2 minuset e prokurorisë për lidhjen e Tahirit me Moisi Habilajn: Gjykata rrëzon pretendimet për Audin dhe telefonatat

2 minuset e prokurorisë për lidhjen e Tahirit me Moisi Habilajn: Gjykata rrëzon pretendimet për Audin dhe telefonatat

1572266729_makinaetahirit.jpg

Në vendimin e zbardhur, thuhet se as vetë prokuroria për Krime të Rënda nuk ka përmendur asnjë rast që të faktojë se me automjetin Audi me targë AA 003 GB që Saimir Tahiri i shiti vëllai të Moisi Habilajt, Artani  (ky i fundit jo person me precedent penalë), të jetë transportuar drogë, apo të jetë evidentuar ndonjë rast konkret që Policia e Shtetit apo ndonjë strukturë tjetër shtetërore të ketë toleruar në ndonjëlloj mënyre lëvizjen e këtij automjeti në kufi apo brenda territorit. "Madje as vetë prokuroria nuk ka përmendur ndonjë rast të tillë". thekson gjykata në vendimin e saj marrë më 19 shtator. "Gjithashtu, në fashikullin e gjykimit nuk ka asnjë provë që të tregojë, qoftë edhe në nivelin e një dyshimi, se automjeti me targë AA 003 GB përdorej npër të transportuar lëndë narkotike", thotë Gjykata, teksa shton se nuk ka asnjë provë që të hedhë dyshime se makina i është shitur Moisi Habilajt, por vëllait të tij. 

Gjykata rreshton faktet e shitjes së makinës nga Tahiri tek Artan Habilaj, dhe thotë se përse nuk  bë menjëherë akt-shitja me ndërrimin e pronësisë, duke përmendur faktin që automjeti Audi ishte bllokuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor për shkak të debive që kishte ministri i Brendshëm i asaj kohe. 

Automjeti privat i Saimir Tahiti është shitur me kontratë të rregull noteriale tek Artan Habilaj. Ndryshimi i pronësisë së automjetit është përgjegjësi e blerësit, jo e shitësit, thekson Gjykata. "Disa muaj më parë nga shitja, përmbaruesi gjyqësor që po ekzekutonte një vendim të gjyqësor civil ndaj debitorit Saimir Tahiri, kishte urdhëruar Drejtorinë e Transportit Rrugor bllokimin e çdo veprimi në lidhje me çdo automjet që figuronte në emër të Tahirit. Pra mos ndryshimi i pronësisë nuk ka qenë i qëllimshëm dhe as vijimi i përdorimit të tij në këtë situatë nga Artan Habilaj. Zhbllokimi i automjetit - thotë gjykata është bërë më 24 dhjetor 2015. Gjykata evidenton faktin që 3 ditë pas shitjes, automjeti është përdorur nga Moisi Habilaj, por thotë se kjo nuk është provë se makina në të vërtetë ju shit Moisiut dhe jo vëllait të tij Artanit. Nga sistemi TIM-s makina është përdorur nga Artan Habilaj, në 13 dalje dhe 12 hyrje, dhe nga Mosji Habilaj, vetëm në 3 dalje dhe 2-3 hyrje."Përdorimi i makinës në disa raste edhe nga Moisi Habilaj, nuk është rrethanë që tregon se automjeti është blerë nga Moisi Habilaj, pasi është përdorur në kushtet e marrëdhënieve të posaçme mes tyre (vëllezër)", thuhet në vendimin e gjykatës.  

Gjykata thotë se "në kontaktet që Moisi Habilaj kishte me bashkëpunëtorët dhe të njohur të tij të linte të kuptonte se kishte lidhje me ministrin e Brendshëm, por se ç'kontribut i jepte ky Moisi Habilajt në veprimtarinë e tij, kjo nuk provohet"

"Nga provat që ndodhen në fashikullin e gjykimit, nuk është evidentuar ndonjë takim i drejtpërdrejtë mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe Moisi Habilaj e Florian Habilaj", thuhet në vendimin e gjykatës. Sa u përket komunikimeve telefonike nuk ka asnjë të tillë mes Saimir Tahirit, Moisi Habilaj dhe as dy vëllezërve të tij Florian dhe Artan Habilaj. Gjykata thotë se mund të supozohet që ata kanë mbajtur komunikim përmes ndërmjetësave, duke përmendur emrin e ish-drejtorit të Inspektimit në Miinstrinë e Brendshme, Evi Robo, me të cilin Tahiri kishte edhe shumë raport shoqëror, i cili rezulton të ketë komunikuar me Moisi dhe vëllezërit Florian dhe Artan Habilaj. Por në kushtet e mungesës së përmbajtjes së bisedave telefonike - argumenton gjykata -  këto prova mbeten thjesht indicie që krijojnë vetëm dyshime në këtë drejtim, por nuk arrijnë të provojnë se komunikimet në fjalë janë pikërisht për llogari të të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raportet me Moisi e Florian Habilaj.

Pjese nga vendimi i zbardhur i Gjykates


Lajmi kryesor:

Zbardhet vendimi/ Gjykata: Saimir Tahiri fajtor si ministër...sepse nuk ka parandaluar trafikun e kanabisit!


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës