TIRANE-Gjobitën shoqen e klasës me kushtin që çdo ditë tu blinte cigare pasi në të kundërt do t’i publikonin fotot intime në Facebook, dënohet me 2.6 vite burg E.Rrushi dhe E.Ramaj, dy të rinj të nxënës të një shkolle fillore në Sauk.
 
Vendimi është dhënë nga Krimet e Rënda dhe lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, ndërsa ata nuk do të qëndrojnë në burg pasi gjykata ka vendosur të ndjekin mësimet me kushtin e paraqitjes çdo javë pranë shërbimit të provës.
 
Kjo histori e ka zanafillën 2 vite më parë në vitin 2015 ndërsa ata u denoncuan në polici nga shoqja e tyre e cila prej 4 muaj ishte nën presionin e shokëve të klasës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com