20 deputetë firmosin dokumentin me më pak se 200 fjalë që ka më shumë 200 gabime ortografike

20 deputetë firmosin dokumentin me më pak se 200 fjalë që ka më shumë 200 gabime ortografike

TIRANE- Një nismë ligjore e depozituar përgjatë këtyre ditëve në Kuvend nga 20 deputetë me më pak se 200 fjalë ka më shumë se 200 gabime ortografike. Rasti është bërë publik nga Instituti i Studimeve Politike i cili ka dënuar ashpër këtë rast duke theksuar se gabimet nuk janë vetëm ortografike por edhe përmbajtësore.

ISP shkruan se përfaqësimi parlamentar nuk duhet të jetë vetëm formal por akt solemniteti dhe përgjegjësie.

"Përfaqësimi parlamentar nuk është vetëm formal, - votim në seancë, fjalime, debat e replika. Ai duhet të jetë edhe aktivitet përmbajtjesor, akt solemniteti, përgjegjësie, aftësie dhe vizioni për të treguar se të jesh në politikë do të thotë, ke diçka për të dhënë për vendin, ke merita dhe ke potencial për vendimmarrje. Shumicën e këtyre cilësive nuk i kemi pasur prej kohësh dhe as nuk i kemi në parlamentin aktual. Dhe kur mungojnë ato, atëherë kërkohet minimumi i standardeve, - së paku të jenë formalisht korrekt me “vendin e punës”. Po cili është niveli parlamentar dhe cilat janë standardet aktuale parlamentare? Ka shumë tregues dhe sot po sjellim një prej tyre, - nismën ligjore të depozituar këto ditë nga 20 deputetë në parlament. Është një propozim me më pak se 200 fjalë dhe në to, më me shumë se 200 gabime ortografike. Mirë që nuk përdoret rregullisht germa “ë” apo që ka gabime drejtshkrimore në tekst, por aty ka emërime përmbajtjesore të gabuara.

Për shembull, mungon emërtimi i draftit ligjor, mungon referimi i saktë në bazën ligjore, vetë emërtimi “projektligj” ka një germë të munguar, janë përmendur funksione që nuk ekzistojnë apo disa funksione janë emëruar gabim, si p.sh, në vend të përcaktimit “Forcat e Armatosura” përmendet “ushtri”, përmendet “shkollat e larta politike të PPSH” kur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë shkollë dhe as emërtim të tillë, trajton ish anëtarë e bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të shteteve ish anëtare të Traktatit të Varshavës, - informacion që nuk e ka dhe nuk mund ta ketë shteti shqiptar; etj, etj.

Pyetja më e rëndësishme nuk lidhet me emrat e deputetëve nënshkrues, sepse shumica absolute e deputetëve nuk i lexojnë aktet ku firmosin dhe për më tepër, nuk i hartojnë ato. Pyetjet janë më komplekse: a mund të jetë ky niveli i politikës vendimmarrëse dhe shtetit shqiptar më 2019? A mund të jetë ky një draft ligjor në parlament? A është ky niveli i politikës shqiptare dhe institucionit të saj më të rëndësishëm kushtetues e përfaqësues? A kanë njohuri deputetët nga ligjet, nga rregulloret, nga institucionet dhe mbi të gjitha, nga rregullat formale e zyrtare të përdorimit të gjuhës shqipe? A ka parlamenti ekspertë e staf profesional që i shpreh nismat politike në akte të shkruara ligjore? Në emër të pushtetit që kanë, a duhet që publiku të pranojë si akt zyrtar e shtetëror çdo gafë/çdo produkt që vjen nga politika?", shkruan ISP.

Nisma ligjore e publikuar nga ISP

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lol: 17/11/2019 10:56

    Bravo ISP me vjen mir qe jeni prezent

    Përgjigju
  • Sportisti: 17/11/2019 10:10

    Kështu e ka dashur serbi Sali B. edhe ia ka arritur, për vite në radhë ta shkatërrojë këtë komb që në embrion që kur të shkruajnë shkronjat e para ti shkruajnë gabim.

    Përgjigju
  • Luli: 17/11/2019 07:35

    Po te kene sekretaret kriter vetem shalet keshtu do shkruajn.

    Përgjigju
  • Jon: 17/11/2019 01:02

    Gjuha shqipe të jetë provim mature patjetër. Të paktën të mësojnë brezat e rinj të shkruajnë dhe lexojnë saktë dhe pastër. Më mirë vonë se kurrë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN