2 politikanët e PDK në Pejë vrasin njëri-tjetrin, zëdhënësi i Prokurorisë: Herët për të folur për prapavijë politike, nuk përjashtojmë asnjë pistë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Pejë të Kosovës, ku në prag të zgjedhjeve lokale, që do mbahen më 17 tetor, dy politikanë të PDK vranë me armë zjarri njëri-tjetrin. Viktima mbetën Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrija, ish-kandidati për kryetar i Deçanit, ndërsa i plagosur mbet edhe vëllai i Astrit, Ademajt, Avni Ademaj.

Teksa hidhen dyshime se ngjarja mund të ketë prapavijë politike, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha në 'Report Tv' se është herët për të folur për një motiv të tillë, po theksoi se asnjë pistë nuk përjashtohet. Ai u tregu ai rezervuar në lidhje me detaje mbi hetimet, teksa shtoi se do të jepet një deklaratë zyrtare në përfundim të tyre, për të sqaruar motivet e kësaj ngjarje.

"Për momentin është herët për të folur për motivet e ngjarjes, po punohet dhe do të dalim me një njoftim sapo të kemi një variant zyrtar. Duhet të jemi të rezervuar për këtë çështje, po hetohen të gjitha pistat e mundshme që mund të kenë çuar deri në këtë ngjarje. Asnjëri prej viktimave nuk ka patur të shkuar kriminale. Është herët për të folur për një motiv politik", shkruan ai.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, ndërsa kryetari i komunës, Gazmend tha se mes viktimave ka patur konflikte, për motive që nuk dihen ende.

Dy viktimat kanë qenë në një lokal dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht, më pas ky konflikt ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku Ademaj dhe Kadrijaj kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
'Nuk arrite ta përcjellësh djalin në klasën e parë', gruaja e kryetarit të PDK-së, Astrit Ademajt prek me fjalët pas vrasjes së bashkëshortit

Pas vrasjes së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Pejën, Astrit Ademaj, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij.

Me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Valbona Bahtiri-Ademaj, shkruan se me Astritin ka kaluar 17 vite martesë, ndërkohë që thotë se ai nuk arriti që ta përcjellë djalin në klasë të parë. Ajo shkruan më tej se besimi i tij që kishte ndaj saj e bën më të fortë që të vazhdoj ti rrisë fëmijët siç ai deshi.

'17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo.

Ora 18:45
Vrasja e politikanëve me njëri-tjetrin në Kosovë, 18 gëzhoja plumbash në vendngjarje, morën plagë në bark e në gjoks

Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj

Breshëri plumbash u shkrepën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pejës, ku dy politikanët e PDK-së vranë njëri-tjetrin. 18 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa ditën e djeshme janë sekuestruar edhe dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën për vrasjen.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, tha se kandidati për kryetar në Pejë, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar i Deçanit, Blerand Kadrijaj, kishin marrë plagë në pjesën e gjoksit dhe të barkut. Ata nuk i kanë mbijetuar dot plagëve dhe kishin mbërritur në spital pa shenja jete.

Ndërsa vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj kishte marrë plagë vetëm në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ai është ndaluar për 48 orë dhe është marrë në pyetje.

“Mbrëmë rreth orës 20:24, në Spital kanë ardhë dy persona që janë pranu, të cilët nuk kanë pas shenja jete, vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe më tutje organet përgjegjëse kanë kryer detyrën e tyre, Mjekësia Ligjore, policia dhe organet e hetuesisë. Personi i tretë është i lënduar, i shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, e ka një lëndim në dorë, por gjendja e tyre është stabile dhe nuk është në rrezik për jetën….Plagë kanë pasur në pjesën e gjoksit, barkut”, tha Sahiti për Express.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 11/09/2021 12:34

    Vrasje e trish tueshme,Nuk po j epet asryeja she shkaku i zenjes qe solli vrasjet.Nuk po duket te jete arsye politike.Arsyet te tj era hetuesi duhet t'i beje publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë