjekonin Eduart Lamaj kundrejt një shume parash prej 10 mijë euro në spitalin privat "Amavita". Lamaj kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë për shkak të plumbit që kishte marrë në këmbë, pas plumbave të marra nga Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Sipas dëshmisë së Lamajt, ai ku kishte qëllim që të vriste Gjergjin dhe Likën, por që të sulmonte hotelin, për shkak se pronari i saj i kishte lekë borxh pas prishjes së pazareve të drogës. Për këtë ngjarje aktualisht në burg ndodhet Eduart Lamaj, Ilir Xhepaj, një njeri me të shkruar kriminale, teksa në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.2%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Terrorizuan Shkodrën duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet Viktor Marku e 2 kushërinjtë e tij! Në 2020 u prangos për vrasjen e Hekuran Billës, por u la i lirë
3 Gusht, 09:21
-
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn, 33 vite për bashkëpunëtorin
11 Tetor 2023, 16:14
-
Rrëfimi i bujshëm i vrasësit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit: Biseda ime e fundit me Ervis Martinajn
13 Dhjetor 2022, 19:15
-
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Gjykata e Kurbinit dënon me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj dhe 33 vite burg për Ilir Xhepajn
18 Tetor 2022, 15:49
-
Vrasja e Hekuran Billës, lirohen nga qelia Sebastian Mali dhe Viktor Marku! Asnjë i dënuar për atentatin e bujshëm tek 'Komuna Parisit'
27 Shtator 2021, 14:32
-
Vrasja e dy biznesmeve në Laç në maj të 2020, gjykata rikthen çështjen për plotësim hetimesh
21 Qershor 2021, 11:08
-
I dënuar me 25 vite burg për vrasje, i bëhet atentat 60-vjeçarit në Mamurras, djali i tij bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenëve në Laç! Qëllohet me 3 plumba pas varrimit të së motrës
28 Janar 2021, 14:11
-
Vrasja e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Laç, Prokuroria mbyll hetimet! Si tentuan njerëzit e Eduard Lamajt të pajtohen me familjen e biznesmenit
27 Janar 2021, 18:16
-
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, prokuroria përfundon hetimet
30 Dhjetor 2020, 16:01
-
180 kg kokainë nga Amerika Latine, grekët kërkojnë ekstradimin e Lamajt që vrau dy biznesmenë në Laç, Tirana: Silleni dosjen këtu
31 Gusht 2020, 11:26
-
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, Apeli rikthen në burg Kreshnik Tushën: Nuk bashkëpunon me drejtësinë
7 Gusht 2020, 10:06
-
Vrasja e biznesmenit Billa/ Arrestohet personi i katërt, transportoi me makinë Viktor Markun! I njëjti autor që qëlloi drejt kushëririt të deputetit të PS
30 Qershor 2020, 15:57
Po shum mire o bab se kshu qarkullo ene leku , ai ka marr lek me vra ate, I ka dhan lek doktorave per tu mjeku, doktori I ka dhan lek gjykatesit mu liru, eee muhabet I gjate mer daj po ju vazhdoni me maska se ne rregull jeni
PërgjigjuHahahhaha e bukur, je I madh
Liroi shoku Ridvan liroi te gjithe perpara se te shkarkoje vetingu. Mos lini asnje kriminel brenda. Mbase zoti te sjell ndonje hal, te tille ne familjen tende dhe te shohim si do ndihesh. Turp
Përgjigju