TIRANË- Vendi ynë është ende larg imunizimit të tufës që duhet të jetë në nivelin 60%. Por imunologu Genc Sulcebe tregon se aktualisht në Tiranë 20% e qytetarëve kanë krijuar imunitet.
“Aktualisht në Tiranë ne duhet të jemi afër shifrës 20%, por në rang vendi shifrat janë më të ulta padyshim, mund të jemi tek 10% akoma”- tha imunologu.
Imunologu qetëson qytetarët duke sqaruar se një person që e ka kaluar koronavirusin i zgjate periudha e imunitetit.
“Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Për shembull imuniteti ndaj SARS dhe MERS është afatgjatë, janë gjetur edhe mbas shumë vitesh antitrupa në këto individë. Mendohet se imuniteti edhe këtu do të jetë i ngjashëm pra do të ketë një zgjatje mbas një, dy apo dhe më tepër vjet padyshim. Pra duhet të jemi të qetë që mbas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet pra jemi të mbrojtur nga reinfektimet e mëtejshme”-u shpreh imunologu Sulcebe.
Ndërkohë që situata e epidemisë në vendin tonë po vijon me shifra në rritje, mjekët infeksionistë janë të mendimit që duhet të ndryshojë protokolli i mjekimit për të prekurit nga virusi pasi ka një mbipërdorim të antibiotikëve.
“Është momenti që të rishikohen qoft protokollet e menaxhimit të sëmurëve në kushte ambulatore, por të rishikohen dhe si të thuash nga çdo mjek, sjellja e tij e përshkrimit të barnave për manaxhimin e këtyre të sëmurëve sepse informacioni dhe të dhënat janë që ka një mbipërdorim më shumë seç duhet dhe në kohën dhe në vendin jo të duhur të përdorimit të antibiotikëve dhe të kortizonikëve në të sëmurët me forma ambulatore”-tha mjeku Arjan Harxhi.
Një person me COVID-19 mund të të infektojë të paktën 3 persona të tjerë. Një numër i madh i të prekurve janë pa shenja klinike, sidomos të rinjtë ç'ka sjell dhe një përhapje më të madhe të virusit.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
1 vjeçari me HIV/AIDS i infektuar nga mjekët? Harxhi: Të bëhet hetim i hollësishëm! Gratë të mos neglizhojnë testin gjatë shtatzënisë
2 Dhjetor 2022, 14:33
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06
po i bejne zbor skemave me cefepime i/v dhe moxifloxacine i/v
PërgjigjuKurse mua me ka thene hoxha i fshatit qe po nuk u bete 100% musliman nuk zhduket virusi.
PërgjigjuNje gje nuk kuptoj une??? Keta thone qe ne rang vendi kemi 10 % ( 280.000) kur shifrat thone qe ne Shqiperi te prekur jane 20.040 persona
PërgjigjuPo shumica jan asimptomatike dhe nr real i personave te infektuar eshte rreth 10fish deri 50 fish se numrave zyrtare
Po ku i gjeti keto shifra ky pa asnje baze. Apo u be e modes t'i nxjerresh numrat nga b...
Përgjigjuu bene te gjithe exsperte qe flasin pa pushim dhe thone dokra Numra qe nuk mbeshteten ne asnje data (te dhena) and thenie qe nuk bazohen ne studime shkencore. Me e fundit eshte nje studim i gjere ne Britani qe thote qe imuniteti i covid19 zvogelohet dhe zhduket pas disa muajve
Përgjigju